Mbrëmjen e 31 dhjetorit BBC-ja njoftoi në llogarinë e saj zyrtare në Twitter se Mbretëresha Elizabeth II ishte ndarë nga jeta.
“Rrethanat nuk dihen. Më shumë në vijim”, – shkruhej në faqen e gjigandit mediatik. Thashethemi nisi të qarkullojë gjerësisht në rrjete sociale, derisa reporteri i BBC News, Rory Cellan-Jones, i hodhi poshtë si “lajthitje”.
Menjëherë pas tyre Pallati Mbretëror u detyrua të japë një deklaratë publike ku njoftonte se Mbretëresha ishte gjallë, por prej një jave vuante pasojat e gripit. Mbretëresha Elizabeth nuk ishte as pjesë e meshës së përvitshme të Vitit të Ri në Sandrigham. Por në moshën 90-vjeçare, vdekja nuk është një realitet i largët për Mbretëreshën dhe Britaninë e Madhe. Çfarë do të ndodhte nëse monarkja e Mbretërisë së Bashkuar do të ndahej nga jeta?
Britania do të hynte në zi për të paktën 12 ditë. Vdekja e saj do të ndikonte gjithçka, nga industria financiare deri tek axhenda televizive në vend. Vdekja e një monarku do të shkatërronte ekonominë dhe do të ndikonte në tregjet e aksioneve dhe bankat e vendit. Mënyra se si bëhet publik lajmi i vdekjes së Mbretëreshës ka të bëjë shumë me mënyrën e vdekjes. Nëse vdes nga një sëmundje e gjatë, mënyra e njoftimit duhet të jetë planifikuar.
Duke qenë se BBC është televizion publik, do të ndjekë dhe transmetojë vdekjen e Mbretëreshës dhe gjithçka që lidhet me të, duke ndryshuar axhendën e tij normale. Televizioneve të tjera nuk u kërkohet të ndërpresin axhendën, por është e sigurt që do ta bëjnë diçka të tillë. Pavarësisht nëse është e papritur ose vdekja vjen në një vend publik si në rastin e Princeshë Diana, pallati do të ketë kontroll mbi shpërndarjen e lajmeve. Pas lajmërimit zyrtar të vdekjes së Mbretëreshës, BBC do të anullojë të gjitha shfaqjet komedi deri pas varrimit të saj.
Si pasardhësi i saj, nëse mamaja e tij vdes, Princi Charles do të shpallet Mbreti Charles. Gjithçka do të ndryshohet, nga fjalët tek Himni kombëtar deri tek pullat e postës që do të shfaqin Mbretin e ri.
Deputetët e rinj do të japing betimet e tyre përpara monarkut të ri, edhe pse ekziston një traditë mes deputetëve republikanë, që kryqëzojnë gishtat kur bëjnë betimin. Princi William do të zërë vendin e të atit duke u kthyer në Princin e Wales, ndërsa kate Middleton do të marrë titullin Princesha e Wales, që më parë e ka mbajtur Princeshë Diana.
Përpara se të varroset, trupi i Mbretëreshës do të qëndrojë në godinën e Ëestminster, hapur për 23 orë në ditë deri ditën e varrimit, me qëllim që njerëzit të shkojnë për ta vizituar. Numri i personave që do të vizitojnë trupin e Mbretëreshës është i pallogaritshëm. Më shumë se 200,000 njerëz nderuan nënën e Mbretëreshës kur u nda nga jeta në vitin 2002. Pas vdekjes së Princeshë Diana në 1997-ën, 1 milion buqeta me lule u vendosën jashtë pallatit mbretëror.
Funerali pritet të ndodhë 12 ditë pas vdekjes së mbretëreshës, do të transmetohet në television dhe në transmetim direkt online. Lidera dhe udhëheqës nga e gjithë bota do të jenë të pranishëm në funeral. Trupi i Mbretëreshës Elizabeth mund të vendoset për të pushuar në disa vende. Shumë spekulojnë se mund të varroset në pronat e saj në Balmoral ose Sandringham, ndërsa të tjerë besojnë se do të varroset pranë të atit Mbretit George VI në Windsor.