Thellohet skandali i abuzimeve nga Spitali Hygeia, ja shkeljet me paketat e kardiologjisë

Nga Boldnews.al

Në vijim të raportit konfidencial që disponon Boldnews.al, të tjera shkelje të rënda evidentohen në spitalin privat Hygeia. Sëfundmi ka të bëjë me paketat e anglioplastikës koronare, angiografisë koronare, by-pass arto koronar dhe intervent valvolar, shërbime këto që kryhen për pacientët që vuajnë nga zemra.

Raport ekskluziv me Nr. Protokolli 2153, datë  04.05.2015,  është përpiluar nga mjekë të Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Universitar dhe Kontrollit Spitalor dhe përkon për periudhën  1.12. 2014 – 31.3.2015. Gjatë këtyre 4 muajve, në total janë kryer 64 ndërhyrje kirurgjikale për vendosjen e stend-ave për pacientët që kanë kaluar infarkt akut të miokardit, kapin një vlerë prej 6.818.652 lekë (të reja).

paketa

Nga 64 paketa të cilat janë rimbursuar nga buxheti shtetëror nëpërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), janë evindetuar në 11 prej tyre mangësi në dokumenta duke ngritur dyshime për evazion fiskal të spitalit Hygeia.

Nga kontrolli rezultoi se në kartelat me Nr. 7458, 7558, 7474, 7638, 7677, 7276 nuk përshkruheshin të gjitha rubrikat si: arsyeja e shtrimit, anamneza, ekzaminimet laboratorike ose nuk përshkruhej procedura e koronarografisë  dhe e angioplastikës dhe dekursi në dalje. ( trajtuar në fq. Fq.20-21, 24 të projekt raportit )

Këto veprime janë në kundërshtim me: Kontratën S/2014-S/2015 me spitalin (Për financimin e paketës shëndetësore të  kardiologjisë dhe të kardiokirurgjisë), Neni 11 (Sanksionet, kushti penal), Pika 4, ku citohet: “Spitali paguan kushtin penal 5000 lekë – Kur dokumentacioni mjekësor dhe kartelat klinike nuk janë plotësuar në rregull.”

Për këtë mangësi spitali Hygeia u gjobit me shumën 30 000 lekë (të reja) në total.          

Gjithashtu nga kontrolli rezultoi se në kartelat me nr 9078, 9150, 7767, 7889, 2445 nuk ishte i plotësuar protokolli i ekzaminimeve laboratorike për paketën e angioplastikës. Në këto kartela mungonin:

LEXO EDHE  Edi Rama dhe Mark Marku/ Sprovë e "dështuar" për të shpjeguar politikisht një Kryeministër

-Analizat e ngarkesës virale

-Natë qëndrimi ishte një natë në pavion dhe jo 2 dy netë në reanimacion sic është në protokollin e këtyre paketave .

Në të gjitha rastet e kartelave të kontrolluara ekzaminimet kryheshin vetëm një herë para kryerjes së procedurës dhe nuk përsëriteshin pas procedurës së angiografisë.  Këto veprime janë në kundërshtim me: Kontratën S/2014-S/2015 me spitalin (Për financimin e paketës shëndetësore të  kardiologjisë dhe të kardiokirurgjisë), Neni 3 (Detyrimet e Spitalit). Pika 1 ku citohet: “Spitali duhet të japë shërbimin e paketave shëndetësore të shërbimeve të kardiologjisë  dhe të kardiokirurgjisë sipas protokolleve të tyre (bashkëngjitur aneksi 1 dhe 2 të kësaj kontrate).”

Për këtë mangësi DSHSUKS-ja ka rekomanduar që spitali Hygeia duhet të paguante gjobën prej 500.000 lekë (të reja).

Gjithashtu ky spital privat i detyrohet 3 pacientëve të paketës së angiografisë koronare tu kthejë 42.000 lekë (të reja), pasi ata kanë kryer pagesë për shërbime që mbuloheshin nga shteti nëpërmjet FSDKSH.

paketa 2

Nuk dihet nëse Spitali Hygeia ka paguar gjobat e marra nga DSHSUKS për shkeljet e kryera në kurriz të pacientëve. Boldnews.al pritet të publikojë në vijim edhe një rast, ku disa familjarë kanë paguar mijëra euro për të afërmin e tyre por që humbi jetën për shkak të një mjekimi të gabuar.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here