• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Studimi: Shqiptarët nuk kanë më besim te qeveria Rama-Meta

17:04 : 25/01/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Besimi i qytetarëve shqiptarë te qeveria e kryeministrit Edi Rama ka rënë në tre vitet e fundit, thuhet një studim mbi perceptimin e pandëshkueshmërisë në vend nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, IDRA.

Sipas studimit të publikuar nga IDRA të mërkurën, indeksi i besimit në qeverinë shqiptare ra nga 42 pikë në një shkallë prej 100 pikësh në vitin 2014 në 35 pikë në vitin 2017, duke regjistruar një nga rëniet më të mëdha të besimit në institucionet publike.

Një tjetër institucion që ka shënuar rënie të lartë në indeks është dhe Parlamenti, i cili nga 34 pikë nga 100 pikë në 2014-ën, ka rënë në 27 pikë nga 100 pikë në 2017-ën.

Palamenti ndiqet nga Prokuroria e Përgjithshme, që gjithashtu ka shënuar rënie nga 38 në 32 pikë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ka shënuar një rënie nga 36 në 31 pikë.

Institucioni më pak i besuar nga qytetarët shqiptarë, ashtu si në vitin 2014 mbetet gjyqësori me 24 pikë në indeks nga 100 pikë, duke shënuar një rënie prej 2 pikësh nga viti 2014.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Studimi, i cili titullohet “”Pandëshkueshmëria – Opinioni publik mbi kuptimin, arsyet dhe rolin e institucioneve,” dhe është kryer në periudhën kohore Tetor 2016-Janar 2017, është mbështetur teknikisht dhe financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur në Shqipëri, OSFA.

Ky studim bazohet në një anketë kombëtare me 1200 persona në moshë 16 vjeç e lart, nga të cilët 200 të anketuar i përkasin grupmoshës 16-24 vjeç.

Sipas studimit, interesi i qytetarëve shqiptarë ndaj problematikave me të cilat vendi përballet ka pësuar një rritje gjatë viteve të fundit dhe fokusi i tyre kryesor mbeten çështjet politike, sociale dhe ekonomike.

“Ekonomia, korrupsioni dhe keqqeverisja figurojnë sërish si dimensionet më problematike në Shqipëri, por me një rënie përsa i përket frekuencës së natyrës së tyre problematike,” tha IDRA në njoftim për shtyp mbi studimin.

Ekonomia vazhdon të jetë problemi kryesor me të cilin përballen shqiptarët, i vlerësuar si shumë problem nga 82 % e të anketuarve, i ndjekur nga korrupsioni dhe keqqeverisja, të identifikuar si shumë problem nga 80 % të anketuarave.  I treti problem serioz identifikohet pandëshkueshmëria, e ndjekur nga shëndetësia, arsimi dhe ndotja e mjedisit.

Ngjashëm me vitin 2014, kur indeksi i pandëshkueshmërisë u publikua për herë të parë, media vazhdon të vlerësohet si aktori më i suksesshëm përsa i përket hetimit dhe raportimit të shkeljeve të ligjit nga zyrtarët e lartë, pavarësish se shpesh perceptohet si një pushtet i kufizuar nga  interesa politike dhe ekonomike.  Televizioni vazhdon të jetë mediumi kryesor i informacionit për qytetarët, por një rol në rritje kanë dhe publikimet në internet dhe rrjetet sociale.

Sipas të anketuarve, fenomeni i pandëshkueshmërisë në Shqipëri lidhet ngushtësisht me moszbatimin e ligjit dhe mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë si dhe korrupsionin. Ligji perceptohet se vepron me dy standarte, një për qytetarët e thjeshtë dhe një tjetër për zyrtarët e lartë.

Edhe pse ‘mesatarisht’ të informuar për reformën në drejtësi, pritshmëritë e shqiptarëve në lidhje me zbatimin e saj  janë të dyzuara dhe vetëm 42 % e të anketuarve shprehen optimistë për zbatimin e reformës.

Në vlerësimin e perfomancës së institucioneve ligjzbatuese, Prokuroria e Përgjithshme merr notën më negative, ku 22 % e të anketuarve e vlerësojnë punën e saj keq dhe 18 % si shumë keq, 35 % as mirë as keq dhe vetëm 19% shumë mirë dhe mirë. Ndyshe nga Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit ka një vlerësim më të mirë, ku 2 /3 e të anketuarve e vlerësojnë si mirë (44%) dhe shumë mirë (22%). /BIRN/

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

VIDEO/ Ja çfarë po ndodh pranë Shtëpisë së Bardhë

TË GJITHA

Xhuliano Hoxha zbulon vajzën që i ka “marrë zemrën” Erion Alibejt: Pse nuk e permend dashurinë e shekullit?

12:34 : 17/06/2025

Kufizim i qarkullimit të mjeteve të rënda, publikohet plani i masave për sezonin turistik

12:30 : 17/06/2025

Kërkoi lirinë, GJKKO lë në burg Erion Veliajn

12:25 : 17/06/2025

Trondit Igli Hasani, i bën thirrje Iranit të ndalë aktivitetet bërthamore

12:19 : 17/06/2025

Vrasja e Klevis Kapllanit/ Alibej: Punonte si shofer i Nuredinit! Çunat e Fushë Krujës e gjetën të ekzekutuar

12:18 : 17/06/2025

Grabitje me armë në Kosovë

11:59 : 17/06/2025

BUNKERI I ILDKP/ “Faji i sistemit”, si u fshehën për 3 vjet deklaratat e pasurisë së politikanëve

11:56 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com