• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Do t’u zgjidh hallet’, si ranë në kurthin e fallxhores një vajzë dhe një burrë në Tiranë

18:26 : 11/12/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Një 41-vjeçare nga Fushë-Kruja është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, duke u hequr si fallxhore, ka vjedhur dy persona.

Burime nga Policia thanë se shtetasja rome, me iniciale L.G., është arrestuar të premten rreth orës 20:00 nga shërbimet e Komisariatit nr.3, pas kallëzimit që kishte bërë një vajzë 23-vjeçare, shkruan“Panorama”. Të njëjtat burime thanë se përveç vajzës që denoncoi ngjarjen dy javë më parë, edhe një burrë në Yzberisht kishte pasur të njëjtin problem me fallxhoren nga Fushë–Kruja. Duke u parë filxhanin e kafesë në shtëpitë e tyre, e dyshuara i ka mashtruar dy të dëmtuarit, duke u marrë varëset, unazat dhe byzylykët e floririt.

Ajo trokiste derë më derë, duke u thënë personave të ndryshëm se shihte fall dhe do u zgjidhte problemet që kishin. Ata që i besonin, e ftonin brenda dhe pasi pinin kafen, me pretendimin e së dyshuarës se dinte të shihte filxhanin, binin pre e mashtrimit të saj duke i dhënë sendet me vlerë.

DENONCIMET

Rreth tre muaj më parë, më datë 12 shtator, një i moshuar iu drejtua Komisariatit nr.6, duke denoncuar një grua, të komunitetit rom, që sipas tij e kishte mashtruar duke i hedhur fall. Policia tha se shtetasi 72-vjeçar me iniciale H.L., kallëzonte se fallxhorja i kishte marrë një varëse floriri në shtëpinë e tij në Yzberisht.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Menjëherë pas këtij kallëzimi Policia nisi hetimet për identifikimin e të dyshuarës. Ndërsa dy javë më parë, kur ende Policia nuk kishte rënë në gjurmët e saj, një vajzë 23-vjeçare përshkroi të njëjtën grua në kallëzimin që bëri në Komisariatin nr.3.

Vajza me iniciale M.N., denoncoi në Polici shtetasen 41- vjeçare nga Fushë-Kruja, duke pretenduar se në rrugën “Kastritotët”, tek pallatet e verdha, kjo grua i kishte vjedhur një unazë floriri, një varëse dhe 2 buzylykë.

Të premten, Policia bëri identifikimin dhe arrestimin e autores së dyshuar të ngjarjes. Nga ana tjetër, vetë e dyshuara e mohon që ua ka vjedhur sendet e floririt dy personave që e kanë denoncuar. Ajo pretendon se ata ua kanë dhënë vetë me dëshirë, pasi i kanë treguar hallet që kishin, me pretendim për t’ua zgjidhur.

POLICIA

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës tha se, të premten, rreth orës 20:00, shërbimet e Komisariatit nr.3 ndaluan me iniciativë shtetasen rome me iniciale L.G., 41 vjeç, banuese në Fushë–Krujë. “Arrestimi i saj u bë pasi, para 2 javësh, në rrugën ‘Kastriotët’, te pallatet e verdha, me anë të mashtrimit, i ka marrë shtetases M.N., 23 vjeç, 1 varëse, 1 unazë dhe 2 byzylyk dore floriri. Nga veprimet e kryera rezultoi se, shtetasja L.G., është autore e ngjarjes së datës 12 shtator, ku me anë të mashtrimit i ka marrë një varëse floriri shtetasit H.L. 72 vjeç në Yzberisht”, tha dje Policia e Tiranës.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Basha: 4 rekordet e zeza të qeverisë, parlamenti jo legjitim

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

22:52 : 16/06/2025

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

22:44 : 16/06/2025

Nis vala e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit, Irani: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake

22:42 : 16/06/2025

Trump: Largimi i Rusisë nga G7, gabim shumë i madh

22:32 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com