Situatë e rënduar nga reshjet në Kurbin. Sipas raportimeve nga terreni, mësohet se qindra hektarë tokë janë përmbytur në fshatin Gotull.
Përmbytjet kanë shkaktuar ngordhjen e bagëtive që nuk janë larguar nga zona. Po kështu bëhet e ditur se nga reshjet është shembur një urë që lidhte fshatin Gotull me qendrën e Kurbinit, duke izoluar banorët. Sipas tyre, gjendja është e jashtëzakonshme dhe kanë bërë thirrje për ndihmë.
Shemben tre ura në Shijak duke bllokuar tre fshatra, Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel. Qarkullimi është i pamundur duke izoluar banorët e fshatrave, raporton shqiptarja.com. Ndërsa probleme ka edhe në Ballias, pasi janë bllokuar rrugët.
Deri tani raportohet se janë përmbytur 50 banesa, 40 familje janë evakuuar, vijon operacioni nga Emergjencat Civile për shpëtimin e banorëve të tjerë që janë në rrezik.
16:44
Forcat e Policisë së Shtetit, Zjarrfikësve dhe Ushtrisë jane ne terren per te ndihmuar banoret e prekur nga permbytjet ne te gjithe vendin. Situata e reshjeve pritet te permiresohet gjate mbremjes se sotme ne Qender dhe Veri, por e pazakonte gjendja do te jete ne Jug te vendit ku jane perqendruar forcat per perballimin e situates dhe evakuimin e njerezve te rrezikuar.
Ora 16:00
Që prej mbrëmjes së të enjtes hidrocentrali i Komanit dhe Vaut të Dejës ka hapur portat për të shkarkuar ujin. Reshjet e shiut kanë mbushur basenet e këtyre heceve përtej nivelit të lejuar, çka ka detyruar KESH-in që të nisë shkarkimet.
Intensiteti i shkarkimeve në HEC-in e Vaut të Dejës ka arritur në 600 m3/s ndërsa në atë të Komanit 500 m3/s. Të dy hidrocentralet po punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa KESH ka vënë në punë të gjithë agregatët duke rritur prodhimin e energjisë.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është rritur me 2 metra, duke arritur në kuotat 270 metra, ndërsa prurjet kanë arritur në 1700 m3/s, raporton Tv Klan.
Ora 14:35
Kryeministri Edi Rama me ministren Olta Xhacka dhe kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi kane shkuar ne Uren e Mifolit ku kane nisur evakuimet nga 4 fshatra.
Ora 14:18
Efektivet e FA te dislokuar ne uren e Mifolit nisen operacionin e evakuimit ne 4 fshatra.
Ora 13:56
Pas mbledhjes se Shtabit te Emergjencave ne Vlore, del numri i banoreve qe pritet te evakuohen. Gazetari i “Panorama” raporton se te rrezikuara jane Bishti i Malit ne Selenice. Jane duke u monitoruar situata ne Kashishte ku u investua argjinatura e re pas permbytjeve te 2015, investim qe kapi shifren 600 milione. Pritet qe prurjet e Vjoses te kalojne argjinaturen, nderkohe qe ne Novosele rriten prurjet e Vjoses, deri ne 6.5 m. Emergjencat thone se do te behet evakuimi i 3 mije banoreve qe do te strehohen ne Pallatin e Sportit, ne Stadium dhe ne shkollen Industriale Vlore.
Ora 13:50
Mblidhet shtabit emergjencave ne Novosele. Pritet evakuimi i banoreve te cilet do te strehohen ne qytetin e Vlorës.
Ora 13:45
Ja si paraqitet situata ne Derven ne Krujes, shpetimi i banoreve te permbytur me gomone
Ora 13: 40
Nje helikopter i FA ka nisur evakumin nga ajri te banoreve ne Mallkuç te Fushe Krujes. Ministria e Mbrojtjes njofton se deri tani nxjerre 5 persona, nderkohe qe vazhdon puna per evakuimin e banoreve te tjere.
Ora 13: 06
Ashtu si ishte deklaruar, nisin evakuimet me helikopter nga Forcat e Armatosura.
