• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në 2017 kërkuan azil 27.575 shqiptarë/ Pse shqiptarët kërkojnë të emigrojnë…

20:49 : 07/12/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

27.575 qytetarë nga Shqipëria kërkuan azil në vendet e BE-së gjatë vitit 2017. Gjermania është në krye të vendeve të preferuara, e ndjekur nga Franca.

Shpresa vdes e fundit. Kështu më thotë Agroni, i ulur në një stol, pranë tezgës së tij ku shet fruta-perime. Ai shpreson që Gëzimi, djali i tij i madh, do t’ia dalë të qëndrojë në Gjermani, ku ka mbritur para tre muajsh dhe ka kërkuar azil. Edhe pse lajmet nuk janë aspak të mira për shpresën e Agronin. Javën e kaluar një avion solli në Rinas 41 azilkërkues nga Gjermania dhe Franca të cilëve u qe refuzuar azili. Një muaj më parë numri i të riatdhesuarve nga Gjermania, Franca dhe Belgjika ishte 500.

“Ndofta djali im ka fat. Kemi bërë një sakrificë të madhe, u kemi paguar 1300 euro atyre që i sollën dokumentat dhe e ?uan në Gjermani. Para e madhe për xhepin tim të varfër… eh, atë që të bën fëmija, nuk ta bën Perëndia. Nuk do të jetojë në fshat, nuk do të shesë në këtë tezgë bashkë me mua. Do një jetë më të mirë, do një të ardhme më të mirë. Tani Gëzimi po mëson gjermanisht në kamp. I pëlqen të bëhet punonjës social. Inshallah nuk e kthejnë, Inshallah gjen një kontratë pune.” – thotë ai me shpresën e rreme, të ushqyer nga ata që i morën 1300 eurot.

Në muajt e parë të vitit 2018 Gëzimi do të marrë përgjigje për kërkesën e tij. Në faqen zyrtare të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët, Jutta Cordt, Presidente e kësaj zyre bën me dije se „kërkesat e bëra gjatë vitit 2017 po shqyrtohen dhe përgjigja do të jepet brenda  2 muajve”.

EUROSTAT- 27.500 shqiptarë kanë kërkuar azil gjatë viti 2017

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Gëzimi është njëri prej 27.500 shqiptarëve që kërkuan azil këtë vit në vendet e BE-së, shifër e konsiderueshme në raport me popullsinë e Shqipërisë prej 2.9 milion banorësh. Gjermania mbetet edhe këtë vit në krye të vendeve të BE ku kërkuan azil 15.495 qytetarë nga Shqipëria, e ndjekur nga Franca me 8.875 kërkesa dhe Holanda me 1.545.  Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani sipas Eurostatit është 30% më i ulët se vitin e kaluar.  Në 7.000 vendimet e marra nga aplikimet e shqyrtuara deri tani, nga vendet e BE për qytetarët e  Shqipërisë, vetëm 335 prej tyre nuk u refuzuan.

Dy vjet më parë, në tetor 2015, autoritetet gjermane e përfshinë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta, gjë që u ndoq edhe nga vende të tjera të BE-së. Sipas Konventës së Gjenevës, që përbën Ligjin Ndërkombëtar dhe Ligjit  të BE për Azilin dhe Procedurat e tij, një vend konsiderohet i sigurtë  kur ka  një sistem demokratik, kur nuk ka persekutim politik, nuk ka rrezik për ushtrim dhune ndaj qytetarëve dhe kur nuk ka konflikt të armatosur. Klasifikimi “vend i sigurtë” përjashton mundësinë për qytetaret e ketyre vendeve qe të pranohen kërkesat e  tyre për azil, pasi ato nuk janë legjitime. Por fluksi i azilkërkuesve nga Shqipëria, si e tregojnë edhe shifrat e Eurostat-it, vazhdon të egzistojë edhe pse në rënie në krahasim me vitin e kaluar, edhe pse shanset për të marrë përgjigje pozitive nga autoritetet  e Gjermanisë, Francës dhe vendeve të tjera të BE janë pothuajse zero.

Pse shqiptarët kërkojnë të emigrojnë?

