Udhëtimi tradicional presidencial në zonën e çmilitarizuar (DMZ) që ndan gadishullin Korean ne dy pjesë nuk do të jëtë në axhendën e turit 12 ditor të presidentit Trump në Azi. Presidenti Trump thyen një klishe tashmë që bëhëj për të treguar mbeshtetjen ndaj aleatit të tyre, Koresë së Jugut duke qëndruar në kufirin e Koresë së Veriut, nga të gjithë presidentet Amerikanë të cilët shkojnë në Korenë ë Jugut.
Prania e Trump në këtë zonë do të kishte rëndësi të veçantë në një kohë kur tensionet rajonale janë të larta mbi programet e raketave balistike dhe programet bërthamore të Phenianit.
Sekretari i mbrojtjes, James Mattis, vizitoi këtë zonë javën e kaluar dhe Rex Tillerson, sekretari i shtetit, ishte atje në mars.
Në vend të kësaj Presidenti Trump do të takohet me personelin ushtarak amerikan dhe familjet e tyre në kampin e Humphreys, rreth 90 km në jug të Seulit. Baza u zgjerua së fundmi dhe tani shërben si selia e re e Ushtrisë së 8-të të SHBA-së, gur themeli i pranisë ushtarake amerikane në Korenë e Jugut.
Asnjë president nuk e ka vizituar kampin Humphreys deri më tani dhe Shtepia e Bardhe mendon se kjo do të kishte më shumë kuptim, sa i përket mundësisë për t’u drejtuar familjeve dhe trupave atje. Zyrtaret Amerikane thonë se duke shkuar në kampin Humphreys, Trump do të demonstronte angazhimin e Uashingtonit për aleancën e saj me Jugun. Qeveria e Koresë së Jugut ka paguar shumicën dërrmuese të shpenzimeve për ndërtimin e kësaj baze dhe rivendosjen e disa prej forcave amerikane dhe familjeve të tyre në gadishull.
DMZ i ka mbajtur të dy vendet larg nga njëri tjetri që kur lufta koreane përfundoi 64 vjet më parë me një armëpushim, por nuk ka një traktat paqeje midis dy Koreve. Ai ka qenë në itinerarin e çdo presidenti Amerikan që ka vizituar Korene e Jugut, me përjashtim të George W Bush. Ronald Reagan ishte në 1983.
Bill Clinton e përshkroi atë si “vendi më i frikshëm në Tokë” kur e vizitoi vitin 1993. Në vitin 2012, Barak Obama i tha trupave të vendosura atje se “kontrasti midis Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut nuk mund të ishte më i qartë, si në aspektin e lirisë, por edhe në aspektin e prosperitetit”.
Mike Pence ishte në DMZ më parë këtë vit. I veshur me një xhaketë lëkure me bomba, Pence i sfidoi koreanët e veriut që të “shihnin vendosmërinë tonë në fytyrën time” ndërsa një roje e fotografonte atë nga ana veriore e kufirit.
Trump do të ketë bisedime me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, dhe do të nxisë ndërkombëtarët që të “rrisin në maksimum presionin” mbi Phenianin në një fjalim në asamblenë kombëtare gjatë qëndrimit të tij dy-ditor në Korenë e Jugut.