• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Heinz Guderian, kush ishte luftëtari i Hitlerit që pushtoi Evropën?

18:11 : 03/12/2017
në BOTA, KRYESORE

Gjermania pushtoi Poloninë me 1939 dhe në 1940 e gjithë Europa u gjunjëzua në këmbët e Rajhut por në 1941, bota jo vetëm u habit, por edhe u trondit edhe u shtang kur Gjermania sulmoi Bashkimin Sovjetik duke arritur suksese po aq spektakolare sa ato në vitet e para të luftës.

Shpejtësia e rrufeshme e këtyre pushtimeve i habiti të gjithë vëzhguesit. Shtypi e quajti këtë mënyrë të re lufte të Gjermanisë Blitzkrieg, që në gjermanisht do të thotë luftë rrufe.

Teknikat e Blitzkrigut u zhvilluan nga një gjeneral gjerman, Heinz Guderian, emri i të cilit lidhet ngushtë me zhvillim e luftës moderne. Ai nuk ishte vetëm babai i Blitzkrigut por edhe krijuesi i forcave të blinduara gjermane, të cilat i udhëhoqi me profesionalizëm të pashembullt në fushëbetejat e Polonisë në 1939, Francës në 1940 dhe BS-ës në 1941.

Edhe pse ai nuk arriti gradat më të larta të ushtrisë gjermane reputacioni i tij mbetet legjendar.

Heinz Wilhelm Guderian lindi me 17 qershor 1888 në Kulm, sot në Poloni. Duke qënë djali i një togeri në ushtrinë gjermane, Guderiani u infuencua nga puna e të atit dhe ushtria mbeti për të një fiksim jetë-gjatë. Duke vendosur që në moshën 13 vjeçare të bëhej një oficer.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Guderiani, me veshje të zezë, në moshën 7 vjeçare.
Guderiani 13 vjeçar

Menjëherë pas arsimimit fillor në Kolmar, Alsas, Heinz dhe vëllai i tij Fritz në 1901 shkuan në Karlsruhe për të vijuar studimet në shkollën e kadetëve. Rezultatet e larta të Guderianit i dhanë atij mundësinë e studimit në Gross-Lichterfelde në Berlin ku ai u diplomua në 1907.

Menjëherë pas kësaj ai u bë pjesë e ushtrisë kur filloi shërbim e tij si oficer në Batalion- Jager 10, në Alsas, aty ku kishte filluar edukimin e tij ushtarak. Një rastësi e dytë ishte se ky batalion ishte drejtuar nga babai i tij deri në dhjetor të 1908.

Guderiani në 1908 si lituenant

Në 1912 Guderiani shërbeu në një batalion telegrafik, një përvojë që e influencon karrierën ushtarake të Guderianit duke i dhënë një bekraund teknik. Po të njëjtin vit në moshën 25 vjeçare ai martohet me Margaret Goern, ata do të kenë dy djem.

Foto e familjes së Heinz Guderianit e vitit 1917 ku shfaqet me gruan e tij dhe ai vetë mban në dorë djalin e tyre, Gynter.

Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore në 1914, Guderiani fillimisht komandoi stacionin e tretë radiofonik dhe punoi si një ndihmësoficer sinjali për një regjiment kavalerie në frontin perëndimor.

Ndërsa karrieria e tij begatonte dalëngalë përgjatë luftës duke kulmuar me gradën kolonelit, Guderiani kishte shumë mundësi që të vizitonte frontin dhe të angazhohej në punët e Stafit. Gjithmonë dinamik dhe anëtari më i vlefshëm i cilësdo njësi që i shërbente në detyra të veçanta.

Momenti më krenar i jetës së tij, siç shprehet në librin e tij Panzer Leader, do të vinte me 28 shkurt 1918 kur ai filloi shërbimin në Stafin e Përgjithshëm të Ushtrisë. Përfundimi i luftës me 8 nëntor 1918 e gjeti Guderianin në frontin italian ku po punonte si oficer operacional.

Pas luftës, hyri në Freikorps (Korpusi i Lirë, një grup veteranësh të djathtë gjermanë) dhe shkoi në shtetet baltike për të ndihmuar me organizimin e forcave ushtarake atje. Ushtria e re gjermane e pas-luftës (Reischëehr), sipas Traktatit të Versajës, u reduktua në 100.000 ushtarë dhe 4.000 oficerë. Guderiani ishte nga 4.000 fatlumët.

Gjatë viteve 20’ ai mori komandën e kompanisë së tretë të Batalioni-Jager 10 ku shtypi kryengritje në Gjermaninë perëndimore dhe qëndrore në 1920-21. Gjatë këtyre viteve ai gjithashtu studioi zhvillimet e mendimit ushtarak.

Ai u ndikua nga artikujt e teoricinetëve anglezë si Lidel Hart dhe J. F. C. Fuller, dhe përktheu shumë prej shkrimeve të tyre në gjermanisht.

Në vitin 1922 Guderiani emërohet oficer transporti dhe pasi studioi me kujdes trupat luftarake të motorizuara arriti në konkluzionin se nuk ishin thjesht të dobishme por jetike për të ardhmen e ushtrisë.

Heinz Guderian në Reichswehr, 1922

Mësimdhënia e historisë ushtarake dhe e taktikave logjistike ishin detyrat kryesore zyrtare të Guderianit mes viteve 1924-1927. I zhtytur në hulumtimet e tij ushtarake, Guderiani e shikonte këmbësorinë, artilerinë, inxhinierët dhe sigurisht tanket si pjesë përbërëse të një force të sinkronizuar, që në të ardhmen do të vendoste rrjedhën e fushatave luftarake.

