Kryeministri Edi Rama sa herë që i jepet mundësia replikon me komentuesit në faqen e tij të ‘Facebook’-ut.
Fill pasi ai publikoi një video mbi aksionin e AKU-së për thertoret e mishit në vend, lumë komentesh nisën nga qytetarët, ku shumë prej tyre e kritikonin. Por, mes pyetjeve dhe akuzave të qytetarëve, kryeministri zbuloi gjatë një replike me një komentues se ku e bënte pazarin. Ai thekson se ushqimet i ble në një treg fshatar afër shtëpisë, në Surrel.
KOMENTUESI: Mirëmëngjesi, vetem per mishin behet fjale apo do vazhdojne dhe me prodhimet e tjera?! Sepse po helmohemi 2 here ne dite sa here qe do vijmë ne Shqiperi.
RAMA: Une i blej ushqimet tek nje treg fshatar afer shtepise dhe nuk jam helmuar asnjehere, bej kujdes nga tepria e alkoolit se te ngaterron rropullite dhe i’a ve fajin ushqimit pastaj! Po per t’iu pergjigjur pyetjes tende, jo natyrisht, nuk behet fjale vetem per mishin, po per te gjitha ushqimet.