• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Reagimet e deputetëve/ Buxheti i oligarkëve apo rritjes ekonomike, debatet PS-PD-LSI

21:04 : 15/11/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike dhe LSI kanë paralajmëruar votën kundër pr/buxhetit për vitin 2018, duke e argumentuar këtë qëndrim me faktin se ai i rrit taksat e shqiptarëve me 2 miliardë euro. Por për partinë Socialiste, pr/buxheti konsiderohet si garanci për rritjen ekonomike në masën 4 % dhe si një afrim më i madh i Shqipërisë me BE. PD e ka cilësuar draftin e paraqitur si buxhetin e oligarkëve, ndërsa LSI është shprehur si ai nuk parashikon rritje pagash dhe pensionesh.

Debatet

Anastas Angjeli: Do ishte mirë që të ishte dhe vota e opozitës, të ishte votë me altenativat e veta për përmirësimin e këtij buxheti.

Jorida Tabaku, PD: Unë nëse mund t’i vë një emër këtij buxheti është “Buxheti i oligarkëve”. Ky buxhet rrit taksat për të gjithë bizneset e vogla, rrit taksat për qytetarët, vendos rritjen e akcizës, por nga ana tjetër ofron lehtësira fiskale vetëm për një grusht njerëzish, të cilët do t’i vendosi kryeministri se kush janë”

Blerina Gjylameti, PS: Synojmë një rritje ekonomike mbi 4 për qind. Kemi një deficit buxhetor që është sa gjysma e rritjes ekonomike, pra 2 për qind dhe kjo tregon përgjegjshmëri maksimale.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Albana Vokshi, PD: Është buxheti, i cili qartësisht ka një plan të lig për të pastruar paratë e drogës, krimit nëpërmjet skemës së famshme PPP, të cilat tashmë i kemi parë të dështuara.

Anastas Angjeli: Padyshim Shqipëria pret vitin e ardhshëm hapjen e negociatave me BE dhe ky projektbuxhet ruan të gjitha parametrat dhe standardet që kërkon Bashkimi Europian, që kërkojnë institucionet ndërkombëtare sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me treguesit makroekonomik dhe politikat e zhvillimit.

Jorida Tabaku: Ne diskutuam edhe buxhetin e integrimit dhe jo vetëm për institucionet e integrimit, por buxhetin që lidhet me të gjitha prioritetet e integrimit dhe fatkeqësisht prioritetetet e integrimit nuk gjejnë asnjë vend.

Blerina Gjylameti: Besoj që e thëna që na ofron më shumë është pikërisht se të huajt që duan të investojnë këtu, është përgjegjshmëria, klima e biznesit, sigurinë.

Albana Vokshi: Ky buxhet jo vetëm nuk e afron, por përkundrazi e largon edhe më shumë hapa më tej Shqipërinë nga Europa dhe e çon më larg procesin e integrimit.

Monika Kryemadhi: Buxheti 2018 rrit taksat për 99 për qind të shqiptarëve që janë të varfër dhe të klasës së mesme dhe ul taksat për 1 përqind të oligarkëve që janë klientë të qeverisë. Buxheti nuk parashikon rritje pagash dhe pensionesh, ndërkohë që tatimi për të ardhurat e qytetarëve janë rritur mbi dyfish, sikurse është rritur me mbi 50 për qind tatimi mbi vitimin për bizneset në katër vitet e fundit.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Alarmante/ Stuhi dhe përmbytje në Greqi, rritet numri i viktimave, disa të zhdukur

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com