Agroni me punën e tij mban familjen me 4 fëmijë. Gruaja nuk punon, kujdeset për ekonominë e vogël që kanë në fshat. Çdo ditë, në diell dhe shi, ai niset që pa gdhirë nga fshati me një makinë të vjetër, merr mallin në magazinat qendrore të fruta- perimeve kur nuk  ka mall nga fshati dhe shet deri sa fillon të ngryset. Por të ardhurat janë të pakta dhe mezi ia del të jetojë dhe të ?ojë fëmijët në shkollën e fshatit. Të ardhurat që i mbeten pasi i paguan taksat Bashkisë për tezgën e tij, faturat e energjisë elektrike, të ujit janë shumë të ulta.

Por situatën e Agronit e përjetojnë shumë familje në Shqipëri për shkak të pagave të ulta dhe papunësisë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, (Nëntor 2017) paga mesatare netto është 347 Euro në muaj, shifër kjo që është më e ulta në Europë, me përjashtim të Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Në rajon, sipas burimeve të njëjta,  pagën më të lartë mesatare e ka Mali i Zi me me 509 euro në muaj, ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 439 euro, Bullgaria me 423 euro, Serbia 407 euro, Kosova  405 euro dhe Maqedonia 372 euro. Punësimi gjatë vitit 2017 është rritur me 6-7% por përsëri papunësia, sidomos tek të rinjtë mbetet e lartë

Image

Azilkërkimi- zotim i autoriteteve të Tiranës për ta ndaluar

Aida Hajnaj, Drejtore për pikat kufitare dhe emigracionin në Policinë e Shtetit thotë për DW se Shqipëria ka ndërmarrë masa të rrepta për të ndaluar ?do fluks azilkërkimi në vendet e BE-së.

“Po godasim grupet dhe rrjetet kriminale të trafikantëve që u shesin qytetarëve të Shqipërisë dokumenta të fallsifikuara për të kërkuar azil në Gjermani, Francë apo vende të tjera të BE si edhe operatorë turistikë të përfshirë në biznesin e dokumentave fallco. Janë shtuar procedurat dhe kërkesat për cilindo nështetas shqiptar që udhëton drejt vendeve të BE. Ndjekja penale e prindërve që braktisin fëmijët e mitur në vendin e zonës Schengen, për t’i përdorur më pas dhe kërkuar azil, ka dhënë rezultate. Bashkëpunimi ynë me policinë franceze po ecën shumë mirë. Në mes të këtij muaji, javën e ardhshme në Tiranë, pritet të vijë dhe diskutojë me autoritetet e këtushme ?ështjen e azilantëve nga Shqipëria, Ministri i Brendshëm i  Francës, Gérar Collomb” thotë për DW Aida Hajnaj.

Zotimi i qeverisë  së Tiranës për të ndaluar azilkërkimin lidhet edhe me perspektivën europiane të vendit dhe ambicien për të hapur me BEn? negociatat e anëtarësimit. Ndalim i azilkërkimit nga qytetarët e Shqipërisë nuk bën pjesë në prioritetet e caktuara nga Brukseli për hapjen e negociatave, në krye të të cilave qëndron progresi në reformën në drejtësi. Por 27.500 qytetarët e Shqipërisë që kërkuan azil në vendet e BE gjatë 2017-ës janë një shqetësues për Brukselin lidhur me standardin ekonomik të Shqipërisë dhe ruajtjen e kapitalin te saj më të ?muar për progres: rininë./Deutsche Welle

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

PS shkon e vetme drejt kryeprokurorit të ri, brenda datës 12 dhjetor publikohen kandidaturat

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

A do tërhiqet nga mandati që të hyjë Meta në parlament? Ja si përgjigjet Tedi Blushi

17:40 : 16/05/2025

Pse nuk vizitoi kampin e Gjadrit? Meloni përgjigjet nga Tirana: Nuk kam kohë të shkoj…

17:37 : 16/05/2025

Noka nga protesta: Edi Rama dhe banda e tij nuk do të kenë qetësi

17:27 : 16/05/2025

Policia nuk u dha leje, nis protesta e paralajmëruar nga opozita: Duam votat tona!

17:20 : 16/05/2025

Altin Goxhaj: Marr përgjegjësitë e mia për rezultatin, jap dorëheqjen

17:13 : 16/05/2025

Erion Dasho: Qeveria po e përdor integrimin si fasadë për propagandë

17:04 : 16/05/2025

Zelensky bisedë telefonike me Trump nga Tirana, ja çfarë u diskutua

16:57 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com