• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërkohej për tjetërsim të pronave në Spille, dorëzohet ish-kreu i Hipotekës së Kavajës

14:24 : 16/11/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Është dorëzuar në Polici, ish-kreu i Hipotekës së Kavajës, Seit Cikalleshi. Ai dyshohet se në bashkëpunim me disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë lokalë në Kavajës, kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.

Ndaj Seit Cikalleshit, vjehrrit të kreut të PS për Kavajën Gentjan Daja, u dha masa e sigurisë “arrest me burg”.

 

 

Për këtë rast, një ditë më parë, Prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg” për 11 persona, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

NJOFTIMI I PROKURORISE
Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”.

Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Në bazë të fallsifikimit të dokumentave, zyrtarët lokalë e kanë shënuar zërin kadastral “tokë arë” në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes.

E vënë në dijeni të procesit të shpejtë të tjetërsimit, Prokuroria e Kavajës ndërhyri në Korrik 2017, duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësimin e situatës në terren.
Prokuroria e Kavajës nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit. Gjithashtu, këtij procedimi penal i është bashkuar edhe një kallëzim i Kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë.
Prokuroria e Kavajës ka zhvilluar hetime të gjera, duke hetuar mbi dokumentat në ZVRPP Kavajë, në bashkinë Rrogozhinë, si edhe praktikat administrative të ish-komunës Kryevidh, e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë.
Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për fallsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave.
Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, për shtetasit si më poshtë:

1. Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë
2. Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë
3. Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë
4. Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë)
5. Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë
6. Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë
7. Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë
8. Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë

Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria ka lëshuar urdhërat e ndalimit edhe për shtetasit:
9. Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë
10. Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë
11. Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë

Vendimet e gjykatës për arrestimin e shtetasve të mësipërm, si edhe urdhërat e ndalimit të prokurorit, janë ekzekutuar, në pjesën më të madhe, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë ditës së martë (14.11.2017).

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Rama, Bashës: Më shiko në sy, Mane, Kastrati, Ulaj dhe Geci pastrojnë para?! Ti nuk i njeh?

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com