A po heton BE-ja vilën 1.65 mln euroshe të Vlahutin? Përgjigjia e zyrës antimashtrim në Bruksel

Vila e ambasadores së Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin është bërë objekt diskutimi edhe në Bruksel, për shkak të shumës së madhe të parave që ka kushtuar rezidenca e banimit.

Zyra Anti-Mashtrim e BE-së (OLAF) ka refuzuar që të konfirmojë apo të mohojë nëse po heton çështjen aktuale, që dyshohet për një marrëveshje të mundshme korruptive nga ambasadorja Vlahutin.

Zyra Anti-Mashtrim e BE-së është pyetur nga portali “Tirana Echo” nëse ka nisur hetim.

“Nuk jemi në gjendje t’i përgjigjemi pyetjes suaj. OLAF zakonisht nuk bën komente për rastet që janë nën hetim apo që nuk janë nën hetim. Duhet të ruajmë konfidencialitetin e çdo hetimi të mundshëm apo ndonjë procesi gjyqësor të mundshëm, në mënyrë që të respektohen të drejtat personale”, thotë Zyra Anti-Mashtrim e BE në një prononcim për portalin “Tirana Echo”.

LEXO EDHE  VIDEO/ Basha: Mjaftojnë dy mandate, pastaj duhet të lëshsoh karrigen

Mësohet se OLAF ka konfirmuar gjithashtu për këtë portal se drejtori i përgjithshëm i Zyrës Anti-Mashtrim të BE-së dhe prokurori i përgjithshëm shqiptar Adriatik Llalla kohët e fundit kanë shkëmbyer mendime rreth bashkëpunimit mes dy institucioneve që drejtojnë.

Vila e re e ambasadores së BE Romana Vlahutin në “Rolling Hills” është trajtuar gjerësisht në disa media shqiptare. Vila që është blerë 1.65 milionë Euro ka kushtuar më shtrenjtë se një vilë në “Rolling Hills”, ku më e shtrenjta kap një shifër prej 800 mijë Euro.