Pak orë pas furtunës mbi krerët e burgjeve në vend, ka nisur edhe komandimi i drejtuesve të rinj, të cilët do të mbajnë këtë detyrë derisa të shpallen fituesit që do t’i nënshtrohen konkurrimit.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko ka prezantuar në Burgun e Sigurisë së Lartë drejtorin e ri Arjan Hasani, ndërkohë që të gjithë ata që kanë marrë “timonin” e burgjeve janë pjesë e sistemit penitenciar, si shefa personeli në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, apo shefa policie në burgje, si Agron Hysi apo Surja Malasi.
Komandimi i tyre do të zgjasë derisa të përfundojë dorëzimi i dosjeve të kandidatëve, që do të garojnë për burgjet, te një komision i posaçëm që pritet të ngrihet. Shkarkimin e 8 drejtorëve e njoftoi të shtunën ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se të gjithë ata do të kallëzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërkohë që dy ish-drejtues burgu rezultojnë me precedentë penalë.
Drejtorët e shkarkuar:
1. Drejtori i Burgut Peqin: Eugent Salla
2. Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Afrim Zeqiraj
3. Drejtori i Burgut Lushnje: Gazmend Ibraliu
4. Drejtori i Burgut Lezhë: Gezim Gjeci
5. Drejtori i Burgut Berat: Ened Rrapo
6. Drejtori i Burgut Sarandë: Hajri Goxhaj
7. Drejtori i Burgut Durrës: Petrit Suci
8. Drejtori i Burgut Tepelenë: Marvin Muci.
Drejtorët e komanduar:
1. Drejtori i Burgut Peqin: Arjan Hasanaj
2. Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Syrja Malasi
3. Drejtori i Burgut Lushnje: Zoj Rrushaj
4. Drejtori i Burgut Berat: Ermal Mile
5. Drejtori i Burgut Tepelenë: Etem Llapi
6. Drejtori i Burgut Vlorë: Aleksandër Rreza
7. Drejtore e Burgut të Grave: Jetmira Sula
8. Drejtori i Burgut Fushë Krujë: Agron Hysi
9. Drejtori i Burgut Drenovë: Petrit Kocia