• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

“Plehrat”, Kokëdhima kundër Ramës: Mbështes protestuesit, Shqipëria rrezikohet nga mafia

18:10 : 24/11/2016
në POLITIKE
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Koco Kokedhima, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Koco Kokedhima, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.

Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima thotë se mbështet pa rezerva protestuesit kundër importit të mbetjeve.

Me anë të një reagimi në Facebook, ai shkruan se pavarësisht argumenteve që mund të sjellin deputetët e Partisë Socialiste, ky ligj refuzohet në shumicë nga qytetarët.

Përballë kësaj, Kokëdhima thotë se e majta e ka detyrim të qëndrojë besnik mbështetësve të saj kundër importit të plehrave, të cilat ai i konsideron të rrezikshme dhe që do të groposen në vendin tonë.

Reagimi i plotë:

Nuk do të doja ta shikoja këtë situatë, kur brenda në sallën e Parlamentit në shumicë janë deputetët e PS-së, ndërsa jashtë qëndrojnë dhe protestojnë kundër tyre aktivistët e mbrojtjes së mjedisit të Shqipërisë, të cilët në 2013 ishin aleatët tanë dhe mbështesnin PS-në, që ajo të vinte në pushtet. Plehrat në Shqipëri i futi qeveria e Berishës.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Shumica e majtë i shfuqizoi ligjet e Saliut. Kthimi ynë në ligjet e të shkuarës së PD-së u vjen shumë për shtat deputetëve të opozitës dhe nuk mirëpritet në popull. Pavarësisht nga argumentat që prezanton shumica jonë, shoqëria civile , veprimtarët e mbrojtjes së mjedisit, socialistët e bazës dhe qytetarët shqiptarë nuk i besojnë këto argumenta.

Ata kërkojnë që ligji për importin e mbetjeve të refuzohet në mënyrë përfundimtare. Ne kemi detyrim t’iu qëndrojmë besnik këtyre mbështetësve të së majtës sepse në vitin 2013 u kemi dhënë fjalën që nuk do lejojmë import të plehrave e të mbetjeve në Shqipëri.

Çdo import mbetjesh është edhe import plehrash, pavarësisht si mund ta sofistikojmë ne gjuhën. Në analizë të fundit çdo mbetje që përpunohet ka si mbetje të vetën, plehra të rrezikshme, të cilat duhet të groposen në tokën e Shqipërisë.

Këta demonstrues janë heronj dhe patriotë të pashoq, i duan shumë jetën, familjen nderin dhe atdheun. Ata kanë plotësisht të drejtë në kërkesat e tyre. Tri gjëra nuk duhet të lejohen të ndodhin në këto kushte në Shqipëri:

1) Nuk duhet të lejohet të importohen mbetje dhe plehra

2) Nuk duhet të lejohet që përmes territorit të Shqipërisë të tranzitohen plehra apo mbetje të çdo lloji

3) Nuk duhet të lejohet të ndërtohen inceneratorë për djegie të mbeturinave. Edhe ata që janë ndërtuar nuk duhet të lejohen të djegin. Të tjerë që janë në proces të mos lejohet të ndërtohen.

E kam shpjeguar edhe më përpara se PS nuk i meriton këto kosto. Në grupin e saj parlamentar ka shumë deputet patriotë dhe njerëz të mirë, të ndjeshëm, me integritet dhe seriozë. Këta deputet sigurisht që janë të shtrënguar të qëndrojnë në përputhje me atë, që udhëheqja e konsideron dhe e dikton si vendim politik të grupit parlamentar.

Unë mbështes pa rezerva protestuesit. Shqipëria është e rrezikuar nga planet e eko-mafias europiane. Ajo rrezikon të mbytet në plehra edhe pa këtë ligj. Kur partitë politike të reformohen, kandidatët për deputet do t’i zgjedhë anëtarësia e thjeshtë e bazës së partive me “një anëtar një votë” dhe jo kryetarët e partive siç bëhet sot. Atëherë demonstruesit dhe qytetarët e Shqipërisë do të ndihen dhe do të jenë të përfaqësuar në këtë Parlament.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Rikthehet Europa League, Man. Utd pret Feyenoord-in, Interit i duhet mrekulli

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com