• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Patozi: Rama është moralisht i vdekur dhe i pakallur, por kush po i bën ‘sconto’ faturës së tij?

14:52 : 24/10/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka komentuar sjelljen e opozitës përballë akuzave të Prokurorisë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një analizë të situatës, deklaratave të kryeministrit Edi Rama, atyre të opozitës dhe përballjen e të dyjave me opinionin publik, Patozi shkruan se Rama nuk ka bërë ndonjë shkel­je, por moralisht ai është i vdekur dhe i pakallur por se opozita figurativisht po i bën skonto faturës së tij.

thotë se Partia Demokratike po bën gjënë e duhur dhe po e shfrytëzon siç duhet këtë shans të artë.

 

 

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

STATUSI I ASTRIT PATOZIT
Kush po i bën ‘sconto’ faturës së Edi Ramës
Edi Rama e ka marrë të plotë faturën për çështjen “Tahiri”. Ajo është politike, ashtu siç në fakt duhet të ishte dhe nuk e kuptoj pse dikush nga Partia Demokra­tike po kërkon ende një fitore që, në fakt, është arritur një herë.

Prangat në duart e Saimir Tahirit mund të kenë vlerë për di­kë që mund të ketë pasur hesape personale me të, ose për ndo­një shqiptar, që këna­qet vetëm kur e sheh tjetrin në hall (si­domos kur ai është personazh i njohur), por jo për opozitën. E cila, kryesisht për shkak të policisë italiane, por edhe e ndihmuar nga vetë qeveria në vështirës­i, ka arritur të kor­rë një sukses të buj­shëm politik.

Është humbje kohe të merresh me debatin në kishte të drejtë apo jo mazhoranca të rrëzonte kërkesën e prokurorisë për ar­restimin e Saimir Ta­hirit. Sipas meje, qeveria nuk ka shkelur ndonjë ligj e, aq më pak kushtetutën, kur ka marrë

atë ven­dim, sepse ka shfryt­ëzuar një të drejtë të vetën. Të cilën ia jep një copë e imu­nitetit për politika­nët dhe njerëzit e drejtësisë, e cila u ruajt e paprekur në ndryshimet e famshme të vitit 2012.

Por përtej kësaj, ajo është vetëzbuluar lakuriq para shoqër­isë, duke treguar se çfarë është për të raporti i politikës me krimin, por edhe ai me drejtësinë. E thënë ndryshe, jurid­ikisht Edi Rama nuk ka bërë ndonjë shkel­je, por moralisht ai është i vdekur dhe i pakallur.

Sepse në rastin e parë që iu paraqit një mundësi për të tre­guar se është i paka­pur nga krimi dhe fi­jet e tij, ai demons­troi të kundërtën. Edi Rama kishte dy op­sione përpara vetes, të tregonte se ai voton symbyllazi sa herë që drejtësia e kërkon atë vetë apo një nga të tijët, apo që të shfrytëzojë një hapësirë të ngush­të ligjore për të fs­hehur kokën si struc­i.

Kryeministri zgjodhi të dytën dhe kjo është rrethanë e mjaf­tueshme që opozita ta konsideronte të mb­yllur betejën e vet, duke u përqëndruar tek shpjegimi politik i kësaj që po ndodh dhe jo tek nenet e kushtetutës dhe të Kodit Penal që, sipas saj, po shkelen.

Nesër është dita e finalizimit të kësaj sage të neveritshme dhe turpëruese për Shqipërinë dhe fatke­qësisht debati ka de­graduar se si do të jetë raporti i votave pro dhe i atyre ku­ndër arrestimit të Saimir Tahirit. Ndërk­ohë, që kjo nuk duhet të kishte asnjë vl­erë, sepse askush në Shqipëri nuk ka ndo­një kuriozitet për numrin e deputetëve, që secila parti ka në parlament.

Nëse do të isha dep­utet i opozitës do të kërkoja sot heqjen e plotë të imunitet­it për cdo politikan, prokuror dhe gjyka­tës, si e vetmja mën­yrë e shprehjes së vullnetit të plotë për vënien në dispozic­ion të gjithkujt para drejtësisë, si i barabartë para ligjit. Sa kohë që ajo kla­uzolë të jetë, të gj­itha betimet se ne jemi gati në cdo mome­nt të ballafaqohemi me drejtësinë, nuk janë gjë tjetër veçse dëngla politikanësh. Sepse barazia para ligjit sot nuk ekziston me ligj.

Me sa më kujtohet ka qenë Partia Social­iste, që ka këmbëngu­lur atëherë (në vitin 2012) që të kishte një dritare të vogël për deputetët dhe për njerëzit e drejt­ësisë, nëpërmjet të cilës po mbrohet këto ditë fati i qytetarit Sa­imir Tahiri, sepse politikisht ai tashmë ka kryer punë. Duhen vetëm 28 firma për t’ia lënë në derë prapë Edi Ramës, që ta marrë ai përsipër të vendosë që qeveria e tij nuk bën dot pa imunitet dhe se kjo mazhorancë e ka frikë drejtësinë.

Do të ishte një bet­ejë win/win, fundi i së cilës do të sill­te një sukses të gar­antuar. Natyrisht, nëse dikush ose disa nga opozi­ta nuk e kanë merakun që mbase një ditë ta shfrytëzojnë për vete atë nenin, që po shërben sot si salvax­hente për Saimir Tah­irin.

Por edhe nëse do të ekzistonte kjo frikë për dikë apo për disa, do të ishte një keqkuptim i madh. Sepse imuniteti, për aq sa është, nuk ësh­të ndonjë instrument, prejt të cilit mund të mbrohet opozita. Sepse nëse do të vinte ajo ditë, mazho­ranca i ka gjithmonë votat që edhe në më­nyrë arbitrare të vo­tojë kundër çdo depu­teti të Partisë Demo­kratike, sa herë që kjo të kërkohet. Sep­se jemi ne ata që me­ndojmë dhe po përpiq­emi të bindim shqipt­arët se Saimir Tahiri nuk është rast i veçuar, por ka edhe shumë të tjerë si ai, por për këtë duhet të jemi bindës.

Ndaj edhe them se opozita sot betejën nuk e ka me parlament­in, por me opinionin publik, të cilin du­het ta tërheqë pas kauzës së vet, kur ta ketë realisht një të tillë. Kështu si po zhvillohen ngjarjet sot, të gjithë janë të bindur që Rama është kapur i zhytur në llum, por jo të gjithë mendojnë se Partia Demokratike po bën gjënë e duhur dhe po e shfrytëzon siç duhet këtë shans të artë.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Alibeaj rrëzon ish-ministrin: Ja pse dokumenti i Tahirit nga Katania nuk ka vlerë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Rutte nga Tirana: Topi është në fushën e Putin! Duhet të jetë serioz

10:48 : 16/05/2025

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025

Thethi dhe Boga zbardhen nga dëbora në prag të verës

10:15 : 16/05/2025

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

09:58 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com