• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nisin hetimet/ Policia përdori 13 plumba ndaj personave të paarmatosur

14:41 : 04/08/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Dyshimet mbi veprimet e policisë në një aksion antidrogë në zonën “Don Bosko”, ku mbeti i plagosur Blendi Peca, po shtohen.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) i nisi menjëherë hetimet.

Policia njoftoi se 27 –vjeçari u plagos nga plumbat që agjentët e antidrogës qëlluan drejt gomave të makinës që nuk pranoi t’i bindet urdhërit të efektivëve të saj.

U tha -në njoftimin zyrtar – se makina rrezkoi jetën e punonjësve të policisë.

Policia deklaroi gjithashtu se agjentët e antidrogës kishin informacion se Blendi Peca, së bashku me dy personat e tjerë që gjedeshin në makinë me të, Ardit Murati 24 vjeç dhe Shehat Murati 50 vjeç, “qarkullonin në qytet të armatosur dhe ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes në sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit kokainë në zonën e Don Boskos”.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Për këtë arsye, reagimi ndaj tij ishte me armë.

Ishte akoma pa u errësuar kur agjentët e policisë, të veshur me jelekun multifunksional me mbishkrimin “Policia”, i bënë shenjë ndalimi makinës “Citroen” që drejtohej nga Peca, por mjeti nuk ka ndaluar.

“Ka kryer manovra lëvizjeje të rrezikshme për jetën e punonjësve të policies”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe “në këto kushte punonjësit e policisë kanë nxjerrë armën e brezit dhe kanë qëlluar në ajër duke dhënë përsëri urdhër ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk është bindur, ka vijuar tentativën për t”u larguar”.

Dhe pasi makina ka vazhduar rrugën, “punonjësit e policisë kanë shënjestruar dhe qëlluar gomat e mjetit dhe kur janë afruar kanë vënë re se është plagosur  lehtë, drejtuesi i mjetit, shtetasi B.P, 27 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, saktësohet në njoftim.

E gjithë ngjarja, si në një skenë filmash hollivudianë, ka ndodhur në orën 19.30 të së mërkurës, në një zonë të mbipopulluar, në një rrugë me lëvizshmëri të lartë nga këmbësorët dhe makinat, si ajo e Don Boskos.

“Agjentët e antidrogës kanë qëlluar 13 plumba”, thanë gjithë indinjim familjarët e Pecës në Gjykatën e Tiranës, pasi u vendos që ai të qëndronte në burg së bashku me mikun e tij Ardit Murati. Ndërsa Shehat Murati do të jetë me “detyrim paraqitje”.

“Agjentët e kanë përplasur mjetin, kanë ushtruar dhunë dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të tij” thonë familjarët.

Gjendja e 27 –vjecarit është përkeqësuar.

Gjatë kontrollit që policët ushtruan në makinën e tij gjetën 385 gram kokainë.

Por përdorimi i armëve nga ana e policisë ka ngritur pikëpyetje të mëdha. Dyshimet e SHÇBA janë për shkelje të ligjit të përdorimit të armëve, pasi nga të dyshuarit nuk ka pasur as përdorim të armëve të zjarrit dhe ata nuk kanë qenë as në posedimin e tyre.

Situatën e rëndon fakti se është qëlluar në një zonë të populluar, në mes të rrugës.

Akuzat e familjarëve të Pecës se në makinën tij janë 13 plumba, i shtojnë dozat e dyshimit për reagimin e policisë.

A duheshin derdhur aq shumë plumba për të kapur një shpërndarës droge? A duhej qëlluar në mes të ditës pa u marrë në konsideratë fakti se operacioni po zhvillohej në një zonë të banuar, me densitet të lartë lëvizje?

Për të gjitha këto do të duhet të përgjigjen angjentët e antidrogës para SHÇBA, organit që heton veprimet e punonjësve të policisë.

Nëse do të konstatohet shkelje e ligjit, bashkë me trafikantët, para drejtësisë pritet të përfundojnë edhe policët. /Lapsi.al

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Vangjush Dako kopjon Veliajn, rrit çmimi e ujit në Durrës

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 15 Qershor 2025

23:05 : 14/06/2025

Vret ish-bashkëshorten shqiptare/ Agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej

22:54 : 14/06/2025

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!

22:35 : 14/06/2025

Tragjedia e Air India/ Gabimi në kabinën e pilotit, që mund të ketë kushtuar 241 jetë

22:15 : 14/06/2025

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

21:27 : 14/06/2025

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com