• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Fytyra e Ramës në pasqyrën e Brukselit

10:10 : 22/03/2018
në OP-ED

Andi Bushati-Edi Rama ka treguar edhe njëherë në Bruksel se ai di të jetë një manipulator i talentuar. Në qëndrimet që ka mbajtur dhe në intervistat që ka dhënë, gjatë një turi të kësaj fillim jave, për t’ia mbushur mendjen autoriteteve të BE që t’i hapin dritën jeshile Shqipërisë, ai ka thënë një numër të vërtetash që, të gjitha së bashku, krijojnë një imazh të gënjeshtërt.

Le t’i marrim me radhë…

Ai ka përsëritur tezën e vjetër se është në interesin e BE që Ballkani Perëndimor të mos jetë “këndi i lojërave të ndonjë fuqie tjetër”.

Ai ka bërë apel që politikanët e kontinentit plak nuk duhet të bien pre e ideologjisë të forcave nacionaliste që luajnë me frikën e zgjerimit.

Lexo edhe:

Bushati: Raporti ndërkombëtar dëshmon se në Shqipëri demokracia ka vdekur

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari

Ai ka ridikulizuar shqetësimin për lidhjet e politikës me krimin e organizuar, duke lënë përshtypjen se steriotipi i një vendi që e ka të keqen në ADN-në e vet, duhet përbuzur.

Ai madje ka shkuar edhe më tej, duke nënvizuar politikën e dy standardeve, që dikur pranoi bullgarët (populli që plagosi papa Vojtilën) dhe rumunët (që i mbushën bulevardet e Europës me prostituta), ndërsa sot përdor të tjera kritere për gjashtëshen që mëton të anëtarësohet.

Ai nuk ka pranuar faktin se ka vende që janë përpara Shqipërisë në garën e anëtarësimit duke hedhur dorashkën e sfidës se me problemet që ka me Kosovën, Serbia nuk do të mbërrijë kurrë në Bruksel përpara nesh.

Ai e ka quajtur tashmë një dëshirë që ne ia përmbushëm Europës, e cila e kërkoi me ngulm reformën në drejtësi dhe se ata nuk kanë më arsye tjetër për të na mbajtur peng.

Po t’i shohësh një e nga një të gjitha argumentet që kryeministri shqiptar ka renditur në intervistën për Politico.eu, janë të vërteta (lexo linkun poshtë).

Rama hap sfidën: Ne do t’i lëmë mbrapa serbët në garën për në BE

Në Europë fryma ksenofobe, si rezultat i suksesit të partive populiste, po rritet; rreziku që kjo pjesë e Ballkanit të bëhet pre e forcave anti- perëndimore po shtohet; frika nga zgjerimi është po aq e fortë sa dhe stereotipet që gëlojnë për popullsitë tona.

Të gjithë këta faktorë, që nuk varen nga ajo, janë pengesë reale për përparimin normal të Shqipërisë drejt Brukselit.

Por, pranuar këtë, duhet thënë gjithashtu se kjo është vetëm njëra anë e medaljes.

Fakti se në në Europë na paragjykojnë, nuk e fsheh dot realitetin e lidhjes së politikës me krimin dhe mbushjes së parlamentit me banditë.

Fakti se “nuk e kemi krimin në ADN”, nuk e mohon dot se gjatë qeverisjes së rilindjes tonelatat e narkotikëve që i çojmë Europës janë shtuar.

Fakti se kemi votuar Reformën në Drejtësi nuk e mbulon dot “largimin në drejtim të paditur” të gjitha kokave të policisë që drejtonin skemën kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

Fakti që Serbia ka probleme të rënda me Kosovën nuk e zhbën dot prapambetjen tonë në përmbushjen e detyrimeve.

Fakti se dikur BE ka pranuar rumunët dhe bullgarët, nuk na jep ne të drejtën të kërkojmë të bëjë të njëjtat lëshime.

Në këtë kuptim, duke thënë të vërteta të thjeshta dhe të ditura për atë që çalon në kontinentin e vjetër, Rama mëton të fshehë përgjegjësitë e tij si kryeministër i një vendi që kërkon të bëhet anëtari më i ri. Ai nuk është në rolin e një mendimtari të lirë, apo të një intelektuali vizionar që ka për qëllim të tregojë se si bëhet më e mirë BE. Fatkeqësisht për të, ai është në petkun e përfaqësuesit të një vendi të vogël dhe me probleme, që duhet të jetë i pranueshëm për të trokitur aty.

Duke veshur rrobat plot lara dhe ngjyra të të parit, ai refuzon të mbajë kostumin e ngushtë të atij që më shumë se me të drejtën për të imagjinuar, shkon në Bruksel me detyrimin për të raportuar.

Dhe duke përmbysur këtë ekuacion ai e dëmton vendin e tij. Sepse ai nxjerr përpara Europës një fytyrë që shtrembëron realitetin, për të cilën ajo nuk ka shumë nevojë. /Lapsi.al

Etiketa: Andi BushatiEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Raporti ndërkombëtar dëshmon se në Shqipëri demokracia ka vdekur

22:44 : 29/09/2025
AKTUALITET

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari

18:34 : 29/09/2025
AKTUALITET

Maliqi: Ndaj një autoritari si Rama duhet një PD e bashkuar dhe me njerëz të përkushtuar

17:42 : 29/09/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

15:47 : 29/09/2025
AKTUALITET

PD kërkon interpelancë me Ramën për takimin në Aruba dhe ndikimin e krimit në ekonomi

13:22 : 29/09/2025
AKTUALITET

Veliaj i prish planet Rama-Ballukut, “ngrin” fushatën e PS për Tiranën

13:18 : 29/09/2025
Para

FOTO/ Olta Gixhari shfaqet Topless ka “harruar” të veshi…

TË GJITHA

Gjykata e Lartë zgjedh Asim Vokshin si kryetar të Gjykatës Kushtetuese

09:49 : 30/09/2025

PD kërkoi mocion me debat me qeverinë, mazhoranca refuzon kërkesën! Bardhi: Keni frikë…

09:43 : 30/09/2025

Ngërçi politik në Kosovë/ Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin?

09:39 : 30/09/2025

Vendet myslimane dhe fuqitë evropiane e mbështetin planin e Trumpit për Gazën

09:38 : 30/09/2025

Kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeveritar, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

09:30 : 30/09/2025

Sherr në Fier, 32-vjeçari përplas me makinë 40-vjeçarin pas konfliktit

09:19 : 30/09/2025

Hoqi dorë nga partia e re, Zhaku: Nuk ia vlen të humbas kohë me këtë popull

09:08 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com