FOTO/ Supergrabitja e 3.2 mln dollarëve, RENEA dhe FNSH operacion për kapjen e autorëve

Dy persona të dyshuar si autorët e supergrabitjes së 3.2 milionë dollarëve janë identifikuar nga policia.

Pas identifikimit edhe të vendodhjes së tyre, një operacion i madh policor mësohet se ka nisur në Tiranë dhe rrethina për të kapur autorët e dyshuar.

Operacioni policor është duke u zhvilluar në zonën e Vorës dhe Prezës, ku policia dyshon se janë autorët e supergrabitjes. Në aksion janë duke marrë pjesë forca të shumta të RENEA-s, FNSH-së dhe Policisë së Tiranës.

Operacioni është duke u bërë njëkohësisht nga toka dhe ajri.

Supergrabitja ndodhi të enjten e kaluar në rrugën drejt Rinasit.

LEXO EDHE  Gjosha-Ramës: lëre garën e çmendur për të dalë në ekran, nisni punë për tu ardhur në ndihmë banorëve

Po sot u mësua se vetëm një person, që ishte shoqëruar mbi ngjarjen, është ndaluar nga policia.

Raportohet se personi që ndodhej deri mbrëmë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, shtetasi me iniciale F.Xh., nga Lushnja, është shoqëruar tri ditë më parë bashkë me të vëllain.

Ky i fundit u la i lirë, kurse F.Xh. vijon të qëndrojë në polici, për shkak se nuk ka argumentuar prezencën e tij pranë zonës ku ndodhi ngjarja, para, gjatë dhe pas grabitjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here