Rama tha ne mbledhjen e grupit se ish-ministri i tij nuk mund te lincohet pa prova.
“E papranueshme sepse është arbitrare, këtë bindje e mbështesim pa asnjë rezervë dhe kërkesën për arrest e refuzojmë unanimisht. Ndërkohë që për ti dhënë prokurorëve të gjitha mundësitë e mundshme për kryerjen e një hetimi serioz të thellë dhe shterues përfaqësia jonë në raportin e vet ka nënvizuar pranimin e kërkesës së prokurorisë për:
1.Dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit.
2.Detyrimin për tu paraqitur në policinë gjyqësore.
3.Ndalimin dhe detyrimin që qëndrimin në një vend të caktuar.
4.Garancinë pasurore.
5.Kontrollin personal dhe të banesës së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Saimir Tahiri.
Tani të jem shumë i qartë këtu se ky është një qëndrim personal. Në ansjë rast tjetër, për asnjë deputet tjetër i kujdo force politike nuk do ta kisha kuptuar dot pranimin e këtyre kërkesave që mbeten ekstreme.Ti shkosh tjetrin në shtëpi, ta ndalosh tjetrin kur të duash, të mos e lejosh të dalë jashtë vendit, ti kërkosh garanci pasurore në një mungesë ekstreme provash, por në këtë rast i bashkohem propozimit të përfaqësisë sonë për ta pranuar unanimisht këtë çudi të re shqiptare. I bashkohem sepse pyetjaa është i pafajshëm Saimir Tahiri nuk mund të rrijë pezull në asnjë mendje shqiptare që nuk kërkon shesh për të bërë përshesh por kërkon të dijë të vërtetën. Vetëm, të vërtetën dhe asgjë tjetër.
I bashkohem sepse ish-Ministri ynë i Brendshëm më i pëlqyer nga publiku dhe më i akuzuari publikisht për katër vjet rresht në fushën e një beteje të rëndë nuk mund të përceptohet dhe as tregohet me gisht nga asnjë si një i strehuar politik në gjirin tonë. Duke e mbajtuar ai vetë hijen e kësaj historie të neveritshme mbi shpinë dhe cilido këtu apo jashtë këtyre mureve hijen e dyshimit se mos kush e di mbase po të ishte bërë hetimi me të gjitha këto masa, mbase. I bashkohem se Saimir Tahiri nuk mund të pafajësohet dot as nga mungesa fatale e seriozitetit të treguar nga prokuroria deri më sot, as nga mungesa totale e provave deri më tani, por vetëm nga gjykata.Në një proces pa asnjë alibi për prokurorinë dhe për lehaqenërinë politike dhe mediatike, pa asnjë jo po kështu, jo po kështu, jo po andej dhe jo po këtej, as tani, as gjatë dhe as përfundimit të procesit.
I bashkohem sepse mbi të gjitha sepse kjo qeveri e re sapo ka marrë një mandat të fortë për të bërë shtet, unë vetë si Kryeministri juaj, jemi krejt ndryshe nga ata që na janë turrur sot me tërbimin e pushtetit të humbur dhe me dëshpërimin prej drejtësisë së re që po troket. Ne duam të vërtetën dhe atyre nuk ju ka interesuar kurrë dhe nuk ka si t’ju interesojë sot e vërteta. Ne duam drejtësi, ata duan atë që kanë dashur gjithmonë, tollovi. Unë e dua Saimirin por sot më shumë se Saimirin dua drejtësinë të më tregojë të vërtetën.
Si përfundim për të shkuar tek e vërteta, Saimir Tahiri nuk mundet kurrsesi të linçohet me një burgosje që në këto kushte ka vetëm qëllime të poshtra por duhet gjithësesi të hetohet me të gjitha mundësitë shtrënguese që parashikon kodi penal. Deri kur e vërteta të dalë ne do të vigjilojmë mbi procesin vetëm në aspektin e garancive kushtetuese, ligjore siç kemi bërë deri tani dhe siç do bëjmë për këdo që drejtësia e re do të sjellë këtu në këtë parlament. Por në ansjë mënyrë nuk do të përfshihemi politikisht në këtë proces si mbrojtës të Saimir Tahirit, nga unë më i pari tek të gjithë tjerët.