• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Dy Gonët e Mira Kazhanit!

18:41 : 17/09/2017
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Si u përdor figura e një biznemeni-deputet nga një gazetare…

Të bësh gazetari të pastër sot, është pothuajse një sfidë më vete. Interesa të caktuara, para nën dorë, influenca politike apo ndonjë qokë, janë kthyer në gjera të zakonshme për një pjesë të mirë të kolegëve tanë. Madje disa prej tyre nuk kursejnë as imazhin e tyre prej gazetari, duke treguar dyfytrësi edhe për çështje jo të rëndësishme.

I tillë është rasti i një shkrimi të publikuar sëfundmi nga Mira Kazhani, një ‘yll’ në ngjitje në fushën e gazetarisë.  Duke u frymëzuar nga seanca e parë paralamentare, Kazhani është tallur me deputetin e ri nga Vlora, Agron Shehaj, duke e krahasuar si një karagjoz që i bëri për të qeshur të gjithë kolegët e tij në kuvend.

Me një titull : “Ia ka vlejt mundimi o kryetar. Ky Goni yt ia kaloi edhe Gon Llakës”, Mira Kazhani ka bërë një analizë sipërfaqësore duke thënë se të tillë deputetë si Agron Shehaj, e kanë kthyer parlamentin më qesharak të të gjitha kohërave.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Ky është një parlament i pangjashëm. Pas fjalimeve të yjeve të Bashës parlamenti është qesharak. Madje mendoj që Goni i Bashës, ja mori në kthesë edhe Gon Llakës! Madje po pres të na zbavisë siç premtoi edhe për 4 vitet e ardhshme.” – shprehej Kazhani në shkrimin e saj të publikuar në disa portale pak ditë më parë.

Nuk dihet nëse ajo e mban mend, por Mira Kazhani fiks 4 vjet më parë, kishte qëndrim tjetër për Agron Shehajn. Publiku nuk harron shkrimin e Kazhanit, e cila i thurrte elozhe Shehajt, tashmë deputet i PD-së në Vlorë. Ishte Kazhani i njëjtë, që e cilësonte Shehajn një biznesmen të zoti, të sukseshëm dhe për tu marrë shembull nga të gjithë. Me aq superlativa fliste kjo Kazhani për Shehajn, saqë e krahasonte si një sipërmarrës i ngjashëm me filmat në hollivud.

“Agron Shehaj, prej vitit 2005 drejton një kompani të llojit Call Center, quhet IDS. Për herë të parë e pashë në emisionin e Fabio Volos, sezonin e shkuar. Një mbrëmje krejt ordinere në shtëpinë time, madje pa telenovelë në sfond,  s’di si pulti atë natë, mbeti së bashku me shushatjen time tek një titull i madh pas një të ftuari pak të dobët në fizik, me gazetarin, shkrimtarin , le të themi, të preferuar Fabio Volo. Shkruhej: “Shqipëria parajsa përtej detit”, dhe Agroni me një italishte të mprehtë, rrëfente pak i emocionuar sesi kish krijuar kompaninë e tij në Tiranë.” – shprehej Mira Kazhani në atë kohë.

“Pas 8 vitesh ai ka mbi 3 mijë të punësuar. Xhirot mujore, duhet të jenë një shifër marramendëse dhe të mendosh se Agron Shehaj është vetëm biznesmen, dhe jo kredimen siç do ta lanconte këtë shprehje të fundit miku im Ylli Rakipi.”- shkruante më tej Kazhani duke i rritur vlerat biznesmenit Shehaj.

Intervista ishte e ngrohtë me Shehajn, gati-gati dukej edhe emocionale. Në atë kohë, gazetarja Kazhani pothuajse ishte e panjohur për publikun, ajo kishte patur një pozicion në hije pranë emisionit Tonight të Ilva Tares, por pavarësisht kësaj, ambiciet e saj për tu ngjitur në karrierë, po shtoheshin dita-ditës. Ajo kishte nisur të intervistonte personazhe atipik, të panjohur nga publiku por me një histori të fortë nga e shkuara e tyre. E tillë ishte edhe intervista me Agron Shehaj tek Bar Artisti, në mes të shtatorit.

“Agroni nuk njeh shumë figura publike. Psh, disa ministrave mezi jua kujton emrin. Ai njeh Edi Ramën, Berishën, Metën dhe Lulzim Bashën. Nuk është një simpatizant i politikës, edhe pse më rrëfen se i pëlqen ta ndjekë atë nga larg.” – rrëfen më tej Mira në shkrimin e saj.

“Ndërkohe që ai flet, unë përpiqem të kujtoj nëse njoh ndonjë biznesmen që nuk është rreshtuar ose ka ëndrrën të rreshtohet afër politikanëve. Ai me siguri është një rast Sui Generis.  Atij do t’i pëlqente të takonte Ismail Kadarenë. Të gjej një njeri të panjohur por që mundet ta habisë.” – është një tjetër pasazh i marrë nga shkrimi i Mira Kazhanit.

Aq i gjatë ishte shkrimi i Kazhanit, saqë kishte pëfshirë stilin sesi vishej Agron Shehaj, për të cilën gazetarja në shkrim linte të kuptonte se po e shihte me ëndje. “Sot është i veshur me një këmishë të lehtë bojëqielli dhe këpucë elegante por praktike. Ka stil italian, dhe ora që mban në dorë nuk më duket të jetë nga ato të shtrenjtat që lëshojnë xixa fodullëku.” – shkruante Kazhani.

Por bashkë me look-un, Mira Kazhani tashmë ka ndërruar edhe qëndrimin ndaj deputeti Agron Shehaj. Ndryshe nga viti 2013, ku ai ishte një biznesmen sui generis, me aftësi “mbinatyrale”, sot në 2017, Mira Kazhanin e krahason Shehajn si një aktor humori që bën të gajaset i gjithë parlamenti.

Ky qëndrim i dyfishtë, me dyfytyra ose pafytyrë fare, është për tu neveritur. Kjo nuk është gazetari, nuk është as opinion, as mendim, as qëndrim….por çfarë është? Këtë e di vetëm Mira Kazhani….

Më poshtë dy qëndrimet e Mira Kazhanit në kohë të ndryshme:

http://www.gazetatema.net/2013/09/25/pse-dua-tju-tregoj-agronin/

http://www.gazetatema.net/2017/09/13/ia-ka-vlejt-mundimi-o-kryetar-ky-goni-yt-ia-kaloi-edhe-gon-llakes/

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Morri timonin e qeverisë/ Rama voton në tetor ligjin për importin e plehrave

TË GJITHA

Piloti lëshoi sinjalin, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi aksidentin ajror me 244 viktima në Indi

15:26 : 12/06/2025

Vota e diasporës fut në “sherr” DHL dhe KQZ/ Posta kërkon 9.2 mln €, Celibashi refuzon t’i paguajë

15:21 : 12/06/2025

Në përvjetorin e 84, PS-ja gjithnjë më e madhe, Shqipëria gjithnjë më e vogël

15:02 : 12/06/2025

Situatë alarmante me vetëvrasjet e të rinjëve/ Një 28-vjeçar gjendet i varur në Fier

15:00 : 12/06/2025

BKT përgënjeshtron lajmin dashakeqës: Njollosje e qëllimshme

14:57 : 12/06/2025

Kushtetuesja-Ramës: E papranueshme për të na vënë në dyshim autoritetin! Jemi të pavarur

14:47 : 12/06/2025

Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale

14:44 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com