• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

U dorëhoq një ditë pasi takoi Edi Ramën, kryeministrja polake nuk duroi dot…

17:11 : 09/12/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Dorëheqja e kryeministres së Polonisë Szydlo erdhi papritur. Tani, ai që do ta çojë përpara Poloninë do të jetë ministri i Ekonomisë Moraviecki.

Ndërrimi vjen në mes të konfliktit për reformën e drejtësisë. Vërtet që Szydlo e mbijetoi një votë mosbesimi të partisë liberale opozitare Platforma Qytetare – por në fund ajo nuk i rezistoi dot presionit. Ky presion qe mbledhur për shumë javë, pasi Szydlo pati shpallur në fund të tetorit një reformë të gjerë të kabinetit qeveritar.

Moraviecki do ta nxjerrë Poloninë nga izolimi

Pas spekulimeve të gjata, të enjten (07.12) në mbrëmje u mor vendimi: Szydlo do të zëvendësohet  nga ministri i fuqishëm i ekonomisë dhe zëvendëskryeministri Mateusz Moraviecki. Ky ndryshim është thuajse një sensacion. Vërtet që për ish-bankierin ka kohë që thuhet se ka aftësi të mëdha drejtuese, ministria e tij u zgjerua gjithnjë e më shumë. Por Moraviecki, jo krejt i panjohur në qarqet ndërkombëtare, konsiderohet si mendimtar mjaft i pavarur, i cili mund të bëhet padyshim i rrezikshëm për burrin e fortë të Polonisë, shefin e partisë “E drejta dhe drejtësia” (PiS), Jaroslav Kaczynski.

Kjo nuk mund të thuhej për Szydlon. Shpesh dukej se posti i kalonte aftësitë e saj intelektuale, gjë që dilte në pah sidomos në takimet e nivelit të lartë të BE.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Por për të thuhej se ishte tepër besnike ndaj kryetarit të partisë. Kaczynski mundet që të shpresojë nga pasardhësi i saj një çarje të izolimit gjithnjë e më të madh ndërkombëtar të Polonisë. Sepse Moraviecki konsiderohet edhe si “fytyra miqësore e PiS” – gjë që nuk mund ta pohoje për Szydlon, që buzëqeshte rrallë dhe vepronte po kaq ashpër.

Debat për reformën në drejtësi

Megjithatë, thuhej se zgjedhësit e donin, në një kohë kur një në pesë polakë nuk ka dëgjuar kurrë për Moravieckin. Por kjo tani do të ndryshojë. Që të martën e ardhshme do t’a marrë postin eksperti i ekonomisë. Kurse kabinetin ai do ta reformojë pas vitit të ri.

Ndryshimi i papritur në kreun e qeverisë polake vjen në mes të reformës së drejtësisë, e cila ka ngjallur debate. Si ligji për reformën e Gjykatës më të lartë, ashtu edhe ligji për gjykatësit e vendit parashikojnë një ndikim më të madh të partisë në pushtet si dhe të Ministrisë së Drejtësisë në ligjvënie në të gjitha nivelet. Sipas opozitës liberale dhe Komisionit Evropian, ato eleminojnë në një masë të madhe pavarësinë e drejtësisë. Të dyja ligjet i bllokoi në verë me një veto, pas protestave më të mëdha të deritashme në rrugë, Presidenti i Polonisë, Adrzej Duda. Që atëherë partia është e përçarë. Disa flasin edhe për një parti të Presidentit, që mund të themelohet. Duda deri tani nuk deklarohet për këtë. /DW/

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Shikoni porno? Tani mund të bëheni me para duke parë këto video…

TË GJITHA

Joao Felix largohet nga Europa në moshën 25-vjeçare, firmos me Al Nassr

18:38 : 28/07/2025

Maturantët më të dobët në Gjuhën Shqipe se në Anglisht

18:28 : 28/07/2025

Dinamo i thotë lamtumirë Zabërgjas dhe Mandelës, zbulohet klubi i ri i sulmuesve

18:18 : 28/07/2025

Zgjedhja e drejtorit të BKH-së, përfundon faza e intervistës për 7 kandidatët

18:09 : 28/07/2025

Si e konsolidoi mafia shqiptare praninë e saj në tregtinë e drogës në Amerikën Latine

18:07 : 28/07/2025

“Sulm ndaj fjalës së lirë”/ Kodi i ri Penal, Abilekaj: Gjueti shtrigash ndaj mediave opozitare

17:55 : 28/07/2025

Lille lë jashtë Edon Zhegrovën për fazën përgatitore në Gjermani

17:52 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com