• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Boçi: Konsensusi nuk është “tavolinë me peshk, për të zënë peshq”. Sezoni i gjuetisë konsiderohet i mbyllur

11:10 : 25/12/2017
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Luçiano Boçi, deputet dhe kreu i departamentit për arsimin në PD, akuzoi fort mazhorancën qeverisëse për dhunim të Kushtetutës, në rastin e zgjedhjes së kryeprokurores Marku. Përmes “Gazeta Shqiptare”, Boçi thotë se “Drejtësisë e parlamentit “ia vuri flakën” djegia e Kushtetutës nga Rama e Ruçi dhe jo ndezja e flakadanëve”.

Sipas tij, flakadanët e marrja e foltores kishin mesazhin e tyre, sikurse çizmja-mesazh e kryetares së LSI-së, drejtuar Ramës. Sa i përket konsensusit për kryeprokurorin e ri, zyrtari demokrat është i prerë: “Konsensusi politik nuk është tavolinë me peshk…”, z. Boçi shpreh shqetësimin se tashmë me emërimin e kryeprokurores së përkohshme, peshqit e mëdhenj, për të cilët ka folur Donald Lu, nuk do kapen as në janar, e as në prill.

Boçi, përse kaq e tensionuar situata politike në vend dhe cila zgjidhje mund ta qetësojë krizën aktuale?

Ka shumë faktorë për situatën e tensionuar politike dhe kjo nuk është çështje tradite, apo mospjekurie e klasës politike. Kryesore janë konfigurimi i sotëm politik dhe kalimi “zgjedhor” i pushtetit në pronësi të sindikatës famëkeqe krim-politikë. Raporti i forcave politike, entitetet mazhorancë-opozitë, numri i vendeve në parlament, nuk janë më produkt i vullnetit të lirë të votuesit dhe as rezultat i veprimit të një demokracie reale. Parlamenti është ilegjitim, administrata e kriminalizuar dhe e korruptuar, shteti i dirigjuar nga organizatat e narkotrafikut. Deformacionet politike janë kaq ekstreme sa është e pamundur të ketë “paqe nën ullinj (reforma)”. Shto këtu abuzivizmin me ekonominë, arrogancën në rritje të pushtetit ndaj biznesit, përçmimin e fermerit, mungesën e mbështetjes sociale, papunësinë, mungesën e së ardhmes, arsimin e çalë, shëndetësinë në koma dhe dramaciteti i demokracisë sonë i kalon kufijtë e fantazisë.

Në këto rrethana, ajo që kërkohet është rithemelimi i demokracisë, kthimi në jetë i saj mbi baza dhe parime solide, mbi vlera e vizione që kanë në qendër prosperitetin e vendit dhe mirëqenien e familjeve shqiptare. Si të thuash, ajo ka nevojë për një “reset-im” total. Kjo nis së pari me instalimin e drejtësisë politike nëpërmjet një rikonfigurimi të forcave politike që shpreh vullnetin e drejtë të votuesit dhe që kalon nëpërmjet një kodi, sistemi e procesi zgjedhor që ka në themel të tij vërtetësinë e lirinë e votës. Drejtësia politike është ajo që produkton dhe drejtësinë sociale dhe drejtësinë e drejtësisë. Pa drejtësi politike Shqipëria po rrokulliset symbyllur në inerci totale drejt një perspektive të errët e pa një pikëmbërritje.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Mazhoranca e zgjodhi kryeprokuroren e përkohshme, por a është e gatshme opozita të negociojë me PS-në për kryeprokurorin e ri që do zgjidhet në muajin prill?

