• Kontakt
Monday, May 29, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

“Vettingu” i politikanëve, ligji i ri për anti-korrupsionin në nivele të larta

20:01 : 04/01/2017
në AKTUALITET, POLITIKE
Pesë personat që do të hapin dosjet e Sigurimit të Shtetit

27 ligjet e paketës së re që plotëson reformën në drejtësi nuk janë njësoj të rëndësishme si 7 ligjet e para. Por një prej tyre është një përpjekje për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, duke patur në shënjestër pasurinë e paligjshme.

Ndryshimi i ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive është një bashkëpunim me amerikanët dhe me 5 pikat e tij kryesore duket se është konceptuar si një vetting për pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë shqiptarë.

Ligji i ri redukton numrin e atyre që kanë detyrimin të deklarojnë pasurinë, me qëllim që, duke hequr nga lista nëpunësit e ulët, inspektoriati të fokusohet tek kontrolli i njerëzve me pushtet dhe që administrojnë fonde e pasuri publike.

Me kërkesën e ekspertëve amerikanë të OPDAT-it, ligji detyron zyrtarët e lartë të deklarojnë edhe pasuritë e luajtshme në përdorim, me argumentin se kjo shmang fshehjen e pasurive që zyrtarët nuk i kanë në pronësi, por i përdorin ato.

Ligji ndryshon formularin e deklarimit duke detyruar subjektet të deklarojnë jo vetëm pakësimin apo shtimin e pasurisë gjatë një viti, por deklarimin e përvitshëm të të gjithë pasurisë.

Lexo edhe:

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

Paralajmëron nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

Kjo duhet të shoqërohet edhe me burimin e kësaj pasurie, një kërkesë që ngjan shumë me vettingun e pasurisë për gjyqtarët dhe prokurorët.

Ligji u jep inspektorëve atributet gjyqësore në rast të mosdeklarimit apo fshehjes së pasurisë nga subjektet, në mënyrë që dokumentat e mbledhura gjatë hetimit të kenë vlerën e provës në një proces penal.

Ligji synon të fuqizojë kryeinspektorin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe ta bëjë atë sa më të pavarur nga politika. Përveç zgjedhjes dhe shkakrimit me shumicë të cilësuar në Parlament, kohëzgjatja e mandatit të tij propozohet të rritet në 7 vjet nga 5 që e ka aktualisht dhe pa të drejtë rikandidimi.

Por kjo nuk do të thotë se do të ketë një kryeinspektor të ri. Zgjatja e mandatit të Shkelqim Ganit deri në plotësimin e 7 viteve është sanksionuar në pikën e fundit të ligjit dhe Top Channel ka mësuar se ky është një propozim i amerikanëve.

Një propozim i tillë vjen në kulmin e konfliktit mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Inspektoriatit, prej të cilit organi i akuzës kërkon të marrë të dhënat e serverit të deklarimit të pasurive.

Një betejë që është aktualisht në Gjykatën e Lartë dhe që lidhet drejtëpërsëdrejt me vettingun e pasurisë së njerëzve të drejtësisë dhe politikës. (Top-Channel)

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
LSI zbulon skenarin e PS-së për zëvendësimin e Llallës: Ja pse është skandal
AKTUALITET

Paralajmëron nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 përsona
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 përsona

11:42 : 11/01/2018
Aksident tragjik në Cremona, vdes gruaja shqiptare e majorit të karabinierëve
AKTUALITET

Aksident tragjik në Cremona, vdes gruaja shqiptare e majorit të karabinierëve

11:21 : 11/01/2018
Paloka, Rama ka frikë, ja vendimi që ka marrë
AKTUALITET

Paloka, Rama ka frikë, ja vendimi që ka marrë

11:17 : 11/01/2018
Spaho: Dorëheqja e Ruçit, hapi i parë për kthimin e Kuvendit në normalitet
AKTUALITET

Spaho: Dorëheqja e Ruçit, hapi i parë për kthimin e Kuvendit në normalitet

11:11 : 11/01/2018
Para
Vendi në epidemi gripi, nuk ka vaksina

Vendi në epidemi gripi, nuk ka vaksina



TË GJITHA

Përmbytet anija turistike në Itali, humbin jetën 4 persona

Përmbytet anija turistike në Itali, humbin jetën 4 persona

17:12 : 29/05/2023
VIDEO/ Festa e çuditshme e tifozëve të Partizanit, futen në fushë dhe  zihen me Mba dhe Maget

VIDEO/ Festa e çuditshme e tifozëve të Partizanit, futen në fushë dhe zihen me Mba dhe Maget

17:12 : 29/05/2023
KFOR-i ndërhyn në veri të Kosovës, shpërndan protestuesit

KFOR-i ndërhyn në veri të Kosovës, shpërndan protestuesit

17:00 : 29/05/2023
Zyrtare/ Klubi i Kategorisë Superiore bën dy goditje ‘big’ në merkato (FOTO)

Superliga/ Erzeni i bën ballë Tiranës në pjesën e parë, Partizani kryeson ndaj Teutës. Rezultatet

16:52 : 29/05/2023
Partizani-Teuta/ Shpërthen festa e të kuqve, Rrapaj u jep avantazhin (VIDEO)

Partizani-Teuta/ Shpërthen festa e të kuqve, Rrapaj u jep avantazhin (VIDEO)

16:46 : 29/05/2023
Tentoi të shkonte në Francë me pasaportë false, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Tentoi të shkonte në Francë me pasaportë false, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

16:45 : 29/05/2023
Benzi përplaset “kokë më kokë” me Volkwasgen në Korçë, 3 të plagosur

Benzi përplaset “kokë më kokë” me Volkwasgen në Korçë, 3 të plagosur

16:43 : 29/05/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com