• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bota e errët e Fidel Kastros, një jetë me intriga dhe hakmarrje

15:55 : 26/11/2016
në BOTA, KRYESORE

Për 17 vjet, Juan Reinaldo Sanchez ka qenë pjesë e një skuadre elitë të specialistëve kubanë të sigurisë, të ngarkuar për mbrojtjen e jetës dhe privatësisë së Fidel Kastros. Por në vitin 1994, besnikëria e tij u vu në dyshim, kur bashkë me vajzën e cila jetonte tashmë jashtë vendit, një prej vëllezërve u nis me një raft për në Florida. Kastro e pushoi. Sanchez u burgos për dy vjet dhe u torturua. Në vitin 2008, ai dezertoi për në SHBA, duke u bërë i vetmi pjesëtar i eskortës së Lider Maximos-s, që largohet nga ishulli. Muajin që kaloi, Sanchezi ndërroi jetë, disa javë pasi botoi “Jeta e dyfishtë e Fidel Kastros”, një version në gjuhën angleze i “La Vida Oculta de Fidel Castro”, botuar fillimisht në Spanjë në vitin 2014. Koha e vdekjes së tij, ka bërë shumëkënd të ngrejë pyetjen, se mos dora e gjatë e diktaturës u zgjat për t’u hakmarrë, për rrëfimin e tij mbi jetën e ish shefit. Shkaku zyrtar i vdekjes është raportuar të ketë qenë kanceri në mushkëri.

Legjenda e Kastros, si një revolucionar i madh që sakrifikon për popullin e tij, ruhet duke mbajtur të fshehtë detajet mbi jetën e tij. Rrëfimi i Sanchezit tregon Kastron e vërtetë: hakmarrës, me vetëpëlqim të jashtëzakonshëm, dhe i dhënë pas shpërthimeve fëmijërorë të humorit – të ashtuquajturat “stuhi tropikale”. “Mënyra më e mirë për të jetuar me të”, shkruante Sanchez, “ishte që të pranoje çdo gjë që ai thoshte dhe bënte”. Nuk mund të kishte kohë më të mirë për daljen e librit. Administrata Obama sapo e ka hequr Kubën nga lista e shteteve mbështetës të terrorizmit, mes kritikave të forta nga mërgimtarët kubanë. Shqetësimet e tyre janë të kuptueshëm: Ndonëse thuhet se Kastro është tashmë i paaftë mendërisht, aparati i shërbimit të fshehtë që ai ndërtoi – i cili është i specializuar në dhunën për destabilizimin e demokracisë dhe trafikun e drogave dhe armëve – mbetet ashtu si ka qenë prej gjysmë shekulli. Sanchez ka parë me sytë e tij indiferencën e Kastros ndaj varfërisë në Kubë.

El Comandante ka mbajtur fjalime pa fund, duke bërë thirrje për sakrifica revolucionare. Por ai jetonte mes luksit, me një ishull privat, një jaht, 20 shtëpi në të gjithë ishullin, një kuzhinier personal, një doktor me kohë të plotë si dhe një dietë të përzgjedhur dhe përgatitur me kujdes. Kur një kompani kanadeze ofroi të ndërtojë një kompleks sportiv për vendin, Kastro e përdori donacionin për një fushë basketbolli private. Kudo ku udhëtonte nëpër botë, shtrati i tij çmontohej dhe dërgohej përpara, me qëllim që të kishte komoditetin që kërkonte. Kastro ishte i fiskuar me përhapjen e revolucionit të tij. Jashtë Havanës ishte ndërtuar një kamp i fshehtë i quajtur Puento Cero de Guanabo, ku siç shkruan Sanchez, “Kuba stërviste dhë këshillonte lëvizje guerilase (dhe organizata) nga e gjithë bota”. Rekrutë nga vende si Venezuela, Kolumbia, Kili dhe Nikaragua praktikonin rrëmbime avionësh dhe mësonin të përdornin eksplozivë. “Kili i Salvador Allendesë në fillim të viteve 1970”,- shkruan Sanchez, “ishte padyshim vendi ku influenca e Kubës kishte penetruar më thellë. Fideli i kushtoi energji shumë të mëdha dhe burime këtij qëllimi”, dhe atje infiltruan shumë operativë të shërbimeve të fshehtë kubanë.