Por Guderiani nuk kishte parë kurrë tank me sy para se të shkonte në Suedi në 1929. I impresionuar prej tyre, mes viteve 1930 dhe 1933 ai së bashku me kolenel Osëald Lutz-in punuan me një vullnet të palodhur për të zhvilluar forcat embrionike të panzerave (tanke).

Major Guderiani vrojton tanket gjatë një vizite në Suedi

Me ardhjen e nazistëve në pushtet, Hitleri tregoi entuziazëm të madh për tanket dhe në vitin 1935 u krijuan tre divizione panzer, një vit më vonë Guderiani u gradua në gjeneralmajor. Një fakt i cili anashkalohet në karrierën e Guderianit është suksesi i tij si shkrimtar.

Libri i tij i parë “Achtun- Panzer!”, 1937, (Kujdes-Panzer!) ishte një paraqitje e shkurtër e teorive të tij mbi luftën e mekanizuar dhe konceptin e Blitzkrigut.

Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore Guderiani avancoi furishëm me korpusin e tij të XIX duke penetruar thellë në Poloni dhe përfundoi në Brest-Litovstok. Në dhjetë ditë korpusi i Guderianit avancoi 330 km duke humbur 4% të burrave.

Suksese të tjera do e ndiqnin Guderianin edhe në Francë në pranverën e 1940-ës. Fushatë të cilën Gjermania falë Blitzkrigut të Guderianit e fitoi me gjakderdhje minimale. Brenda gjashtë javëve Franca ra (10 maj – 22 qershor 1940), gjë që ushtria perandorake e Kaiserit nuk mundi ta bënte në 4 vjet sakrifica të përgjakshme të parreshtura në frontin perëndimor.

Guderiani tregoi të njëjtën vrull dhe mjeshtëri të Blitzkrigut gjatë pushtimit të Rusisë në verën e 1941(ai ishte kundër sulmit gjerman në Rusi). Për fushatën në lindje Guderiani komandoi Panzergruppe 2 (ushtri-panzer 2) dhe do e drejtonte me po aq sukses sa kishte drejtuar formacionet e tjera ushtarake në fazat e para të luftës.

Heinz Guderian

Me manovrime të rrufeshme dhe të mirëkoordinuara panzerat e Guderianit rrethuan në Minsk 300.000 sovjetë dhe në shtator 1941 në Kiev rrethuan edhe 600.000 të tjerë, kapi qytetin e Smolenskun duke peshkuar akoma më shumë të burgosur lufte. (Në kohë kur gjermanët luftonin kundër rusëve ata ishin në disavantazh numerik 1-2 ushtarë, 2-4 tanke dhe 3-4 avionë)

Nazistët pushtuan Europën vetëm falë Blitzkrigut të Guderianit. Nga viti 1939 e deri 1941 makineria e luftës naziste dukej e pamposhtur

Vonesat e shumta dhe vendimarrjet absurde ushtarake të Fyhrerit gjatë fushatës e vunuan përparimin gjerman drejt Moskës. I mbetur jashtë dyerve të kryeqytetit sovjetik për shkak të dimrit, Guderiani kërkoi leje të tërhiqej nga pozicioni i tij i ekspozuar, shkak i dytë u bë dhe gjendja shëndetsore e degraduar e ushtarëve të tij. Por Hitleri që e urrente idenë e tërheqjes e pushoi Guderianin me 26 dhjetor 1941.

Në 1943, kur punët në Rusi po shkonin keq e më keq, Guderianin e thirrën sërish në shërbim aktiv. Këtë herë si Panzer-GeneralInspektor.

Ai bëri çmos që të riparonte dëmet e shkaktuara nga pasojat e betejave të Stalingradit dhe Kurskut, por asgjë nuk mund ta shpëtonte ushtrinë gjermane.

Pas komplotit të korrikut për të vrarë Hitlerin, me 20 korrik 1944, Guderiani një ditë më vonë u emërua Shef i Stafit të Përgjithshëm, pozicion që e mbajti deri në 28 mars 1945. Një muaj më vonë, Hitleri vrau veten.

Pas luftës Guderiani iu dorëzua aleatëve, por kurrë nuk u akuzua apo gjykua për krime lufte, pasi u pranua gjerësisht se veprimet e tij ishin ato të një ushtaraku profesionist.

Pas luftës e deri në 1953 kur edhe vdiq, ai iu përkushtua karrierës së tij si shkrimtar dhe u mor me kujtimet e tij të luftës duke i përmbledhur në një libër “Panzer Leader” që u bë në Gjermani një bestseller.

Pas luftës Guderiani iu përkushtua botimeve ushtarake. Libri i tij “Panzer Leader” i botuar në 1952 u përkthye dhe në anglisht. Deri në 1970 ishin shitur 180.000 kopje në të gjithë botën.

Luftën e Dytë Botërore e nisi Hitleri, por, pa Guderianin dhe Blitzkrigun e tij, përpjekja gjermane për pushtimin e botës do të kishte dështuar që në Francë, në mos edhe më parë.

Referenca

Encyclopedia of the Third Reich

Who’s who in the Third Reich?

Panzer General

Command: Heinz Guderian

Hitler’s Generals

Panzer Leader

Achtung-Panzer!

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Reshjet në zonat e përmbytura/ Sinoptikanët thonë se më e keqja...

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com