Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi ishte thirrur nga kryeprokurori, Adriatik Llalla.
Mësohet nga burime brenda organit të akuzës se ministri është thirrur në prokurori “për hetimin që është hapur në lidhje me çështjen e zgjedhjeve në Dibër, ku PD ka depozituar një padi për blerje votash”.
Gjiknuri ka udhëhequr fushatën për bashkinë e Peshkopisë. Ndaj në këtë cilësi është thirrur për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve.
Por zyrtarisht prokuroria është shprehur se ministri Gjiknuri “ndodhet aty për çështje institucionale”.