Sanchezi kishte mësuar për atë që kishte ndodhur në Kili, përmes kryespiunit të famshëm revolucionar të Kastros, Manuel Pineiro, i cili “qëndronte gjithmonë përreth pallatit presidencial”, duke folur për të. Regjimi kuban “penetroi dhe u infiltrua në enturazhin e Allendesë, me objektivin e krijimit të një aleati të pakushte në Santiago de Chile”. Marksistët Miguel Enriquez, udhëheqësi i Lëvizjes së Kilit për të Majtën Revolucionare dhe Andres Pascal Allende, bashkëthemelues i asaj lëvizje radikale dhe gjithashtu nip i presidentit Allende ishin njerëzit e Kastros, që ishin stërvitur në Kubë”. Vajza e Allendesë, Beatriz u martua me një diplomat kuban në Santiago, bindi të atin që të dëbojë gardën presidenciale që ai kishte trashëguar. Ajo u zëvendësua nga “militantë të të majtës”, përfshirë edhe agjentë kubanë. Pas rrëzimit të Allendesë, Kastro vazhdoi të stërvisë rekrutë kilenë në Kubë. Një prej tyre ishte Juan Gutierrez Fischmann, që sipas Sanchezit “ishte i kërkuar prej një kohe të gjatë nga Interpoli” për rolin e tij në vrasjen e senatorit kilen, Jaime Guzman. Një ditë në vitin 1988, ndërkohë që Sanchez po qëndronte jashtë zyrës së Kastros, El Comandante priti ministrin e brendshëm.

Kastro e udhëzoi Sanchezin që të mos ndiqte rutinën e përditshme e të mos e rregjistronte takimin. Kur takimi u zgjat e u zgjat, Kastro nuk e hapi asnjëherë derën që të kërkonte uiski, si bënte zakonisht. Sanchezi, shumë kurioz vuri kufjet dhe nisi të dëgjojë. Ai i dëgjoi të dy tek flisnin “për një transaksion shumë të madh të trafikut të drogës, që po kryhej në nivelet më të lartë të shtetit”. Një vit më vonë, Kastro urdhëroi që gjenerali Arnoldo Ochoa – heroi më i nderuar kuban, nga Gjiri i Derrave deri në konfliktin e Angolës – si dhe tre oficerë të lartë të ushtrisë, të pushkatoheshin për trafik droge. Sanchezi arriti të kuptojë se “Fideli i përdorte njerëzit dhe më pas i hiqte qafe, pa u shqetësuar aspak”. Eshtë historia e revolucionit kuban, por nuk është e qartë nëse administrata Obama e kupton. Mary Anastasia O’Grady

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

The Wall Street Journal

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Donald Trump mund të mbyll USAID në vendet e botës, përfshirë edhe Shqipërinë

TË GJITHA

Izraeli godet Luginën Bekaa, 12 viktima nga sulmet ajrore

19:10 : 15/07/2025

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vijojnë marrëveshjet me Rusinë

19:09 : 15/07/2025

Prezantim me shqiponjën dykrenare, Luis Kaçorri pranon ofertën e sheikëve

18:59 : 15/07/2025

Fatura që po shteron qumështin/ Fermerët e vegjël përjashtohen nga tregu mes konfuzionit ligjor

18:57 : 15/07/2025

Zyrtare/ Kontratë deri në vitin 2035, Bilbao “blindon” Nico Williams

18:45 : 15/07/2025

Kosovë/ Supremja: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë shkel Kushtetuetën

18:45 : 15/07/2025

Izraeli ndalon palestinezët të hyjnë në det, duke ua marrë dhe “strehën” e fundit

18:37 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com