Miistria e Mbrojtjes ben me dije se sapo ka nisur operacioni i FA nga ajri per ti ardhur ne ndihme banoreve te bllokuar ne Derven,Mallkuc etj.
Ora 12:13
Pas situates emergjente dhe apelit per ndihme qe vinte nga Kruja, ne familjet e rrezikuara jane gati Forcat e Armatosura per nderhyrje me helikopter.
“FA jane gati per nderhyrje nga ajri me helikopter per evakuimin e disa familjeve ne fshatin Mallkuç te bashkise se Krujes”- njofton ministria e Mbrojtjes.
JA SITUATA NE QARQET E NDRYSHME TE VENDIT:
Hapet aksi Fushë Krujë-Krujë
Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave informon se aksi Fushë Krujë-Krujë është hapur dhe aktualisht nuk paraqet probleme.
Ushtria ne Vlore dhe ne Fier
Rreth ores 11:00 rreth 150 efektive te batalionit te kembesorise ne FA mberrijne ne Fier.
Me heret 100 efektive te FA u nisen me urgjence drejt Fierit. Ne gatishmeri edhe 100 efektive te tjere gati per te nderhyre.
100 forca Te ushtrise mberijne ne edhe Novosele te Vlores
Situata pas alarmit per daljen e Vjoses
Oras 10:00 -Situata problematike në Vlorë ka nisur qysh prej orës 1 pas mesnate.
Rrugët kryesore të qytetit kanë qenë nënë ujë.
Problematikë më të madhe kanë shfaqur të gjitha rrugët që lidhin bulevardin kryesor me Rrugën Transballkanike të cilat kanë qenë nën ujë gjatë gjithë natës. Situata vijon e tillë edhe sot për shkak edhe të reshjeve të dendura të shiut që vazhdojnë.
Probleme me erozionin janë rishfaqur aty ku në vitin 2015 është shënuar një viktimë nga përmbytjet. Kodra në zonën e cila të çon nga Vlora drejt Orikumit ka shfaqur problematika për shkak të erozionit. Janë angazhuar forca të shërbimeve publike por edhe ushtria të cilat kanë hapur njërin sens të rrugës. Aktualisht aksi është i qarkullueshëm nën masa të rrepta sigurie.
Problematika shfaqen dhe në aksin që lidh Vlorën me Llogaranë për erozionin në zonën e cila është shkrumbuar nga flakët gjatë sezonit të kaluar turistik.
E njëjta panoramë shfaqet dhe në Novoselë. Nga të dhënat e fundit nga Shabi i Emergjenave pritet të kemi përmbytje të pashënuara më parë. Densiteti i reshjeve të rëna gjatë gjithë natës në Tepelenë, Memaliaj, Gjirokastër por dhe veriun e Greqisë do të shkaktojnë përmbytje pavarësisht masave.
Novosela është në prag të përmbytjeve masive, niveli i Vjosës ka kaluar 6 metër. Pika më kritike e tij është 6.3 metër aty ku pritet dhe vërshimi masiv.
E njëjta situatë raportohet dhe në lumin Shushicë në bashkinë Selenicë ku përrenjtë kanë vërshuar gjatë gjithë natës. Ka pasur përmbytje në Bishtin e Malit dhe urën e Gjolmit.
Novosela ka pasur edhe shkëputje të herë pas herëshme të energjisë, Selenica gjithashtu.
Sakaq ka nisur evakuimi i bagëtive.
Prefekti i Fierit jep alarmin
Nisur nga situata e reshjeve te 24 oreve te fundit dhe situates qe paraqitet ne territorine. Qarkut Fier Prefekti i Qarkut Fier Baki Bala ka dhene alarmin dhe ka bere thirje per te pritur oret me te keqija ne vijim pasi prurjet jane te shumta dhw se Vjosa eshe ne piken kritike qe do te thote se pritet nje situate e ngjashme me vitin 2015 ne kete zone.
“Nuk është parë ndonjëherë”, Dritan Leli jep alarmin: Vjosa rritet me 20 cm në orë
Dritan Leli ka thene sot se problematike është situata në Vjosë ku po peson rritje me 20 cm në orë që sipas banorëve kjo nuk është situate qe eshte parë ndonjëherë.
“Zona e Novoselës më problematike”, tha ai.
