Të tjera detaje zbulohen mbi operacionin anti-drogë të policisë greke që çoi edhe në kapjen e gomones me 1.6 ton drogë të nisur nga Shqipëria. Deri tani policia greke në kuadër të këtij operacioni ka arrestuar 11 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë, 2 italianë, 2 grekë dhe 1 bullgar.
Deri më tani mësohet se 2 nga skafistët janë nga Saranda dhe i treti është italian. Njëri nga skafistët është identifikuar si Arban Baxheri, 32-vjec dhe tjetri me emrin Ervis, të dy nga Saranda. Dy personat janë me precedentë penalë, ndërsa skafisti italian është 62 vjeç, i skeduar për trafik narkotikësh.
UPDATE/ Gomonia me drogë drejt Greqisë, zbulohen detaje për dy skafistët shqiptarë, ishin nga…
Dy skafistet shqiptare janë të rinj nga Saranda. Njeri prej tyre, 32-vjec ka marrë plagë me plumb në shpatull. Te dy me precedentë penale.
Skafisti i tretë, italian 62-vjec, me precedentë ne trafik narkotikësh. Sipas policia greke me këtë gomone kanë kryer 3 rruge trafiku.
Video/ Gomonia me tonelata drogë, 11 të arrestuar. Në pranga dhe një biznesmen
Shkon ne 11 numri i te arrestuarve per organizaten kriminale te goditur ne Greqi. Rreth ores 21.00 policia greke ka zhvilluar nje operacion ne nje hotel ne Notia Proastia dhe ka arrestuar biznesmenin e njohur grek me banim ne Mikono, S.K.
Deri tani jane 6 shqiptare, 2 italiane, 2 greke dhe 1 bullgar te arrestuar. Mesohet se priten arrestime te tjera.
Policia greke dalë me një deklarate zyrtare nga ku dha detaje për kapjen e gomones me drogë të nisur nga Shqipëria.
Mediat greke zbardhin pamjet e operacionit qe u finalizua me kapjen e gomones me 2 tone droge, per te cilen thone se vinte nga Himara. Gjate aksionit per kapjen e saj ka mbetur i plagosur nje skafist.
Kjo qe shihni ne foto eshte pamje nga brenda e gomones qe mbante drogen. Sipas mediave greke, qe i referohen policise, ajo nuk ishte nje gomone e zakonte, por ishte pershtatur me se mire per te mbajtur brenda saj gjithe sasine e madhe te droges.
Media greke Zougla, e quan kete operacion si “Operacioni me i madh ne historine e rojes bregdetare greke”.
Mesohet se gomonia eshte 12 metra e gjate dhe sipas mediave te korfuzit eshte nisur nga jugu i Himares. Sipas policise greke, ajo kishte itinerar Shqiperi-Greqi-Itali.
Policia thote qe operacioni nuk ishte rutine por kishte disa jave qe kishte informacione per kete grup kriminal.
Mbreme gjate nates vijoi operacioni i policise greke ne Notia Proastia ne disa banesa. Mediat greke informoje deri tani per 6 te arrestuar ne total, 4 shqiptare e 2 italiane.
Mesohet se ne gomone jane kapur 2 shqiptare dhe 1 italian ndersa neper banesa jane kapur 2 shqiptare te tjere dhe 1 italian.