“CEZ”, Zheji: Ish-miqtë i janë turrur Berishës, e duan trofe për zgjedhjet e qershorit

Teksa po vlon debati për Komisonin Hetimor për dosjen CEZ dhe akuzat e drejtpërdrejta nga maxhoranca ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, analisti Artur Zheji thotë se e gjitha kjo “është skenar i mirëmenduar për ta pasur Berishën trofe për zgjedhjet që vijnë”.

Zheji duke në një analizë publikuar në 360gradë.al, Zheji shkruan: “Tanimë kemi të bëjmë me një sulm të drejtëpërdrejtë, ndaj ish kryeministrit Berisha, lidhur me cështjen e Çez dhe jo vetëm. Janë mbledhur tufë të gjithë ish miqtë e tij, ish krijesat e tija të dikurshme, të cilat kanë filluar një gjueti shtrigash ndaj një personi të vetëm, për ta pasur atë, Sali Berishën, një trofè për Zgjedhjet e ardhshme të Përgjithshme. Berisha edhe mund të ketë përgjegjësi legale për cështjen Çez, apo të tjera, sepse ka qenë më së fundi 8 vite rresht kryeministër dhe korrupsion kishte, ashtu si edhe sot”. Sipas tij, kështu si po kurdiset Komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje, ashtu si edhe janë kurdisur pasqyrimet dhe interpretimet mediatike të mediave të pushtetit, koncepti i Drejtësisë dhe përdorimi politik, janë përzier në një të vetme. “Kërkohet pra, me ngulm dhe sipas një skeme të mirëmenduar, binjakëzimi i sistemit të ri të drejtësisë, me goditjen personale të kollonës më të lartë dhe më të “rrezikshme” opozitare që ka sot për sot Shqipëria”­ shkruan Zheji.

Duke shtuar se nuk ka pasur e nuk ka asnjë përfitim nga ish­kryeministri, madje kujton gjithë dëmet që ai dhe qeveria e tij i kanë shkaktuar personalisht.

LEXO EDHE  Rama takon në Nju Jork Xhorxh Sorosin: Mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur

“Personalisht nuk kam marrë kurrë ndonjë përfitim nga Sali Berisha. Madje më ka sjellë dëme në jetën time personale, duke më shkarkuar në mënyrë të paligjshme nga detyra që kisha në vitin 2006, ndërkohë që ministri asokohe i kulturës, më hoqi edhe gruan nga puna, si edhe më hoqën çdo priviligj të trashëguar nga detyrat shtetërore. Nuk kam asnjë detyrim ndaj tij, apo ndaj Partisë Demokratike, në mos qoftë krejt e kundërta. Por tani arësyetimi lidhet ngushtë me të ardhmen e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri dhe me skemën e rrezikshme të “bërjes drejtësi të përzgjedhur” apo selektive, ndaj ish kryeminsitrit Berisha”­ shkruan ai.

Analisti shkon më tej kur thotë se gjuetia e shtrigave, që njera palë po bën, me prapavijë dhe frymëzim të qartë politik dhe hakmarrës, e dëmton që në djep, ringritjen e një Drejtësie të Re, e cila duhet ti ketë sa më larg funksionit apo përfitimit të vet, përcaktimet e veta, të mbështetura në Ligj dhe jo në vullnet apo pikësynim elektoral. Sipas tij ish-kryeministri Berisha, është dhe duhet të jetë një person pa imunitet ndaj Ligjit, ashtu si edhe ish ministrat e tij, porse ky është dhe duhet të jetë një proçes paralel, trasversal dhe gjithëpërfshirës.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here