Sipas kryebashkiakut ka prurje të shumta në Vjosë dhe për banorët problematike është zona në Ujin e Ftohtë.
Vjosa del nga shtrati
Bëhet e ditur se Vjosa ka dalë nga shtrati (në pjesën e Vlorës), ndërkohë që Shtabi i Emergjencave të Vlorës është aktualisht duke koordinuar punën edhe me qarkun e Fierit.
Ja situata deri tani ne Uren e Gjoles:
Fryhet edhe Osumi, kjo është situata aktuale në Berat sic e shihni ne videon me poshte:
Kjo eshte pamja nga Mali i Robit ne Kavaje. “Jemi 30 metra larg nga deti dhe drita nuk ka kemi qe dje”, thane qytetaret per “joq”.
100 efektivë urgjent drejt Fierit
Ministria e Mbrojtjes ben me dije se 100 efektive te FA jane nisur me urgjence drejt Fierit. Nderkohe qe ne gatishmeri edhe 100 efektive te tjere gati per te nderhyre.
“Drejt Fierit e Vlores edhe dy motopompa dhe nje toge efektivesh e FA per largimin e ujit”- njopfton MM.
Shkatërrohet autostrada Fushë Krujë – Milot nga vërshimet e ujit
Prej disa orësh autostrada Fushë Krujë – Milot është bërë e paqarkullueshme.
Në vendin e quajtur Derven, rruga ka pësuar dëme dhe makinat janë bllokuar. Disa prej tyre devijuan nga rruga e vjetër, por edhe andej me probleme. Vargu i makinave është i gjatë, ndërsa aty ka shkuar policia për zhbllokimin e situatës.
Nderkohe, Ministria e Brendshme raporton per situaten me te fundit ne vend, deri ne oren 09:00
Emergjencat Civile i bën edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve që në rast rreziku të telefonojnë në numrat 112, 128 dhe 129.
Të gjitha Repartet e FNSH, Tiranë, Shkodër e Fier janë angazhuar në mbështetje të Policive lokale për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.
Policia Rrugore është 100% në rrugë në të gjitha akset rrugore.
Policia e Rendit ka shtuar patrullat të cilat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje.
QARKU TIRANË
Aksi rrugor Tiranë-Durrës, në Kashar, në afërsi të qendrës tregtare “City Park” është bllokuar nga prezenca e ujit. Në vendngjarje ka shkuar policia rrugore, Tiranë për zhbllokimin e trafikut dhe 3 automjete zjarrfikëse me 3 motopompa për largimin e ujit. Në ndihmë kanë shkuar edhe 20 forca të ushtrisë me motobarka, 12 forca të ushtrisë me 4 pompa thithëse me kapacitet të lartë, 10 forca të FNSH-së nga Reparti 731, Shkodër të cilët kanë evakuuar rreth 200 persona.
Në qendrën tregtare “City Park” ndodheshin rreth 100 persona të cilët ishin bllokuar nga prezenca e ujit të cilët kanë evakuuar.
Në fshatin Marikaj, tek Liqeni Marikaj, niveli i ujit ka arritur kuotën maksimale dhe diga nuk funksionon. Për këtë janë dërguar 3 mjete të transportit të rëndë, 1 ekskavator, 2 grupe me 20 ushtarë dhe 3000 deri në 5000 thasë plastikë me rërë.
Në fshatin Laknas janë evakuuar disa banorëve pasi ka prezencë uji
Në fshatin Valias, për shkak të reshjeve të dendura është rrezikuar të përmbytet N/Stacionit Valias.
Në Tiranë probleme me furnizimin me energji elektrike ka pasur në Sauk, Paskuqan, Ibë, Zall-Bastar, Pezë, Shkallë, Mullet, Pezë Helmes, Shenmeri, Prezë, Tufinë, Gjokaj, Ndroq, Mëzez, Valias, Paskuqa, Kombinat.
QARKU SHKODËR
Në Njësi Administrative Guri i Zi, në fshatin Rrencë ka prezencë uji në rreth 40 ha tokë, e cila është e pakultivuar.
Në Njësi Administrative Dajç, në kënetë ka prezencë uji rreth 80 ha tokë.
