• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debati/ Ç’ndodhi në komision, Xhafaj: Pse nuk e largoj Haki Çakon

16:35 : 09/11/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka sqaruar veprimet e Policisë së Shtetit lidhur me ndalimin e Orest Sotës pak ditë më parë me 863 mijë euro në makinë dhe dy patenta të ish-ministrit Saimir Tahiri.

I pranishëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku u diskutua dhe u votua në parim me votat e PS buxheti për Ministrinë e Brendshme, Xhafaj bëri të ditur se ka ngarkuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm që të hetojë veprimet e efektivëve të Policisë gjatë arrestimit të shtetasit Orest Sota.

Ministri i Brendshëm garantoi deputetët e Komisionit të Sigurisë se gjithë çfarë ka ndodhur në Elbasan është e regjistruar konform procedurave ligjore dhe rasti i është përcjellë në mënyrë të menjëhershme Prokurorisë së Elbasanit.

Deputeti i LSI, Endrit Brahimllari, kërkoi nga ministri i Brendshëm shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, për shkak të implikimit të tij në ngjarje me sfond kriminal.

Por lidhur me këtë ngjarje, Xhafaj i kujtoi deputetit të LSI se nuk mund të kërkojë shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për shkak të shqetësimeve që mund të ketë një forcë politike.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

DEBATI NE KOMISION

Flamur Noka: Z. ministër, është traditë këtu që kur ministri i Brendshëm prezanton buxhetin, shoqërohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Sot, me sa shoh, Haki Çako mungon, arsyet i dini ju. Pyetja ime është kjo: Policia që ne kemi sot, a është Policia që duam? E dyta, para disa ditësh, në Portin e Durrësit, u hoq një minijaht. U largua nga aty, pasi plasi skandali Tahiri brenda 24 orëve. Dini gjë i kujt ishte ky jaht dhe pse rrinte prej kohësh në territorin e administruar nga Polica Kufitare e Durrësit? Edhe një pyetje tjetër. Mund të na bëni një koment rreth fshehjes nga ana e Policisë së Shtetit të skandalit të Elbasanit ku nuk iu ndalua Policisë dhe pastaj kur policia e burgut ndërhyri për ta bllokuar në makinë, u gjet vetëm një person, i cili drejtonte një makinë dhe dispononte një çantë grash në sediljen e pasme dhe dispononte 863 mijë euro dhe tre patenta për skaf? Nuk e di a do merrni patentë skafi ju, se si duket Ministria e Brendshme e ka bërë traditë tashmë.

Fatmir Xhafaj: Z. Çako dhe çdo punonjës i Policisë nuk është gjykuar e arsyeshme të jenë këtu, sepse paraqitja, mbrojtja e buxhetit është pjesë e përgjegjësisë sime politike, kushtetuese dhe ligjore. Unë këtu nuk jam për t’u mbrojtur nga policët, por për të mbrojtur buxhetin e shtetit. Kur më thoni Policia që ju sot drejtoni, dua t’ju kujtoj se unë nuk drejtoj Policinë.

Flamur Noka: Po është një nga institucionet që drejtoni ju.

Fatmir Xhafaj: Po pra, Policia drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Këtu dua të dal edhe te çështja tjetër, që unë nuk kontrolloj territoret e porteve. Unë nuk marr informacion se çfarë ndodh në territoret e porteve, për aq kohë sa ato janë informacione policore. Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, ose më saktë me ndalimin e një shtetasi. Drejtori i Policisë së qarkut të Elbasanit, i komanduar në këtë detyrë, i cili është njëkohësisht drejtori i Departamentit për çështjet e sigurisë në Policinë e Shtetit, e ka bërë të qartë publikisht rolin e Policisë dhe kryerjen e detyrave nga ana e Policisë në këtë çështje. Policia e Shtetit ka bërë detyrën konform ligjit. Gjithsesi, nisur nga shqetësimet që janë trajtuar, përfshirë edhe shqetësimet e politikës, pavarësisht nëse janë apo nuk janë të drejta, apo motivimi, unë kam ngarkuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm ta hetojë dhe të arrijë në përfundime lidhur me ushtrimin e përgjegjësive që kanë punonjësit e Policisë në këtë detyrë rutinë sipas tyre në respekt të ligjit. Dua të bëj me dije se gjithçka që ka ndodhur është e regjistruar konform procedurave ligjore dhe i është paraqitur në një kohë shumë të shkurtër në rrugë zyrtare Prokurorisë së Rrethit të Elbasanit. Dhe pak orë më vonë, me paraqitjen e këtij dokumentacioni, çështja është filluar nga Prokuroria e Elbasanit dhe nga ai moment, përgjegjës për atë çështje është vetëm Prokuroria e Republikës. Ajo përcakton nëse ka apo jo vepër penale në atë rast dhe nëse ka apo nuk ka shkelje nga punonjësit e Policisë. Unë si ministër nuk e kam këtë tagër dhe nuk kam ndërmend ta marr kurrë.

