• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Saimir Tahiri firmosi kontratë me “Vodafone” për të zhvatur policët (Video)

20:13 : 08/09/2017
në EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, SOCIALE

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Boldnews.al ishte e para që denoncoi publikisht skandalin e Vodafone me pseudo-ofertat e aplikuara mbi efektivët e Policisë së Shtetit, që disponojnë numra me 069 41….Të pandikuar nga reklamat dhe sponsorizimet e Vodafone, Boldnews.al zbardhi disa të vërteta që diheshin nga të gjithë por që nuk publikoheshin.

Investigimi i Boldnews.al është zgjeruar sot edhe nga një tjetër media, Tematv.al, e cila ka siguruar edhe marrëveshjen e fshehtë mes ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kompanisë Vodafone, për të zhvatur uniformat blu.

Më poshtë investigimi me video i TemaTv.al:

Skandal në Ministrinë e Brendshme, ku implikohet Vodafone dhe ish-ministri Saimit Tahiri. Me firmën e Ministrit të Brendshëm dhe me ndihmën e AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare), kompani Vodafone u ka marrë për dy vjet rresht punonjësve të policisë së Shtetit nga 60 milionë lekë në muaj fatura telefonike. Përpara këtyre veprimeve, policët komunikonin falas për problemet e punës. TemA TV publikon dokumentet që vërtetojnë zhvatjen e policëve, po ashtu sjell reagimet e Policisë së Shtetit, Sindikatës së Policisë, kompanisë Vodafone dhe Ministrisë së Brendshme, të cilat nxjerrin në shesh makinacionin e përdorur

Një celular në dorë është kusht për çdo polic që po jeton në periudhën moderniste, por paratë do t’i paguajë nga xhepi. Kjo është “dhurata” që Saimir Tahiri u la 10 mijë efektivëve të Policisë së Shtetit, në kulmin e karrierës së tij, kur në dhjetorin e vitit 2015 nënshkroi një kontratë me kompaninë celulare Vodafone. Aty parashikohej që çdo efektiv policie, që disponin një numër që fillon me 06941 duhet të pajisej me këtë paketë minimaliste, ndërsa më herët policët flisnin falas. Tashmë po mbushen 2 vjet nga kjo situatë e rënduar, por ditët e fundit duket se kupa është mbushur. Kryetari i sindikatës së policisë, Sadetin Fishta, tregon se ç’po ndodh këto ditë mes policëve.

Fishta shprehet edhe për kontratën e re të Tahirit dhe ç’parashikon ajo. Ky është Ardi Veliu, drejtori i ri i Policisë së Tiranës dhe ky në krahun e djathtë është Dhimitraq Ziu, nëndrejtori. Të dy ndodhen te vendi ku u vra gjykatësja Fildez Hafizi dhe flasin me celular, por shpenzimet e tyre mbulohen nga shteti, sipas një VKM-je. Nga ana tjetër, mijëra oficerë apo agjentë të thjeshtë paguajnë nga xhepi, minimumi 6 mijë lekë çdo muaj.

Për shkak se policët po ankohen se po paguajnë deri në 10 mijë lekë në muaj, drejtori Veliu ka dhënë një urdhër verbal, që policët e Tiranës t’i mbyllin këta numra Vodafone dhe të gjejnë rrugë më pak të kushtueshme. Por si ka funksionuar më parë?

I ndodhur në këto kushte, Fishta u është drejtuar disa institucioneve si Avokati i Popullit, Dhomës së Avokatisë, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë Vodafone. Nga këta, duket se më korrekt është treguar Haki Çako.

Televizioni Tema u interesua pranë Policisë së Shtetit. Zëdhënësi i saj, Genti Mullai u shpreh se deri vitin e kaluar, policia kishte kontratë me kompaninë Vodafone, por Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i kishte vënë kusht vodafonit që të hiqej shërbimi i bisedave falas dhe u gjet një gjuhë e përbashkët për paketën më të lirë në treg, atë të 600 lekëshit. Edhe kompania Vodafone i’u përgjigj interesimit të televizionit tonë, duke u shprehur se “Barazimi i tarifave për thirrjet telefonike brenda dhe jashtë rrjetit është rezultat i një detyrimi rregullator që Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka vendosur mbi të gjithë operatorët celularë duke filluar nga data 1 Janar 2016 me synim rritjen e konkurrencës efektive në treg. Po sipas AKEP, edhe thirrjet që kryhen midis punonjësve brenda të njëjtit institucion/ kompani/ organizatë (përsa kohë që kanë numra nga i njëjti operator celular) konsiderohen si thirrje brenda rrjetit Vodafone dhe si të tilla ato nuk mund të jenë falas, por duhet të tarifohen njësoj sikur të kryheshin drejt një pajtimtari jashtë rrjetit Vodafone”.

Vetë AKEP është treguar i gatshëm të prononcohet zyrtarisht në një moment të dytë, pasi të njihet me përmbajtjen e kërkesës nga ana e TemA TV dhe në momentin më të parë, televizioni do të informojë shikuesit e saj, për këtë reagim. Ministria e Brendshme, gjithashtu u shpreh zyrtarisht për TemATV se fillimisht policia pranoi ofertën 600 lekëshe me 2000 minuta, 300 sms dhe 4 giga internet dhe asnjë nga policët nuk e kishte me detyrim, por me zgjedhje. E deri në zbardhjen e plotë të kësaj kontrate që u merr 60 milionë lekë në muaj 10 mijë policëve të Shqipërisë, ku ai i Pukës bie fjala, as që ka ndërmend të lundrojë në internet për të qenë në trend me zhvillimet nga fronti i instagramit.

http://boldnews.al/wp-content/uploads/2017/09/EKSKLUZIVE-ME-FIRMËN-E-TAHIRIT-VODAFONE-ZHVAT-POLICËT.mp4
Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Radhë për librat shkollorë, prindërve u bie të fikët

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com