• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Reagojnë përmbaruesit privatë: Disa drejtues bankash janë edhe mbi ligjin!

17:23 : 06/08/2017
në EKONOMI, KRYESORE

 

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, nëpërmjet organeve drejtuese të saj, përcjell një qëndrim zyrtar ndaj akteve nënligjore që përcaktojnë tarifat e shërbimit përmbarimor.

Më poshtë deklarata e plotë:

Prej më se 1 muaji, Shoqata Shqiptare e Bankave po kërkon të ushqejë opinionin publik, nëpërmjet medias, me disa informacione abuzive, dezinformim permanent dhe një qëndrim të rrezikshëm sa i përket respektimit të legjislacionit shqiptar dhe institucioneve kushtetuese të vendit.

Shoqata Shqiptare e Bankave i konsideron udhëzimet e miratuara në 26 qershor 2017 nga ministrat e Drejtësisë dhe të Financave për tarifat e shërbimit përmbarimor, si akte “abuzive dhe të pabazuara në një analizë profesionale; të “befta” dhe të nxjerra nga dy ministra “teknikë”; të papranueshme dhe në kundërshtim me frymën e ligjit apo të përpjekjeve të qeverisë për të ulur “kreditë e këqija”, si edhe barrë shtesë për qytetarët dhe komunitetin e biznesit”.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Së pari, vlerësojmë se mendimi ndryshe brenda kornizës dhe misionit të një grupi interesi, qoftë edhe ai bankar, është i mirëpritur në një sistem demokratik, ndërsa anatemimi i institucioneve dhe akteve  të nxjerra prej tyre paraqet më shumë se sa një shqetësim. Kuvendi i Shqipërisë, ministrat e qeverisë shqiptare dhe Presidenti i Republikës janë organe që me aktet e tyre krijojnë sovranitetin tonë shtetëror, i cili nuk mund të diskutohet apo goditet nga përpjekje apo pozicione të cilat, duket qartë se kërkojnë të krijojnë një sovranitet tjetër – “sovranitetin bankar”.

Është fakt zyrtar se: Kuvendi i Shqipërisë, në referim të ndryshimeve ligjore të kryera në nëntor 2016 dhe në kuadër të masave ndaj problematikës së “kredive të këqija” në Shqipëri, ka ndërmarrë dhe miratuar konfigurime të reja në nenet 47 dhe 48 të ligjit nr. 10 031, datë 11.12.2008 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, i ndryshuar, si dhe nenin 525 të Kodit të Procedurës Civile. Këto ndryshime, lidhen drejtpërdrejt me tarifat e shërbimit të përmbarimit gjyqësor privat.

Është fakt zyrtar se: Dispozitat ligjore në fuqi, lejojnë vetëm Dhomën Kombëtare të japë mendim në lidhje me miratimin nga ministrat e Drejtësisë dhe Financave të udhëzimit mbi tarifat fikse të shërbimit të përmbarimit gjyqësor privat dhe në asnjë rast Shoqatën Shqiptare të Bankave.

Është fakt zyrtar se: Udhëzimi i përbashkët mbi tarifat e shërbimit të përmbarimit gjyqësor privat sipas ligjit duhet të miratohej brenda datës 11.1.2017 (30 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit të amenduar), ndërsa formalizimi i tij më 26.6.2017, u  krye me 6 muaj vonesë, edhe pse Dhoma Kombëtare e kishte propozuar mendimin e saj brenda afatit ligjor një mujor.

Këto fakte tregojnë qartë kush janë subjektet e ngarkuara nga ligji për të bashkëvepruar në lidhje me tarifat e shërbimit përmbarimor gjyqësor privat si dhe çfarë rruge ka ndjekur miratimi i tyre.

Së dyti,  Shoqata Shqiptare e Bankave nuk gëzon sot legjitimitet juridik për të kundërshtuar ligjërisht realitetin e ri të tarifave të reja të shërbimit përmbarimor, pasi këtë nuk ia ka dhënë asnjëherë ligjvënësi. Ky realitet përfshin udhëzime të reja në të dyja strukturat e shërbimit përmbarimor gjyqësor shqiptar, në shërbimin privat dhe atë shtetëror. Por qëndrimet refraktare të kohëve të fundit me insinuata të konotacionit politik të këtij grupi interesi i heqin atij edhe legjitimitetin moral. Madje, këto qëndrime ne i konsiderojmë si sfidë serioze ndaj sovranitetit shtetëror.

Ministrat aktualë të një qeverie shqiptare, në detyrë dhe të dekretuar nga Presidenti i Republikës, kanë formalizuar një akt nënligjor të cilin pa asnjë ndryshim e kishte miratuar, pas një procesi të zgjatur konsultativ edhe ministri paraardhës i Drejtësisë në muajin prill të këtij viti.

