• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Të mbash Ramazan e ta çelësh me… ‘Ramë’

16:58 : 04/06/2018
në OP-ED

Nga Namir Lapardhaja

Sipas traditës islame, për agjëruesin e ditës së Ramazanit ka dy gëzime: një prej tyre është dita e shpërblimit për sakrificën, ndërsa gëzimi i parë është çelja e iftarit. Në këtë kuptim, iftari dhe syfyri (në mëngjes herët) kanë në vetvete domethënie të rëndësisë së veçantë që kanë të bëjnë me shenjtërinë e këtij besimi, duke mos u konsideruar thjesht si dy vakte ngrënieje të zakonshme ushqimi.

Pikërisht këtë shenjtëri, edhe këtë vit, ashtu si vjet gjatë muajit të Ramazanit (që ishte edhe muaj zgjedhor) është duke e thyer politika, e më konkretisht Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Të paktën, në këto përmasat e viteve të fundit.

Iftaret me regji qendrore, me fjalime kryeministrore dhe në shërbim të propagandës së ditës janë duke u shndërruar në njolla turpi për elitën e myslimanëve në Shqipëri.

Drejtuesit e tyre, herë të korruptuar, herë të lajkatosur nga avujt e aromës së pushtetit, e herë nën dallditë e inferioritetit dhe të injorancës, e kanë shndërruar këtë gëzim të myslimanëve në makineri përfitimi dhe mbështetje vetjake nga ana e pushtetit, duke mos kuptuar se pushteti (kushdoqoftë në krye të tij) ka nevojë për ata (si votues dhe elektorat, pavarësisht besimit) dhe jo e kundërta.

Lexo edhe:

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

Një javë më parë u ndjeva thellësisht i ofenduar kur iu përgjigja me kënaqësi ftesës së institucionit më të lartë të besimit islam në Berat dhe kur në atë iftar pashë se show-mani i mbrëmjes ishte pikërisht shefi i qeverisë, Edi Rama, me një fjalim që, ashtu siç e mora vesh më vonë, kishte zgjatur më shumë se 20 minuta dhe që sigurisht kishte vënë shumë njerëz në vështirësi, për shkak se ata që kishin agjëruar përgjatë 17 orëve të nxehta të ditës do të duhet të dëgjonin për një kohë relativisht të gjatë një njeri që vinte aty dhe u jepte mend për fenë e tyre, duke e përzier me diskutime të politikës së ditës, si, për shembull, reforma në drejtësi etj.

Po ashtu, edhe gjatë kësaj fundjave në Elbasan. Më duket e palogjikshme dhe shumë e gabuar që institucionet fetare, pasi shtrojnë iftar për besimtarët, por edhe për institucionet lokale dhe qendrore të administratës publike etj., ia lënë në dorë fatin e organizimit të tyre qeverisë dhe propagandës, duke e përqendruar të gjithë thelbin tek fjalimi i Edi Ramës.

Imagjino në Elbasan një Kryeministër, i cili gjatë gjithë ditës ishte përballur me të vërtetën e popullit të tij për një shëndetësi të degraduar dhe të dorëzuar totalisht dhe në mbrëmje të vejë e të mbajë leksione spirituale përballë disa besimtarëve, të cilët janë privuar nga ngrënia dhe pirja për më shumë se 17 orë në ditë!

Gjithsesi, gjithë këtë Edi Rama e sheh si pjesë të propagandës së përgjithshme. Ai është në “të drejtën” e tij edhe për të manipuluar, edhe për ta parë bashkësinë e myslimanëve si oaz të votave, mirëpo problemi i madh këtu është me drejtuesit e kësaj bashkësie, të cilët duhet të ruajnë integritetin e tyre, në radhë të parë, por edhe të fesë dhe të përgjegjësisë që kanë mbi krye, duke mos i shndërruar besimtarët dhe agjëruesit e thjeshtë në figurantë të një filmi që nuk ka kurrfarë lidhjeje me ta.

Sigurisht që për fenë, në radhë të parë, por edhe për politikën, do të ishte mirë që të rrinin larg njëra me tjetrën, qoftë edhe në kësi evenimentesh, por edhe nëse do të takoheshin takimi të ndodhte në mënyrë dinjitoze dhe të virtytshme për të dyja palët dhe jo për të mirën e njërës e në dëm të palës tjetër.

Meqenëse ende jemi me agjërim në gojë, do të më duhet të parafrazojë një thënie të popullit tonë që i shkon për shtat rastit konkret, e që thotë: “Kësaj i bie të mbash Ramazan e ta çelësh me… “Ramë”!”

Etiketa: Edi Ramanamir lapardhaja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

11:07 : 16/11/2025
AKTUALITET

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

08:17 : 16/11/2025
AKTUALITET

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

21:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025
Para

Kryeministri bullgar në Tiranë: Këto janë shtetet e BE kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë

TË GJITHA

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

12:55 : 16/11/2025

“Ka futur në ngërç GjK”/ Bardhi: Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit Asim Vokshi

12:45 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com