• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Premtoi zero ndërtime, por shikoni kullat që do të ngrihen me leje nga Veliaj

14:19 : 01/09/2017
në KRYESORE, SOCIALE

Gjatë fushatës elektorale të vitin 2015, Kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se nuk do të jepte leje ndërtimi klienteliste, por dy vjet më vonë duket se biznesi i ndërtimit po lulëzon me ndihmën e Veliajt, ashtu siç ka ndodhur dhe me parë me paraardhësit e tij. Një numër rekord ndërtesash të reja janë planifikuar të ndërtohen në Tiranë nën maskën e masterplanit të ri Tirana 2030.

Lë t’i hedhim një vështrim të gjitha ndërtesave që kanë filluar të ndërtohen apo janë planifikaur të fillojnë ndërtimin ne muajt e ardhshëm. Kjo është vetëm një listë e pjesshme dhe masterplani i ri i Tiranës, përfshin plane për një qytet “policentrik” që do t’i japë shumë zona të qytetit kompanive private për “zhvillim” nën formën e partneriteteve publike-private.

Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”

Punimet për ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar – Foto: Exit.al

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Rezultat i një privatizimi të paligjshëm të pronës publike, shkatërrimit të trashëgimisë kulturore që shoqërohet me listën e zakonshme të klientëve të Ramës: AlbStar, Sfera Studios dhe Atelier 4. I gjithë projekti është hartuar nga arkitekti, i dënuar për korrupsion, Marco Casamonti, “vizioni” i të cilit është gjithashtu përgjegjës për shkatërrimin e gjetjeve arkeologjike shekullore në Durrës dhe karabinasë së falimentuar përballë Katedrales Ortodokse.

Kulla tek këndi i lojrave “7 xhuxhat”

Renderi i kullës pranë këndit të lojërave

Një kullë shumëkatëshe do të ndërtohet në Rrugën e Elbasanit pranë këndit të lojërave, i inaguruar në fillim të viteve 2000 nga ish-kryebashkiaku Rama. Këshilli Kombëtar i Territorit e mbajti këtë projekt të fshehtë duke mos publikuar në asnjë moment projektin e kullës. Ndërtesa parashikohet të ndërtohet nga DT1 shpk, një kompani jo shumë e njohur në Shqipëri.

Parkimi tek Parku Rinia

Në vitin 2015, Bashkia Tiranë i dha Taiwan shpk një koncesion 30 vjeçar për të ndërtuar një parkim nën tokësor tek Parku Rinia, në qendër të Tiranës. Ndërtimi i parkimit përfshin shkatërrimin e plotë të parkut, një nga hapësirat e fundit të gjelbra të mbetura në qendër të Tiranës. Deri më tani punimet nuk kanë nisur ende.

Kompleksi i pallateve tek ish-Parku i Autobuzëve

Një tjetër hapësirë ​​e gjelbër në Tiranë u sakrifikua kohët e fundit nga kryetari Veliaj në përfitim të një kompanie private. Projekti përfshin ndërtimin e një kompleksi pallatesh duke shkatërruar një lulishte publike pranë Policisë Bashkiake. Vendimi i Bashkisë shkaktoi protesta masive të banorëve të zonës, ku pati dhe ndërhyrje të dhunshme të policisë.

Ndërtimi pas Hotel Tirana International

Renderi i kullës 111 metra pas Hotel Tirana International

Zgjerimi i Hotel Tirana International është propozuar nga Geci shpk, një kompani ndërtimi që nga 2015-2017 ka marrë tashmë rreth 9 milion euro fonde publike përmes tenderëve. Projekti i kullës 111 metra është hartuar nga studio Atelier 4, bashkëpunëtore afatgjatë e Kryeministrit Edi Rama.

