Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku ka mbetur e vrarë gjykatësja me inicialet Firdes Kasemi (Hafizi), 39 vjeç. Ajo është qëlluar për vdekje me dy plumba në kokë nga ish-bashkëshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi, 53 vjeç.
Ngjarja ndodhi në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tirnaë. Policia njofton se ka arrestuar autorin e krimit dhe ka sekuestruar armën me të cilën kreu krimin. Lapsi.al sjell më poshtë video nga ngjarje e rëndë që shkaktoi panik në zonën përreth.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur motivet e krimit të rëndë.
Ndërkohë që mësohet se gjyqtarja e kishte parandjerë krimin.
Disa kohë më parë ajo i ishte shprehur një koleges së saj gjatë një udhëtimi Tiranë-Shkodër se burri do ta vriste. “Kam frikë se ai do të më vrasë’, mësohet t’i ketë thënë Fildes Hafizi koleges.
Gjyqtarja jetonte me dy fëmijët dhe kujdesej gjithashtu për prindërit e saj të moshuar dhe në gjendje të keqe shëndetësore.
Burime nga vendi i ngjrjes thonë për Lapsi.al se gruaja është vrarë nga ish bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, sapo ka dalë nga një parukeri në zonën e ‘Xhamllikut’.
53-vjeçari e ruantë ish bashkëshorten dhe sapo ajo ka dalë nga parukeria dhe hipi në makinë, i është afruar duke e qëlluar me dy plumba në kokë.
Më pas ai ka lëvizur pak metra më tej në rrugë, ku nën kërcënimin e armës ka ndaluar një shofer furgoni, të cilit i ka kërkuar ta çojë në komisariatin Nr.2 ku edhe është vetëdorëzuar para policisë.