• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush është banda e Rilindjes që po helmon Fierin me inceneratorin e mbetjeve

18:33 : 06/04/2017
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, SOCIALE

Nga Jonida Tashi

Prej datës 20 mars, banorët e një fshati të vogël në hyrje të qytetit të Fierit, Verri, po protestojnë në emër të jetës, që afër shtëpive të tyre të mos ndërtohet një incenerator për djegien e mbetjeve të rrezikshme. Revolta e tyre është në të drejtën legjitime për të jetuar. Banorët e asaj zone jetojnë me tokën, ku kultivojnë ushqimet për bagëtitë, grurin për të nxjerrë bukën apo kultura të tjera bujqësore, një pjesë e të cilave shiten në qytet.

Sot, pranë këtyre banorëve nuk gjendet asnjë përfaqësues qeveritar qoftë edhe lokal. Deputeti i përhershëm i zonës, Ervin Koçi, djalë i lindur ngjitur me fshatin Verri, atë që gjendet buzë rrugës në Vajkan, e la mandatin për tiu rikthyer karrierës së tij si ekonomist, fill pasi mori edhe një mesazh nga banorët që i kërkonin ndihmë. Ndjesën për asgjë që nuk bëri dot në aq vite për banorët e fshatit të tij më së pari, por jo vetëm, e bëri në postimin e tij në facebook. Aty mori guximin të fliste, se në Kuvend se ka thënë kurrë një fjalë për asnjë shqetësim që kanë banorët në zonën e Fierit. As për ata maratonomakët e Zharrzës që u dergjen në protesta, greva e marshime epike për të kërkuar lekët për shtëpitë që po u shemben nga kompania private e lejuar nga shteti për të nxjerrë naftë. Po, u ka shkuar në derë një herë kur ka shoqëruar drejtues të partisë ku ai bën pjesë për t’u kërkuar votën, që e kanë marë pa vështirësi, pasi zona njihet si e majtë ashtu sikurse është konsideruar edhe i gjithë Fieri, si një nga bastionet e socialistëve.

Ndërsa administratori i Njësisë Administrative Mbrostar, Gëzim Dhima, kushëriri i parë i deputetit Ervin Koçi, as i ka rënë në mendje halli i këtyre banorëve dhe pse i ka shoqëruar në distancë në protestat para Bashkisë. Pas administratorit, një tjetër njeri i afërt i Ervin Koçit, kushërira e tij e parë, drejtoresha e shkollës së mesme dhe 9-vjeçare “Vasil Sota” Verri, Aurora Bualli, mban nën presion nxënësit që të mos largohen nga mësimi për të shkuar në protestë. Ndërsa kur i janë dashur kushëririt deputet për mitingje politike porta e shkollës është hapur në të dyja anët, e mësuesve u është bërë presion për pjesëmarrje, në të kundërt, duhet të iknin nga puna. Të tjerë të punësuar ka nga fisi i Ervin Koçit pranë institucioneve në Fier. Rilindja udhëheq me bandë, ky është një rast që e dëshmon mirë, ku një pjesë e Fierit drejtohet nga fisi i Ervin Koçit, që qeveria i ka besuar së fundi edhe detyrën e drejtuesit të një prej institucioneve më të rëndësishme të kontrollit të tregjeve, që është Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Por e keqja për banorët e fshatit Verri, që nuk kanë parë kurrë asnjë ndihmë nga shteti nuk mbaron me djalin e zonës së tyre. Banorët kanë protestuar edhe para Bashkisë se Fierit, duke kërkuar sqarime nga kryetari i saj, Armando Subashi, që për hir të interesave të tij personale, hesht dhe lejon që një kompani fantazëm të nisi punimet në një tokë që ai pretendon se banorët e zonës ja ka dhënë vetë investitorit. E vërteta nuk është kështu! Asaj toke i ka dalë pronar i biri i Sabri Godos, Arben Godo, vëllai i doktoreshës së mirë onko-hematologe për fëmijë, Anila Godo. Arben Godo nuk ka asnjë lidhje me fshatin, as e di si jetohet aty apo çfarë dëmi do t’u shkaktohet banorëve, shumë prej të cilëve si zë gjumi natën nga meraku. Por për merakun e tyre sot nuk kujtohet askush.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Ministri i Mjedisit, Leter Koka, pasi lejoi ndërtimin e një inceneratori në zonën e Elbasanit, firmosi edhe kontratën e dytë koncensionare në dhjetor të vitit 2016, kësaj radhe për Fierin. Koka me siguri nuk pyeti e as dëgjoi ekspert, as ambientalistë, as i hyri llogarive të ndotjes, madje-madje harroi që jemi në prag fushate dhe si bëri hesapet mirë as me votat. Sot, pasi banorët i janë drejtuar zyrtarisht, ministri u ka bërë të ditur se nuk ka dhënë leje për ndërtimin e inceneratorit e se kontrata do ku duan të ndërtojnë një fabrikë helmuese.dokumenta 1

Policia e Shtetit, siç ka dhe emrin, po i dhunon, po i  përndjek, po u bën presion banorëve të fshatit duke i dërguar fletëthirrje që të paraqiten në Prokurori, njerëzve që s’kanë pasur kurrëfarë lidhje me krimin në jetë, por veç me punën dhe tokën që duan t’ua helmatisin. Deri tani kanë proceduar 18 banorë, të tjerë po kërcënojnë çdo ditë. Mendojnë se me frikë do munden të mposhtin njerëzit e punës. Kreu i Bashkisë, Armanado Subashi, u ka dërguar fjalë banorëve të fshatit me të besuarit e tij se të gjithë do të përfundojnë në burg dhe inceneratori do të bëhet. Këta njerëz shtetin e kanë shndërruar në pronë private, që e përdorin si dhe për çfarë të duan.

Para se të mbërrihej në Verri, lufta për mos lejimin e inceneratorit ishte zhvilluar nga banorët e fshatit Mbyet, pastaj ata në Mbrostar. Po shëtisin vend më vend për të gjejtur një copë tokë ku të ndërtojnë një impinat vdekje, e që njerëzve po ua shesin si mundësi punësimi, ndërkohë që për fshatin nuk janë kujtuar asnjëherë dhe tani që u ra mendja po kërkojnë ta zhdukin.

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Spahiu: Meta të jetë kryeministër. Kosta: PS fiton zgjedhjet edhe pa LSI-në

TË GJITHA

Sezoni i Gaforres ka filluar, ja çfarë pritet për secilën shenjë të horoskopit

19:12 : 20/06/2025

Trajneri rus: Transferimi i Mirlind Dakut te Zeniti dështoi për shkak të lojtarëve serbë

19:06 : 20/06/2025

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

19:01 : 20/06/2025

Izraeli shkatërron gjysmën e lëshuesve të raketave të Iranit

18:59 : 20/06/2025

Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut

18:43 : 20/06/2025

Kompanitë po blejnë Bitcoin me miliarda, një garë globale që po “ndez” bursat

18:39 : 20/06/2025

Bayern Munich insiston për Leao, Milani me pretendime të qarta

18:34 : 20/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com