E para, mazhoranca nuk e zgjodhi, por e emëroi kryeprokuroren me 36 vota, jashtë çdo përcaktimi kushtetues dhe ligjor. Madje dhe jashtë termave e qëllimeve të reformës në drejtësi. Më saktë, Rama zgjodhi të jetë vetë ai kryeprokurori. E dyta, askush nuk garanton që “i riu” do zgjidhet në prill, nuk shkruhet gjëkundi që kryeprokurorja qëndron në detyrë deri në prill. Të jesh i përkohshëm dhe të jesh me mandat janë dy koncepte që nuk përputhen. Thelbi i një mandati të dhënë nga parlamenti ose nga zgjedhja është kohësia e definuar saktë dhe dhënia e tij në përputhje me Kushtetutën. Në këtë rast, nuk u respektua as njëra e as tjetra. Termi kryeprokuror i përkohshëm ishte një as i dalë nga mënga e pokerxhinjve socialistë, për të fituar lojën e kapjes së drejtësisë në tavolinë. Për sa i takon kryeprokurorit “të përhershëm”, që nuk mund të jetë i tillë, por e quajmë për analogji me “të përkohshëm”, apo të mandatuar, por mandat ka dhe i përkohshmi, të zgjedhur, por i zgjedhur është dhe i përkohshmi, PD i përmbahet asaj çfarë shkruan Kushtetuta dhe ligji. Çdo gjë është vullnet kushtetues dhe jo palësh. Konsensusi politik nuk është “tavolinë me peshk, për të zënë peshq”, por është detyrim kushtetues.

Çfarë ndodhi realisht në seancën e betimit të znj. Marku, si u futën dhe u ndezën flakadanët në sallën e Kuvendit?

Ajo që ndodhi ishte shumë më komplekse se çka treguan kamerat. Tensionimi i situatës erdhi për shkak të hyrjes në veprim të Gardës në kundërshtim me rregulloren dhe bllokimi prej saj me urdhër të Ramës të fjalës së opozitës. Futja në rendin e ditës së çështjes së zgjedhjes së kryeprokurorit, jashtë përcaktimeve të rregullores nxiti akoma më shumë veprimin tonë. Reagimi ynë ishte i natyrshëm dhe tërësisht i arsyeshëm. Betimi mbi Kushtetutë nuk mund të lejojë askënd të shkelë mbi Kushtetutën. Hedhja e flakadanëve, mesazhi ndaj Ramës me çizmen e me letrat u bënë për të mos lejuar aktin e shkeljes së Kushtetutës. Situata u acarua prej reagimit të përfaqësuesve të mazhorancës me gjakosjen e Kërpacit nga policia e me goditjen e Kejdit nga deputeti i PS dhe fjalët fyese të Ditmir Bushatit e disa të tjerëve. Në fund siç e patë me kartat e deputetëve të PD-së u votua për kryeprokuroren e PS-së. “Pronarët” e parlamentit futën në xhep kështu të drejtën e votimit të opozitës. Kjo i vuri vulën gjithçkaje dhe i dha pamjen e vërtetë këtij procesi tërësisht të shëmtuar e butaforik. Situatë më absurde nuk besoj se është prodhuar gjëkund ku pretendohet se ka demokraci. Shqetësimi për flakadanët se si u futën e si u ndezën është kuriozitet e detaj fare i parëndësishëm. Drejtësisë e parlamentit “ia vuri flakën” djegia e Kushtetutës nga Rama e Ruçi dhe jo ndezja e flakadanëve.

Si e konsideroni mbështetjen e ambasadës së SHBA dhe BE ndaj kryeprokurores së përkohshme, znj. Arta Marku?

Që një institucion, siç është një ambasadë apo mision ndërkombëtar, mbështet fuqishëm një institucion tjetër, siç është prokuroria, apo pushtet të pavarur siç është drejtësia, kjo është diçka që hyn tek gjërat e rendit normal dhe duhet inkurajuar. Pjesa tjetër, e mbështetjes apo jo në mënyrë nominative e personave që drejtojnë institucionin, hyn tek afeksionet dhe nuk përçon as mesazhe dhe as garanton sistemin. Është diçka jo e domosdoshme. Institucioni është më i rëndësishëm se çdo emër. Aq më tepër kur dhe vetë ato e kanë përcaktuar si emër shumë “të përkohshëm” dhe të pakaluar në sitën e “makinës së vërtetës”, vetingut.

A e dëmtoi PD-në bashkëpunimi me LSI-në, e cila u shfaq mjaft agresive gjatë protestës brenda dhe jashtë Kuvendit?