Endrit Brahimllari: Për sa i përket drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. A do merrni ju masa për shkarkimin e tij, pasi, sipas disa ngjarjeve të fundit në vend, por edhe muajve më parë, është përgjegjësi kryesor i menaxhimit të punës së Policisë ku kemi vënë re që janë shkarkuar vartësit e tij dhe drejtori nuk mban asnjë përgjegjësi. E bëra këtë pyetje për shkak të disa shqetësimeve që ne kemi në lidhje me këtë çështje.

Fatmir Xhafaj: Gjysmën e përgjigjes ju e dhatë vetë. Thatë që a do ta shkarkoni për shkak të shqetësimeve që ne kemi. Unë nuk mund të kërkoj të shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit se ka shqetësime një forcë politike. Nëse ka shqetësime që lidhen me ushtrimin e funksionit në bazë të ligjit, ky është një arsyetim tjetër. Deri më sot nuk e kam këtë shqetësim.

Ervin Salianji: Ju harroni që ky buxhet dhe pjesa më e madhe e ekipit që ju keni në stafin tuaj janë ekipi i ish-ministrit të Brendshëm që sot duhet të ishte në burg, por që me votën tuaj politike, duke iu bërë barrë dhe pengesë drejtë- sisë, ju e mbajtët në qafë dhe në kurriz ish-ministrin, duke mos ia dorëzuar drejtësisë. Ju deri më sot keni vetëm seriozitetin në fjalë, ndryshe nga paraardhësi juaj, por në akte, veprime konkrete, se si do të goditet krimi apo se si do të merren masa brenda strukturës suaj për të përmirësuar gjendjen e kriminalitetit në vend, ju jeni për fat të keq po njësoj si paraardhësi juaj.

Fatmir Xhafaj: Unë jam i qetë për ta ushtruar këtë detyrë. Dua t’ju kërkoj sinqerisht dhe madje edhe ju nuk duhet të ndiheni mirë me disa terma që përdorni ndaj Policisë së Shtetit. Ju mund të përdorni ndaj meje çdo lloj termi, por termi banditë në Policinë e Shtetit nuk është termi i duhur, nuk është i përshtatshëm.

Flamur Noka: Po, po, ka banditë, Fatmir.

Myslim Murrizi: Nëse ju thoni që nuk paska banditë brenda Policisë së Shtetit, atëherë për çfarë do të bëhet vetingu? Do të jetë politik? Pas ikjes së Saimir Tahirit, ju shkarkuat 12 drejtorët e qarqeve. Kur nuk paska banditë, përse i shkarkuat? A e dini se nëse i keni shkarkuar në mënyrë të paligjshme, ata do të fitojnë gjyqet dhe do të marrin para nga taksapaguesit shqiptarë?

Paulin Stërkaj: Deputeti kujton vetëm ditën që ka fillu fushatën dhe ka ardh në Parlament. Harron që krimi në këtë vend ka një vazhdimësi. Nëse do të flasim jashtë buxhetit, ne të keqen e kemi nga brenda. Kemi kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën, autorin e 4 vrasjeve dhe 26 plagosjeve.

Flamur Noka: Akoma me këto ju?

Paulin Stërkaj: Muli ngadalë tani, ke qenë ministër i Brendshëm pas tij ti. Prandaj e mbrojta Gardën dhe thashë që t’i rriten rrogat, se nuk është fajtore Garda që më 21 janar u plagosën 26 veta dhe u vranë 4, por është fajtor Lulzim Basha dhe Sali Berisha që kanë qenë brenda në Kryeministri.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

FOTO/ Noizy poston foton, komenti i Arbanës zbulon lidhjen mes tyre

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Vota e diasporës! Celibashi anulon akreditimet e vëzhguesve partiakë

21:30 : 15/05/2025

Skandali/ Hoxha: Benet Beci i është komunikuar akuza para zgjedhjeve, SPAK e ka fshehur!

21:29 : 15/05/2025

Dy shqiptarët e Boluspor kualifikojnë skuadrën në play-off për ngjitjen në elitë

21:25 : 15/05/2025

The Telegraph me kritika: I vetmi ndryshim mes Keir Starmer dhe Edi Ramës, gjatësia

21:23 : 15/05/2025

“Kryetari i PD-së duhet të mbajë përgjegjësi”, Rudina Hajdari: Të mos përsëritet e njëjta kasetë

21:11 : 15/05/2025

Lajm i trishtë! Mjeku i njohur pediatër ndërron jetë në krye të detyrës në QSUT

21:07 : 15/05/2025

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

21:07 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com