Ne, besojmë se misioni i shërbimit përmbarimor është mision i shtetit të së drejtës dhe duhet të gjejë mbështetje nga çdo qeveri demokratike shqiptare, përfshirë çdo ministër, kryeministër apo deputet.

Ne, besojmë se në Shqipëri nuk jemi në kushtet e sfidimit të sovranitetit shtetëror nga një grup i caktuar interesi, në analogji me rastet kur të tjera vende “sovrane” duhet të marrin miratimin e kreditorëve bankarë para se të hartojnë, apo miratojnë aspekte të rëndësishme të legjislacionit të atij vendi.

Së treti, duhet të informojmë opinionin publik se udhëzimet në fuqi mbi shërbimin e përmbarimit gjyqësor privat, por edhe ato mbi shërbimin e përmbarimit shtetëror janë reflektime rigoroze të ligjeve përkatëse që ka miratuar Kuvendi i Shqipërisë, në harmoni të plotë me parimet e akteve ndërkombëtare, në veçanti me Rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe Kodin Global mbi Ekzekutimin e Detyruar.

Udhëzimet sugjerojnë incentiva të qarta të mënyrës së pagimit të përmbaruesit, brenda një balance të drejtë tarifash shërbimi dhe mbështetur vetëm në parimet e transparencës dhe masës së arsyeshme të tyre.

Pretendimet e Shoqatës Shqiptare të Bankave, se tarifat e shërbimit përmbarimor janë rritur në atë masë sa do të krijojnë një “barrë shtesë për qytetarët dhe taksapaguesit” janë aq të pabaza dhe të pamoralshme, sa qindra – mijëra rastet e abuzimit bankar që lidhen pikërisht me ta. Janë qytetarët dhe taksapaguesit që bartin dhe denoncojnë çdo ditë peshën e arbitraritetit të interesave, penaliteteve apo kamatëvonesave bankare, bashkë me problemet e rënda sociale që derivojnë prej tyre.

Së fundi, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë nuk gjen në asnjë rresht të “aktakuzës” bankare, ndonjë argumentim mbi “shkeljet” apo “mungesën e analizës profesionale” që kundërshton frymën e ligjit.

Frymën e cilit ligj kanë kundërshtuar udhëzimet? Frymën e ligjit të përmbarimit privat i cili parashikon pavarësi, paanësi dhe vetërregullim të këtij profesioni të lirë, apo pretendimi i Shoqatës Shqiptare të Bankave i referohet ndonjë ligji të pashkruar ku pushteti financiar kërkon të drejtojë pushtetin juridik?

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë nuk gjen asnjë argument, përveç kërcënimit të “të inatosurve” që ligji nuk ju shkon për shtat. Çdo argument të cilin Shoqata Shqiptare e Bankave e pretendon se duhet pranuar dhe është ligjor, jemi gati dhe ftojmë që t’ia nënshtrojmë një debati publik ku të ftohen të gjithë aktorët dhe faktorët që lidhen me sistemin e ekzekutimit dhe atë bankar, përfshirë Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe misionin Euralius.

Pozicioni i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë do mbetet i fortë, transparent dhe i pandryshuar në kah të ligjit dhe në mbrojtje të çdo akti nënligjor të miratuar dhe në zbatim të tij.

Ka ardhur koha që t`i jepet fund çdo forme presioni ndaj institucioneve dhe ligjeve, edhe kur ato vijnë në formën e kamuflimit të “argumenteve apo mendimit kritik”.

Ka ardhur koha t`i jepet frymëmarrje korpusit të ligjeve, apo institucioneve që jetësojnë ligjet e vendit tonë në mënyrë faktike dhe jashtë diktimit të kushteve apo mentalitetit të “të fortëve”.

Përpjekja aktuale qeveritare e të bërit të shtetit, vlerësojmë se lidhet pikërisht me aktivizimin e ligjit dhe lejimin që vetëm ky i fundit të jetë faktor mbi fatet e qytetarëve të këtij vendi, po ashtu si edhe të grupeve të interesit, pa dallim dhe kushdo qofshin ato.

Ka ardhur koha të pranojmë dhe t’i bindemi të gjithë ligjshmërisë!

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Ministri teknik i Drejtësisë: Mungojnë 300 byzylykë të të dënuarve!

TË GJITHA

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

22:21 : 05/08/2025

Kina “hap dyert” për kafenë braziliane pas tarifave të SHBA-së

22:11 : 05/08/2025

Shkëndija mposhtet në shtëpi, Qarabag fiton minimalisht sfidën e parë në Champions

22:04 : 05/08/2025

Ndërron jetë Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

21:52 : 05/08/2025

Pogradeci godet në merkato, prezanton sulmuesin me eksperiencë në La Liga dhe Belgjikë

21:38 : 05/08/2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr letër nga Donald Trump

21:37 : 05/08/2025

Man.United përgatit ofertë rekord për Benjamin Sesko, në garë hyn edhe Newcastle

21:21 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com