Deputeti socialist Vladimir Kosta : Vendi në dorë të hajdutëve, zgjedhjet do të manipulohen

Deputeti socialist Vladimir Kosta, në një reagim në rrjetin social Facebook shprehet i bindur që zgjedhjet e 18 qershorit do të manipulohen, gjithashtu sipas tij  gjithmonë e më tepër po pasurohen grupe hajdutësh, ndërkohë që është populli i cili vuan pasojat.

“Vuajtjet e shumicës, pasurojnë hajdutët në pakicë! Pasi u hoqën deputetët e ndershëm janë turrur grabitësit dhe ndajnë zonat për vjedhjet që do bëjnë pas zgjedhjeve.” – shprehet Kosta.

Kosta ironizon PS  ku thotë se vjedhjet dhe gabitjet bëhen në emër të Shqipërisë që duam dhe se për ti dhënë fund korrupsionit Kryeministër duhet të bëhët Erion Braçe.

LEXO EDHE  Yuri Kim, shumë takime asnjë deklaratë/ Çfarë po ndodh në politikën e Tiranës

“Sigurisht çdo gjë bëhet në emër të idealeve dhe partisë. Edhe mashtruesit paskan parime,po grabisin në emër të Shqipërisë që ata duan. Në emër të Shqiptarëve, të marrë fund kjo krizë ,parita socialiste të zgjedhë Erion Braçen Kryeministër.”- thotë Kosta në statusin e tij në Facebook.

18360796_774912946009756_202799051_n


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here