• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kandidati për deputet bëhet drejtor spitali në Shkoder, Mjekët: Të ndalet emërimi

15:47 : 25/11/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Mjekët e Shkodrës e kanë konsideruar një farsë konkursin për zgjedhjen e drejtorit të spitalit rajonal, Vilson Masmalaj. Ata ngrenë supet se si mund t’i ketë kaluar fazat e konkursit drejtori i sapozgjedhur, teksa, sipas tyre, kryhet një provim me shkrim dhe me gojë me pyetje shkencore rreth mjekë- sisë dhe menaxhimit të shëndetësisë para një komisioni prej 12 vetash. Ndërkohë që drejtori i sapozgjedhur Masmalaj nuk ka asnjë lidhje me mjekësinë, pasi ka studiuar për ekonomik.

Sipas tyre, e gjithë kjo garë ishte fiktive dhe me emër të paracaktuar. Në garë dy kandidaturat e mundshme për t’u shpallur fitues kanë qenë drejtori që ishte deri më tani, Përparim Çela, dhe gjinekologu Senad Halluni. Por Ministria e Shëndetësisë nuk shpalli asnjërin prej tyre fitues, duke renditur në vend të parë kandidatin për deputet të PS-së në zgjedhjet e 2017- s, Vilson Masmalaj. Kjo përzgjedhje nuk është pritur mirë nga një pjesë e mjekëve të spitalit të Shkodrës, të cilët nuk kanë heshtur përballë kësaj situate.

Nga sa mësohet, Urdhri i Mjekut ka zhvilluar një takim me mjekët e spitalit rajonal për të shprehur indinjatën e tyre në lidhje me emërimin në krye të këtij spitali të Vilson Masmalajt. Sipas burimeve, mjekët e Shkodrës nuk e kanë mirëpritur këtë përzgjedhje që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, pasi Vilson Masmalaj nuk ka lidhje me shëndetësinë dhe nuk mund të jetë në krye të shëndetësisë në Shkodër.

Urdhri i Mjekut gjatë diskutimeve të zhvilluara ka kërkuar që ministria të mos emërojë zyrtarisht Masmalajn si drejtor të spitalit, duke pasur dyshime për mënyrën se si ka fituar. Gjithashtu do të kërkohet që në drejtim ose të vijojë mjeku që ishte deri më tani drejtor, Përparim Çela, ose gjinekologu Senad Halluni, i cili u rendit i dyti në këtë proces të gjatë konkurrimi. Në fund të mbledhjes, Urdhri i Mjekut në Shkodër përgatiti një shkresë zyrtare që pritet t’i dërgohet ministrisë në lidhje me këtë rast. Konkursi për drejtor të spitaleve në mbarë Shqipërinë ishte në tri faza të ndryshme. Faza e parë me 20 pikë përfshinte plotë- simin e dosjes së plotë, faza e dytë një provim me shkrim me pyetje shkencore rreth mjekësisë dhe faza e tretë pyetje-përgjigje me gojë përpara një komisioni prej 12 personash rreth menaxhimit të shëndetësisë, por sërish me pyetje profesionale.

Duke qenë se Masmalaj nuk e njeh mjekësinë dhe shëndetësinë për shkak se është diplomuar në ekonomi dhe aktualisht menaxhon një kompleks shpendësh, kanë lindur dyshime te mjekët e spitalit të Shkodrës, të cilët këtë herë theksojnë se nuk do të heshtin. “Ne nuk mund të lejojmë që në spital të vijë një person që nuk ka lidhje me shëndetësinë. Mund të jetë një figurë e nderuar, por është e qartë se nuk e njeh as mjekësinë dhe as shëndetësinë. Nëse në këtë mes ka pasur një proces politik duke shkelur mbi mjekët dhe duke bërë farsë konkursin, atëherë ne nuk duhet të lejojmë që të ndodhë kjo gjë. Në krye të spitalit na duhet një mjek, pra një koleg yni që e njeh spitalin, shëndetësinë dhe i di të gjitha problemet që janë. Ka ardhur koha që në spital të kemi drejtues vetëm profesionistë, ashtu siç e ka gjithë bota dhe nuk duhet të heshtim e aq më tepër të kemi frikë”, u shprehën dje mjekë të spitalit të Shkodrës.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Mjekët: Të ndalet emërimi i Vilson Masmalajt

Mjekët kanë qenë mjaft të revoltuar gjatë takimit të djeshëm, kur kërkojnë të emërohet në detyrën e drejtorit të spitalit kolegu i tyre që është shpallur i dyti në konkurs. “Kjo mënyrë na godet të gjithëve ne, ndaj është momenti të bashkohemi dhe të ngremë zërin deri në Ministrinë e Shëndetësisë, në mënyrë që emërimi i Vilson Masmalajt të ndalet. Nuk është aspak normale që të veprohet kështu. Ministria ka dy mundësi ose të lërë në detyrë Përparim Çelën, ose të emërojë Senad Hallunin, që është mjek dhe u rendit i dyti. Shpresojmë që ministria ta dëgjojë zërin tonë dhe të veprojë ashtu siç duhet”, janë shprehur mjekët në mbledhjen e djeshme në Shkodër. Ata do të presin një përgjigje nga ana e ministrisë dhe më pas, siç shprehen, do të përshkallëzojnë deri në protestë. Sipas tyre, është e papranueshme për ta që të drejtohen nga një individ që nuk disponon një diplomë mjekësie dhe nuk njeh as në aspektin teorik dhe as në atë praktik punën e tyre. “Ai ka studiuar ekonomik. Deri më tani është marrë me rritje zogjsh, tani po na e sjellin të na drejtojë spitalin. Kjo është e ndikuar politikisht, duke qenë se Masmalaj ka qenë edhe në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së”, shprehen mjekët.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Intervista/ Mafiozi Cosa Nostra-s, John Alite: Shqipet janë gjaku im

TË GJITHA

SPAK kërkon dënimin me vetëm 10.8 vite burgim për “Baronin e drogës”, Gëzim Çela

15:11 : 10/06/2025

Misteri i koncesionit 1 miliardë euro, pse u anullua shpallja e fituesit të Milot-Balldrenë

15:04 : 10/06/2025

Kalimi i heroinës në Kapshticë/ AMP i arrestoi, Gjykata liron nga burgu 4 zyrtarët e doganës

14:51 : 10/06/2025

Makinën e bashkisë në dispozicion të burrit, “Piranjat” çojnë në SPAK Anuela Ristanin

14:41 : 10/06/2025

Alibej: Mikael Qosja i ofroi 2 mln euro Dumanit që të më vriste, ai i kërkoi gjysmën dhe Talon

14:33 : 10/06/2025

Mbi ish kamp-burgun politik të Spaçit dhe kujtesën martire të diktaturës

14:13 : 10/06/2025

Çfarë ndodhi pas vrasjes në Durrës? Dëshmia e Erion Alibej: Dumani u bë keq

14:04 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com