• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusi, Putin nënshkruan ligjin: Të gjitha mediat e huaja konsiderohen spiunë

16:31 : 26/11/2017
në BOTA, KRYESORE

Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi ligjin që i jep autoritet qeverisë për t’i konsideruar mediet që marrin fonde nga jashtë si “agjentë të huaj” dhe të vendosë sanksione kundër tyre.

Ligji i ri u publikua të shtunën në gazetën zyrtare ruse në internet.

Ai u miratua të mërkurën nga dhoma e lartë e parlamentit rus me 154 vota, ndërsa ishte miratuat njëzëri në dhomën e ultë, Duma, më 15 nëntor.

Brenda orësh ministria e Drejtësisë u dërgoi paralajmërime disa shërbimeve të Radios Evropa e Lirë/Radio Liria.

Në letër nuk shpjegohen qartazi kufizimet e mundshme, por ligjvënësit thanë se media mund të jetë subjekt i deklarimit të hollësishëm financiar dhe kërkohet që materialet e publikuara të cilësohen si prodhim i agjentit të huaj.

Lexo edhe:

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

Marrëveshja Rama-Meloni/ Anija ushtarake sjell në portin e Shëngjinit edhe 30 emigrantë të dëbuar

Përveç Radios Evropa e Lirë, lista përfshinë Zërin e Amerikës, CNN, dhe transmetuesin ndërkombëtarë gjerman, Deutsche Welle.

Duke folur pas lajmit se Vladimir Putin nënshkroi ligjin, presidenti i Radios Evropa e Lirë, Thomas Kent tha se “nuk mund të spekulojmë tash për tash mbi ndikimet që mund të ketë ligji i ri, meqë asnjë organizatë nuk është emëruar tamam si ‘agjent i huaj’ dhe nuk janë bërë të ditura ende kufizimet që mund t’u vihen ‘agjentëve’ të tillë.

“Mbesim të përkushtuar që të vazhdojmë punën tonë gazetareske për t’i ofruar audiencës sonë rusisht folëse lajme të sakta dhe objektive”, tha ai.

John Lansing, drejtor i BBG-së, që mbikëqyrë Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë, tha në një deklaratë të shtunën se “Radio Evropa e Lirë, Zëri i Amerikës dhe rrjetet tjera të medies ndërkombëtare amerikane, do të mbeten të përkushtuara ndaj misionit tonë, të përcaktuar me ligjin amerikan, për të ofruar gazetari të saktë, objektive e gjithëpërfshirëse për audiencën tonë globale, përfshirë edhe Federatën ruse”.

“Ne do të shqyrtojmë me kujdes të gjitha komunikimet që mund të marrim nga autoritetet ruse në lidhje me operacionet tona. Derisa nuk do të spekulojmë për efektin që çdo hap i ri nga qeveria ruse do të ketë në punën tonë gazetareske, çdo karakterizim i hapave të tillë si veprim i ndërsjellë ndaj veprimeve amerikane, shtrembëron realitetin “, tha zoti Lansing.

Organizata ndërkombëtare, Amnesty International, tha se ligji do të jetë një “goditje serioze” ndaj lirisë së medies në Rusi, edhe pse zyrtarët rusë kanë thënë se ai nuk do të vlejë për mediet vendase.

Zyrtarët rusë e kanë cilësuar ligjin si “përgjigje simetrike”, ndaj asaj që e ata e kanë quajtur trysni amerikane ndaj medies ruse. Më 13 nëntor, kanali televiziv i financuar nga shteti rus, RT (Russia Today), u regjistrua në Shtetet e Bashkuara në bazë të Ligjit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj.

Lansing, megjithatë mohoi që veprimi i Moskës të jetë “simetrik”.

“Mediet ruse, përfshirë RT dhe Sputnik, janë të lira të veprojnë në Shtetet e Bashkuara dhe transmetohen nga operatorët televiziv kabllor në Shtetet e Bashkuara si dhe radio stacionet që transmetojnë në valët FM. Megjithatë, Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë janë të ndaluara të transmetohen nga televizionet dhe radiot në Rusi”, tha ai në një deklaratë të shtunën.

Departamenti amerikan i Drejtësisë i kërkoi RT-së të regjistrohet në dritën e gjetjeve të janarit nga agjencitë amerikane të zbulimit RT dhe agjencia ruse e lajmeve Sputnik, përhapën dezinformata si pjesë e një përpjekjeje të qeverisë ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Më 15 nëntor, Radio Evropa e Lirë/Radio Liria tha në një deklaratë se “gjendja e medies ruse ne SHBA dhe medies amerikane ne Rusi, është thellësisht e pabarabartë”.

“RT dhe Sputnik veprojnë lirshëm në Shtete e Bashkuara, përderisa Radio Evropa e Lirë ka humbur të gjitha mediet partnere në Rusi për shkak të trysnisë administrative dhe nuk ka qasje në operatorët kabllorë”, thuhet në deklaratë. “Gazetarët e Radios Evropa e Lirë janë subjekt i shqetësime madje edhe sulmeve fizike në Rusi”.

Gjatë një vizitë ne zyrën e Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës në Moskë më 17 nëntor, ambasadori amerikan Jon Huntsman, tha se ligji rus është “shqetësim i madh” për Shtetet e Bashkuara dhe se “parimet e medies së lirë në çdo shoqëri të lirë dhe në demokraci, kanë rëndësi thelbësore për fuqinë tonë dhe mirëqenien”. /VOA

Etiketa: bota

Lajme të lidhura

BOTA

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025
AKTUALITET

Marrëveshja Rama-Meloni/ Anija ushtarake sjell në portin e Shëngjinit edhe 30 emigrantë të dëbuar

08:48 : 28/05/2025
AKTUALITET

E PLOTË/ Nga “Dubai im” te Visi Pojës, SPAK zbardh trafikun dhe pastrimin e parave në biznese, emrat e të arrestuarve

13:03 : 21/05/2025
NDRYSHE

Sipas një superkompjuteri, kjo është data e saktë kur do të shuhet jeta në Tokë

13:24 : 14/05/2025
AKTUALITET

Manipulimi industrial i votave me “trenin bullgar”/ Ja si funksionon skema

19:44 : 13/05/2025
BOTA

Bota po armatoset! Rekord i ri i shpenzimeve ushtarake

09:47 : 28/04/2025
Para

“Maskat” vjedhin 20 milionë lekë në Sarandë, autori kishte …

TË GJITHA

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku dhe si i “shpëtoi” Bledar Jambelli ekstradimit në Shqipëri

21:38 : 15/06/2025

EMRI/ I “rrezikshmi” i Bilishtit i arratiset Policisë drejt Greqisë, çfarë ndodhi dhe akuzat ndaj tij

21:26 : 15/06/2025

Bayern fiton 10-0 përballë skuadrës nga Zelana e Re, një shqiptar debuton në Botërorin e Klubeve

21:06 : 15/06/2025

Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1200 të vrarëve të tjerë, teksa luftimet vazhdojnë

20:51 : 15/06/2025

Irani nis sulm të ri me raketa drejt veriut të Izraelit dhe Tel Avivit

20:38 : 15/06/2025

Shkrumbohet nga flakët makina në aksin Levan-Tepelenë, po udhëtonte një familje me 4 anëtarë

20:27 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com