• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentat me armë zjarri në Shijak, objektivi biznesmeni i njohur

14:04 : 23/08/2017
në AKTUALITET, KRYESORE
Digital Camera

Digital Camera

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në qytetin e Shijakut, ku mësohet se nuk ka të lënduar. Burime për Boldnews.al, bëjnë të ditur se një person ka qëlluar ndaj makinës së biznesmenit të njohur Dashamir Gjoka. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të automjetit të Gjokës, por ai ka arritur të shpëtojë për shkak se mjeti me të cilin lëvizte ishte i blinduar.

Në makinë me të kanë qenë edhe vajzat e biznesmenit. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen dhe identifikimin e autorit.

Gjoka nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Në vitin 2015, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në sekuestro 11 mijë metër katror truall, ndërtime e biznese, si dhe 15 mijë metër katror tokë arë. Pasuria në pronësi të Dashamir Gjokës, dyshohet se është vendosur nga aktivitet i paligjshëm jashtë vendit, pasi ai rezulton i dënuar nga gjykata italiane me 7.5 vite burg, si drejtues i një organizate kriminale që shfrytëzonte femra për prostitucion.

Për herë të parë, problemet e Dashamir Gjokës me drejtësinë kanë nisur në vitin 2013, kur ai është arrestuar në Shqipëri për llogari të drejtësisë italiane, por të tria gjykatat kanë refuzuar kërkesën për ekstradim.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Në kuadër të hetimit pasuror të kryer nga Prokuroria e Durrësit, gjykata e këtij rrethi fillimisht ka sekuestruar dhe më pas ka liruar pasuritë e të dyshuarit. Vendimi për sekuestrimin e pasurive të tij u mor nga Gjykata e Krimeve të Rënda në kuadër të ligjit Antimafia, pasi pronari i këtyre pasurive nuk ka mundur të provojë burimin e ligjshëm të tyre.

Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sekuestrimin e kompleksit “Gjoka”, i cili ndodhet në Shijak dhe që është ndërtuar mbi një sipërfaqe prej 6949 m2. Në përbërje të tij ka njësi shërbimi të tilla si bar, restorant, supermarket, motel, terrene sportive, pishinë, si dhe një magazinë. Ende nuk dihet vlera reale e këtij kompleksi, pasi ai ka qenë në proces legalizmi dhe pronari i tij, shtetasi Dashamir Gjoka e ka vetëdeklaruar vlerën në shumën e 1 miliard e 700 milionë lekëve të vjetra.

Megjtihatë zhurma e madhe e krijuar për bllokimin e pronave të Gjokës, u shua më 20 korrik 2017, ku Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi heqjen e sekuestros së vendosur nga Shkalla e Parë për pasuritë e biznesmenit, Dashamir Gjoka.

Të gjitha akuzat e drejtësisë italiane për Dashamir Gjokën

Në vitin 2007, Gjykata e Apelit në Milano ka dënuar shtetasin shqiptar Dashamir Gjoka me 7 vjet e gjysmë burg për akuzat e trafikimit të femrave për shfrytëzim prostitucioni. Ky vendim ka marrë formë të prerë më 7 tetor të vitit 2009 dhe që prej asaj kohe, i dyshuari është shpallur në kërkim ndërkombëtar për këto akuza. Gjyqi ndaj tij është zhvilluar në mungesë dhe kjo ka qenë një nga arsyet përse gjykatat shqiptare refuzuan kërkesën e autoriteteve italiane për ekstradimin e tij. Në vendimin e Gjykatës së Milanos renditen edhe faktet kriminale, që dyshohet se ka kryer shtetasi Dashamir Gjoka, të cilat sipas autoriteteve italiane tashmë janë të provuara.

Ka bashkëpunuar me disa persona, me qëllim kryerjen e një shumice krimesh relative me futjen në mënyrë klandestine në territorin e shtetit italian të grave me origjinë nga Europa Lindore me qëllim që t’i prostituonin. Gjoka ishte me detyrën e organizuesit dhe drejtuesit të grupit, i cili vepronte në Milano dhe Puglia që prej vitit 1999.

Në bashkëpunim me persona të tjerë, ka organizuar dhe drejtuar aktivitetin që favorizonte hyrjen klandestine në Itali të 2 vajzave me origjinë moldave, me qëllim prostituimi. Krim ky i kryer në Puglia, në periudhën përpara datës 08.01.2000.

Ka vepruar në bashkëpunim për të futur, favorizuar dhe shfrytëzuar prostituimin e 2 grave që flitet në pikën e mësipërme, fakt i vërtetuar në Milano në periudhën përpara datës 08.01.2000.

Ka vepruar në bashkëpunim me disa persona për të organizuar dhe drejtuar aktivitetin e futjes në mënyrë klandestine në Itali të 3 vajzave me origjine moldave, me qëllim që t’i shfrytëzonin si prostituta. Fakt i vërtetuar në Bari ndërmjet datave 8 dhe 9 janar 2000.

Në bashkëpunim, ka organizuar dhe drejtuar aktivitet që të favorizonte hyrjen klandestine në Itali të 3 vajzave me origjinë moldave, me qëllim prostituimi. Krim ky i kryer në Milano në periudhën janar 2000 deri më 06.11.2000 (koha kur pala e dëmtuar ka depozituar kallëzimin).

Në bashkëpunim, ka organizuar dhe drejtuar aktivitet që të favorizonte hyrjen klandestine në Itali të 4 vajzave me origjine të huaj (njëra rumune) me qëllim prostituimi. Krim ky i kryer në Itali më 15.12.2000.

Ka vepruar në bashkëpunim për të futur, favorizuar dhe shfrytëzuar prostituimin e 4 grave që flitet në pikën e mësipërme, fakt i vërtetuar në Milano më 15.12.2000.

Në bashkëpunim me disa persona, ka organizuar dhe drejtuar aktivitet që të favorizonte hyrjen klandestine në Itali të vajzave me origjinë rumune, me qëllim prostituimin. Krim i kryer në Puglia më 12.01.2001.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Gjykata vendos 30 ditë burg për Ilir Gjuzin, u arrestua për dhunimin e gazetarit Elvi Fundo

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com