Në Njësi Administrative Ana e Malit, në vendit e quajtur “Fusha e Muriqanit” ka prezencë uji në rreth 50 ha tokë.
Në fshatin Bardhaj, në afërsi të lumit Kir, forcat e FNSH Shkodër kanë evakuuar dy persona, të cilëve i rrezikohej jeta.
Në Fushë-Arrëz çatia e shkollës 9-vjeçare dhe shkollës së mesme, të cilat ndodhen në të njëjtën ndërtesë, është dëmtuar për shkak të erës së fortë.
Çatia e Qendrës Shëndetësore të qytetit të Pukës, është dëmtuar.
Në Bashkinë e Vaut të Dejës rrezikohet të dalin nga shtrati dy përrenj, përkatësisht i Glinës dhe i Tamzit, të cilët mund të përmbytin dy banesa.
Bashkia ka marrë masa duke dislokuar dy mjete për të parandaluar daljen nga shtrati të përrenjve.
Në qarkun e Shkodrës të bllokuar janë Akset rrugore Shkodër – Theth, në vendin e quajtur Qafë Thore ndërsa aksi Shkodër – Breg Lumi, në vendin e quajtur “Mali i Shoshit” është i kalueshëm me zinxhirë.
Probleme me energjinë elektrike ka pasur në disa Njësi Administrative si: Bërdicë, Postribë, Dajç, Velipojë, Shalë, Ana e Malit, Pult, Kelmend, Kastrat, Shkrel, Gruemirë, Bushat, Shllak, Qerret dhe Qelëz. Një pjesë e qytetit të Pukës nuk ka furnizim me energji elektrike. Grupet e punës të OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.
QARKU DIBËR
Në Njësinë Administrative Arras, nga prurjet e mëdha të Lumit të Setës, rrezikohen dy banesa dhe një aktivitet biznesi. Nga ana e bashkisë është dërguar në vendngjarje një mjet tip fadromë dhe janë marrë masa për të evidentuar çdo rrezik.
Në Njësinë Administrative Komsi, fshati Komsi, nga prurjet e përroit të Frankthit, rrezikohen dy banesa.
Në Njësinë Administrative Xibër, fshati Shkallë, rrezikohen disa banesa, të cilat ndodhen rreth përroit në këtë fshat.
Edhe në qarkun e Dibrës si pasojë e motit të keq disa Njësi Administrative kanë pasur probleme me furnizimin me energji elektrike si Martanesh, Ostren, Fushë-Bulqizë, Komsi, Martanesh. Ostren, Fushë-Bulqizë dhe Komsi.
Grupet e punës të OSSHE po punojnë për riparimin e defekteve.
QARKU GJIROKASTËR
Në vendin e quajtur ish tregu i shumicës fruta perime, janë evakuuar 7 familje rome, të cilat u rrezikuan nga ujërat e përroit të lagjes “Zinxhira”.
Aksi rrugor Ura e Lumit Drino Gjirokastër –Lunxhëri në vendin e quajtur Ura e Haznakut, është bllokuar.
Aksi Tepelenë-Gjirokastër është bllokuar.
Në liqenin e Viroit ka rënë muri anësor mbrojtës i rrugës nacionale.
Në Dropullin e Sipërm rrezikohen 400 kokë bagëti nga prezenca e ujit.
Në Gjirokastër paraqitet gjendja kritike.
Probleme me furnizimin me energji elektrike në qarkun e Gjirokastrës ka pasur në Njësitë Administrative Memaliaj Fshat, Luftinj, Buz, Lazarat, Lunxhëri, Çarçovë, Zagorie dhe Frashër.
QARKU DURRËS
Në zonën e Kënetës, janë evakuuar 4 familje pasi kanë pasur prezencë uji në banesa.
Aksi rrugor Durrës – Plepa, në vendin e quajtur “Ura e Golemit”, është bllokuar nga prezenca e ujit. Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për larguar ujin.
Në fshati Derven, 4 banesa ka prezencë uju pasi ka vërshuar lumi Ishëm. Forcat e Armatosura kanë bërë evakuimin e këtyre familjeve.