“Sytë e Tiranës”

Renderi i Kullës “Sytë e Tiranës”

Kulla “Sytë e Tiranës” e planifikuar për tu ndërtuar mes Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës, është fituesja e konkursit të arkitekturës në vitin 2003, ku fituese u shpall kompania daneze Henning Larsen Architects. Ndërtesa do të ketë “banesa, zyra dhe dyqane në një sipërfaqe totale prej 55,000 metrash katrorë dhe një kullë 26 katëshe. E ndodhur në qendër të qytetit, ndërtesa do të jetë rezultati i parë i dukshëm i një masterplani ambicioz në shkallë të gjerë për Tiranën. (Masterplani në fjalë është ai i zhvilluar në 2003 nga Architecture Studio).

“Sytë e Tiranës” do të ndërtohet nga Edil Al-It, dhe punimet parashikohen të fillojnë në 2018. Edil Al-It, një kompani në pronësi të vëllezërve Dulaku, është po ashtu, një ndër më të afërtat me Kryeministrin Edi Rama. Kohët e fundit , Edil Al-It fitoi edhe tenderin për rinovimin e Teatrit të Operas dhe Baletit në qendër të Tiranës. Dy vëllezërit Dulaku janë gjithashtu pronarët e kanalit televiziv Vizion Plus.

Kulla pas Kullës së Sahatit

Renderi i ndërtesës pas Sahatit, në të djathtë të fotos

Në një intervistë gjatë inagurimit të sheshit Skënderbej, arkitekti  studios 51N4EJohan Anrys zbuloi se do të ndërtohet edhe një kullë e re në hapësirën mes Hotel Plazës dhe Kullës së Sahatit, pas Bashkisë Tiranë. Deri më tani nuk dihet asgjë konkrete për projektin dhe kompaninë zhvilluese të tij.

Këndi i lojërave në Parkut e Liqenit Artificial

Muri i betonit ne park

Këndi i lojërave në Parkut e Liqenit Artificial, i projektuar nga Atelier 4 dhe Bolles + Willson, shkaktoi zemërimin e shumë qytetarëve, me paligjshmërinë dhe arrogancën e institucioneve shtetërore. Ky projekt që përfshinte hedhjen e betonit brenda parkut të liqenit shënjoi dhe fillimin e shkatërrimit të Parkut të Liqenit Artificial.

Pallati 13-katësh përballë Fakultetit Ekonomik

Përgjatë Rrugës së Elbasanit, tek një tjetër pjesë e parkut po ndërtohet një pallat 13-katësh në pronësi të Samir Manes, një prej sipërmarrësve më të fuqishëm në vend. Projekti i pallatit sërish është hartuar nga Bolles+Willson.

Hoteli olimpik tek Parku i Liqenit

Faza e dytë e ndërtimit të Parkut Olimpik në Tiranë, mbi pronë publike, do të përfshijë dhe ndërtimin e një hoteli olimpik. Projekti është aktualisht në fazën e planifikimit dhe Bashkia ka zgjedhur të heshtë mbi detajet e këtij projekti. Kjo është një shkelje tjetër në hapësirën e gjelbër të parkut. /Exit.al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

INSTAT: Indianët, më të interesuarit për statistikat ekonomike të Shqipërisë!

TË GJITHA

DW: Trumpi vë në sprovë themelet e shtetit demokratik

08:57 : 14/06/2025

Fiorentina kontakton Asllanin, mesfushori i Kombëtares kthen përgjigje

08:56 : 14/06/2025

Këmbimi valutor 14 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:45 : 14/06/2025

Zyrtari amerikan paralajmëron: Irani do të rrafshohet nëse prek bazat tona!

08:36 : 14/06/2025

Partizani, gati për transferimin e tretë me peshë

08:27 : 14/06/2025
rama inflacion

Paradoksi, një vend i varfër që paguan si i pasur

08:27 : 14/06/2025

Valë e re sulmesh me raketa nga Irani, 3 të vdekur dhe 80 të plagosur në Izrael

08:10 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com