Ambasadori amerikan ka folur hapur, me emra konkretë në konferencën “Pjesëmarrja qytetare e demokracia”, sot ku ka sulmuar Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla për të cilin tha se nuk e ka dashur reformën në drejtësi. Lu tha ai është shembulli më i qartë i asaj që po duket se si njerëz të fuqishëm po përpiqen të ruajnë kontrollin mbi gjykatat.
“Për më shumë se 18 muaj ai ka folur vazhdimisht dhe me zë të lartë kundër reformës në drejtësi”, tha Lu.
“Në nëntor dhe dhjetor prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterëave të ILDKPI që është thelbësor për vetingun. Të premten e shkuar sic kërkohet nga kushtetuta e re u hodh shorti për KED, që do mbrojnë institucionet e reja të gjyqësorit. Prokurori i përgjithshëm dhunoi frymën e kushtetutës duke dërguar një listë me 3 emra. Kushtetuta është e qartë që këta anëtarë të Këshillit të Emerimeve ne Drejtesi duhet të përzgjidhen me short. Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese dorëzuan listat më të gjata për personat e kërkuar. Në dallim me to, prokurori i përgjithshëm i përzgjodhi vetë duke dërguar vetëm një listë me 3 emra përzgjedhur vetë pa transparencë”, tha Lu.