Fushë-Krujë, janë evakuuar 14 familje, pasi kanë prezencë uji në banesë ndërkohë ka dal nga shtrati lumi Zezë.
Aksi rrugor Fushë-Krujë – Laç, është i bllokuar.
QARKU LEZHË
Aksi rrugor Lurë – Kurbnesh – Rrëshen, është bllokuar. Një fugon me 10 pasagjerë nuk ka mundur të udhëtojë në këtë aks dhe janë strehuar në fshatin Mërkurth.
Ura mbi Lumin Droj në afërsi të Mamurrasit është shembur. Policia ka shkuar në vendngjarje.
Ora: 08:00
Rrugë të bllokuara, 315 banorë të evakuuar. Ja situata e fundit nga përmbytjet
Situate paniku, thirrje per ndihme, banese nen uje dhe nderhyrje gjate gjithe kohes per shpetimin e te prekurve nga permbutjete. Kjo ka qene situata gjate gjithe nates qe lame pas ne zona te ndyshme te vendit qe u perfshire nga reshjet e dendura te shiut.
Zyra e Emergjencave Civile, ka bere me dije se autostrada Tiranë-Durrës është e kalueshme me vështirësi ndërsa krahu Durrës-Tiranë është i pakalueshëm si pasojë e përmbytjeve.
Mesohet se në total, gjatë mbrëmjes janë angazhuar rreth 500 efektivë të Forcave të Armatosura dhe kanë evakuuar rreth 315 persona. Situate problematike paraqitet edhe ne rrethe.
Keshtu ne Korce ka pasur rreshqitje guresh ne aksin Bilisht-Kapshticë, por rruga eshte e zhbllokuar.
Mesohet se ne rrezik permbutje eshte fusha e Maliqit e cila është pika me delikate në qarkun e Korçës, raporon “News 24”.
Prefekti i Korçës Dhori Spirollari ka thënë se strukturat janë në gatishmëri të plotë. Në Pogradec situata paraqitet normale.
Në Vlorë rruga nacionale Vlorë- Llogora është bllokuar, por pas ndërhyrjes së ushtrisë ajo mund te kalohet ne nje sens.
Shtabi i Emergjencave raporton se edhe Vjosa është në pikë kritike. Të dhënat paraprake flasin për rritjen e nivelit ne kuotat e 5.5m.
Në Gjirokastër liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati që nga mbrëmja e djeshme duke shkaktuar përmbytje në pjesën e poshtme të Gjirokastrës, ndërsa në rrugët e brendshme ka vështirësi në qarkullim. Rruga nacionale Gjirokastër-Kakavijë është e pakalueshme në njërin krah, raporton “Oranews”.
Emergjencat civile parashikojnë përkeqësim situate
Gjendja nga përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet vijon të jetë shumë e rënduar.
Në Fushë Krujë, Kurbin, Vorë, Marikaj dhe Mamurras ajo paraqitet më e vështirë.
Aktualisht po vijon puna për evakuimin e personave të rrezikuar.
Të gjitha strukturat e shtetit, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile, punonjësit heroikë të OSHEE, ata të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Prefekturat, Bashkitë, Ministrat, Prefektët, etj., janë në krye të detyrës në aktivitet të plotë për përballimin e situatës së vështirë.
I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin kërkesat e bëra publike më parë në lidhje me sigurinë e tyre dhe bashkëpunimin me autoritetet. Ruajtja e jetës është prioriteti numër një i momentit.
I bëjmë thirrje publike edhe disa kryetarëve të bashkive, sidomos atyre që janë të prekura rëndë nga situata si Vora dhe Kamza, që të paraqiten urgjentisht në krye të detyrës dhe të marrin përsipër përgjegjësitë që u ngarkon ligji në mbrojtje të jetës së qytetarëve.
I bëjmë thirrje edhe gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të bashkëpunojnë me shtabet e emergjencave për të ofruar mundësi akomodimi për personat e evakuuar.
Pasqyra e problemeve kryesore të evidentuara
Siguria e jetës Një elektricist i OSHEE humbi jetën gjatë punës në Fier dhe 3 janë plagosur në Shkodër. Janë evakuuar 39 familje në rang vendi dhe në proces evakuimi 100 persona nga qendra tregtare “City Park” si dhe disa familje në Fushë Krujë.
