• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Rama kërkon të afrohet me Trump,kontakton një kompani lobimi

19:53 : 18/04/2017
në KRYESORE

Partia Socialiste e Shqipërisë ka punësuar kompaninë e lobimit Ballard Partners me bazë në Florida-kompani e cila njihet për lidhjet me presidentin amerikan, Donald Trump. Të dhënat e siguruara nga BIRN në Departamentin Amerikan të Drejtësisë tregojnë se kontrata është firmosur më 13 prill 2017 nga drejtori i komunikimit të Ramës, Endri Fuga dhe presidenti i Ballard Partners, Brian Ballard.

Sipas kontratës së dorëzuar më 17 prill në Departamentin e Drejtësisë, marrëveshja hyn në fuqi më 1 Prill 2017 dhe do të qëndrojë në forcë deri në 31 Mars 2018. Konsulenca e Ballard Partners do t’i kushtojë 20 mijë dollarë çdo muaj Partisë Socialiste dhe nëse ajo zgjat sa ç’është parashikuar, vlera totale do të arrijë 240 mijë dollarë plus kostot. [Kliko këtu për të lexuar kontratën]

Në kontratën e siguruar nga BIRN, kompania merr përsipër të këshillojë Partinë Socialiste dhe të advokojë çështje me rëndësi në emër të saj përballë qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara.

“Çështjet dhe objektivat mund të përfshijnë zgjerimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, forcimin e institucioneve demokratike dhe të sundimit të ligjit, promovimin e reformës në drejtësi, zbatimin e përpjekjeve në luftën kundër terrorizmit dhe ato ushtarake…si dhe shtyrjen përpara të integrimit të Shqipërisë në strukturat Europiane dhe ato Euro-Atlantike,” shkruhet në kontratë.

Ballard Partners është një kompani e njohur me bazë në Florida, e cila ka tërhequr vëmendjen e medias amerikane për shkak se presidenti i saj, Brian Ballard njihet si një ndër mbledhësit kryesorë të fondeve për fushatën presidenciale të Trump në shtetin e Floridas.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Sipas revistës “Politico”, Ballard Partners hapi zyrën e vet të lobimit në Uashington pas fitores së Trump dhe firmosi kontratën e parë të lobimit me Republikën Domenikane për 900 mijë dollarë në total.

Partia Socialiste e Shqipërisë është klienti i dytë i huaj për Ballard Partners.

Kontratat me kompani të kushtueshme lobuese për të ndikuar mbi qeverinë amerikane janë manovra të përdorura herët nga partitë politike në Shqipëri, të cilat kohët e fundit po shënojnë një kulm të ri. Partia Socialiste i është bashkuar në këtë përpjekje Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, të cilat kanë punësuar më herët lobuesit e tyre për të vendosur marrëdhënie me administratën e Trump-it.

Në dy investigime të mëparshme, BIRN zbuloi se  Lëvizja Socialiste për Integrim pagoi mbi 300 mijë dollarë për lobim në SHBA gjatë vitit 2016, aktivitet i cili përfshinte edhe një ftesë për inaugurimin e presidentit Trump. Ndërkohë, Partia Demokratike e pajtoi në muajin mars kompaninë e lobimit   “Stonington Strategies,” pjesë e “Muzin Capitol Partners” për 25 mijë dollarë në muaj.

*Ky shkrim u përditësua pasi BIRN siguroi kontratën e plotë, që saktëson se kontrata nuk u nënshkrua nga kryefinancierja e PS, por nga drejtori i Komunikimit, Endri Fuga. Të dhënat e përditësuara përfshijnë gjithashtu vlerën e kontratës, afatin e saj dhe objektivat që merr përsipër kompania lobuese, Ballard Partners për llogari të Partisë Socialiste.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Luan Rama: Koalicioni nuk është i rëndësishëm! PS-LSI drejt ndarjes

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 15 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 14/07/2025

EMRI/ Vrau të dashurën dhe nënën e saj, ngelet në burgim të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

22:54 : 14/07/2025

Sa gjatë mund të durojë një person pa ushqim? Ja çfarë i ndodh trupit tonë ditë pas dite

22:52 : 14/07/2025

Eurobasket vajza, Shqipëria U16 merr medaljen e bronzit

22:47 : 14/07/2025

“Bëj rrobat gati të vish në fshat”/ Zbardhet debati me babain i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

22:40 : 14/07/2025

SHBA/ Roboti i fuqizuar nga AI kryen një ndërhyrje kirurgjikale pa ndihmën e njeriut

22:28 : 14/07/2025

Zjarr në kodrën e Selitës, flakët përhapen në një sipërfaqe të madhe (VIDEO)

22:26 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com