Ajo që të bashkon në opozitë janë kauzat, qëllimet e larta dhe vlerat dhe jo aksiomat si “armiku i armikut tim është miku im”. Brenda opozitës PD dhe LSI nuk shoh garë për të qenë kush e kush më shumë agresivi apo flamurmbajtësi. Secili nga ne u agresua brenda një legjitimiteti të arsyeshëm dhe të drejtë plotësisht të përligjur. Flakadanët tanë e marrja e foltores kishin mesazhin e tyre, sikurse çizmja-mesazh e kryetares së LSI-së drejtuar Ramës. Statusin e lokomotivës pastaj e përcaktojnë shumë elementë dhe PD i ka të gjitha këto. Opozitarizmi është aksion, protestë, kundërshtim, por dhe vizion, ide, solidaritet. Ajo që më intereson më shumë në këtë pikë është koordinimi dhe bashkëpunimi për të qenë sa më efikas në betejën opozitare dhe jo rivaliteti i aktit. Në këtë këndvështrim nuk shoh aspak dëm. Është një lloj diversiteti i kombinuar i kryerjes së veprimit opozitar. Diskutimi në këtë pikë është humbje vëmendje dhe kohe.

Sipas PD-së, kush duhet të jetë kryeprokurori i ri i Shqipërisë?

Çdo produkt që ka në bazë Kushtetutën dhe ligjin, larg preferencave politike, meriton të jetë kryeprokurori i duhur.

Besoni se në janar do të nisë kapja e “peshqve të mëdhenj”, siç ka paralajmëruar ambasadori amerikan, Donal Lu?

Me bërjen e peshkut të madh (kryeministrit), peshkatar të madh (kryeprokuror) sezoni i gjuetisë konsiderohet i mbyllur, ose për më optimistët është shtyrë pakufi dhe nuk nis as në janar e as në prill. Drejtësia është e përmbysur dhe nuk mund të veprojë. Rrjeta e saj nuk mund të zëvendësohet me një kallam të gjatë e me fildispanjë njëshe. Maksimumi që mund të ndodhë është që peshqve të vegjël do t’u shpallet ndonjë kërkim me diçiturën: “Mos u mërzisni çuna”.

Çfarë do të zgjidhë PD-ja përmes protestave në janar dhe si janë konceptuar ato? Do të jenë paqësore apo të ngjashme me ato që pamë gjatë zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme?
Zgjidhjen sot e kërkojnë njerëzit, zgjidhjen për drejtësinë, zgjidhjen për papunësinë, varfërinë, korrupsionin, krimin, drogën, për të ardhmen e shpresën. Opozita e drejton dhe e orienton revoltën popullore të shprehur nëpërmjet protestave. Ato do të jenë masive dhe shprehëse e shkallës së zemërimit qytetar. Simbolika e shpalosur gjatë “puçit kushtetues në parlament”, pasi nuk e konsideroj dhunë siç u mundua ta paraqesë mazhoranca, do të pasurohet dhe motivohet më tej.
E vetmja dhunë ndaj institucioneve atë ditë ishte dhuna ndaj Kushtetutës dhe institucionit të drejtësisë e ushtruar me gjakftohtësi nga Rama dhe enturazhi komik i tij. Qytetarët e opozita nuk dhunuan. Përkundrazi përballën dhunën e një pushteti që ka humbur arsyen dhe legjitimitetin.

Tani e tutje cila do të jetë marrëdhënia e PD-së me Kuvendin…?
Kryetari i PD-së Basha i ka parashtruar qartë alternativat. Ose bojkot, ose marrëdhënie e kushtëzuar me parlamentin, ose djegie mandatesh.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para
TE PAPUNE TE PARTIZANI PANJOHUR - Matrapike te ngulur ne trotuarin e monumentit te Partizanit te Panjohur, ne Tirane, ku cdo dite dhjetra te papune presin per klientet e tyre.

Të dhëna tronditëse/ Shqipëria ka rreth 50% të forcës së punës me arsim 8-vjeçar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com