Rrugët Kryesisht të lira. Janë bllokuar Autostrada Tiranë-Durrës, aksi Durrës-Kavajë, Gjirokastër-Lunxhëri dhe në disa rrugë dytësore. Të bllokuara nga bora Rruga Bogë-Theth në Qafën e Thorës. Rrëshqitje dheu në rrugën Tiranë-Ndroq. Prezencë uji në aksin kombëtar Mjedë-Shkodër.
Energjia elektrike Janë pa energji 71.000 abonentë dhe nuk janë në funksionon 60 fidera.
Banesat Janë përmbytur 18 banesa në rang vendi dhe po punohet për shmangien e dëmtimit të shumë të tjerave.
Aeroporti Janë ndërprerë fluturimet
***
Në bazë të parashikimeve të motit, në orët dhe ditët në vijim pritet një situatë e rënduar e reshjeve të shiut, të cilat mund të kalojnë nivelet normale.
Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, që funksion pranë Kryeministrit të Shqipërisë, ka ndërmarrë të gjitha masat që të gjitha strukturat shtetërore të jenë në gjendje të lartë gatishmërie për të përballuar këtë situatë që pritet të rëndohet.
Megjithatë në situata të tilla bashkëpunimi i qytetarëve është kusht i domosdoshëm.
Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ju bën thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj situate duke pasur vëmendje sidomos në këto drejtime:
• Kujdesi për jetën mbetet prioriteti i dorës së parë. Të gjithë duhet të shmangin sa më shumë të jetë e mundur udhëtimet në zonat e prekura nga reshjet, qëndrimin në afërsi të lumenjve e përrenjve, qëndrimin afër shtyllave apo objekteve të tjera të larta që mund të goditen nga shkarkesat elektrike etj..
• Qytetarët që banojnë shumë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që historikisht rrezikojnë përmbytje, duket të shtojnë kujdesin për jetën dhe të jenë në gatishmëri për të bashkëpunuar me strukturat e emergjencave civile në rast të nevojës për evakuim të përkohshëm.
• Kërkohet të shmangen në maksimum udhëtimet në këmbë apo me automjete në zonat e prekura apo me rrezik të prekjes nga përmbytjet.
Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë më thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë automjetin tuaj gjatë udhëtimit.
• Duhet të shmangen në maksimum kalimet në urat e lumenjve me prurje të shtuar dhe rryma të fuqishme.
• Në situata rrymash të parapritura, duhet të kërkoni më shpejtësi një vend të lartë për t’u ruajtur.
• Në se niveli i ujit në afërsi të automjetit tuaj rritet, por nuk lëviz, duhet të lini automjetin për të gjetur një vend më të lartë. Por, mos e braktisini automjetin për t’u futur në një rrymë të fortë uji.
• Shmangni parkimin e automjetit në afërsi të lumenjve apo përrenjve gjatë reshjeve të rënda, pasi ato mund të përmbyten shumë shpejt.
• Shmangni qëndrimin apo parkimin në rrugët që janë në buzë të lumenjve. Shpesh herë ujërat mund të gërryejnë bazamentin e rrugës, duke e bërë atë të rrezikshme.
• Mbani të hapur radion apo televizorin për të marrë njoftimet që mund të jepen nga autoritetet kompetente.
• Mbani në gatishmëri mjete e komunikimit, sidomos telefonat celularë, duke siguruar gatishmërinë e baterive;
• Mbani në gatishmëri mjete të ndihmës së shpejtë, medikamente të domosdoshme, mjete ndriçimi etj..,
• Futini në mjedise të mbyllura orenditë apo mjete të tjera që zakonisht i mbani jashtë. Mundësisht vendosini orenditë në pika të larta brenda shtëpisë për të parandaluar dëmtimin gjatë përmbytjeve;
• Shkëputni sa më shumë pajisje elektrike nga rrjeti dhe mos i prekni ato nëse janë në lagështi ose nën ujë;
• që mund të vijnë nga rënia e telave të tensionit në pellgjet me ujë.
• Njoftoni në numrin 112 apo në çfarëdo forme tjetër komunikimi për problemet që mund të keni