• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Ministria e Mjedisit tender 240 milion lekë për rehabilitimin e dëmeve të guroreve që ka licencuar

17:16 : 18/11/2016
në INVESTIGIME, KRYESORE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) e cila është në varësi të Ministrisë së Mjedisit ka hapur thirrjen për një tender në shkelje me ligjin. Sipas dokumentave që disponon Boldnews.al, ky institucion ka vendosur të rehabilitojë një zonë në Parkun Kombëtar të Dajtit që është dëmtuar nga guroret që kanë punuar për disa vite aty.

Por ky tender është në shkelje flagrante me ligjin, pasi detyrimi për të rehabilituar zonën e dëmtuar është i kompanisë që ka ushtruar veprimtarinë e guroreve. Sipas ligjit nr.10304 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” në nenin 16 thuhet se kompania minerare “duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dëmtimin e bimësisë dhe të peizazhit ose të pasurive të tjera, si dhe të rehabilitojë të gjitha dëmtimet në sipërfaqen e tokës, të bëra gjatë kërkim – zbulim – shfrytëzimit.”

ligji

Por pavarësisht kësaj, AKZM ka hapur një thirrje në Agjencinë e Prokurimit Publik ku fton kompanitë për tenderin me objekt “Rehabilitimi i gurores/Faza e Dytë” dhe një fond limit 24 532 000 lek (të reja). Tenderi i dyshimtë pritet të zhvillohet më datë 21 nëntor ndërkohë që Boldnews.al disponon specifikimet teknike dhe ka identifikuar kompaninë që ka kryer gërmime në Parkun Kombëtar të Dajtit.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Bëhet fjalë për një gurore që ka kryer gërmime dhe punime në zonën e njohur si Qafë-Priskë, e licencuar madje nga Ministria e Mjedisit. Kompania “LIVELADA” ka marrë lejen mjedisore më 16 gusht 2013, në ikje të qeverisë “Berisha”, ndërsa tani është rezulton një aktivitet i mbyllur.

Skandali thellohet edhe më tej pasi kompania “LIVELADA” e ka marrë lejen mjedisore në 2013 pavarësisht se ajo rezultonte e ç’regjistruar për ushtrimin e aktivitetit minerar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë në 2011.

E sikur të mos mjaftonte kjo, edhe në lejen mjedisore është e shkruar qartë se faza e rehabilitimit është një proces që kryhet nga kompania dhe ndiqet me rigorizitet nga institucionet monitoruese. Por në këtë rast, Ministria e Mjedisit ka vendosur të përdor fondet publike për rehabilitimin e zonës pa asnjë bazë ligjore.

rehabilitimi

Zona për të cilën do të kryhet investimi nga Ministria e Mjedisit është në një sipërfaqë prej 10.000 m2  në të cilën synohet rikthimi në gjëndjen e saj të mëparshme duke ju përshtatur gjëndjes natyrore të zonës përreth.

Mendohet që përqindja e zënies së rrënjëve të bimëve të jetë në masën 85%, por ekspertët shprehen se guroret në Parkun e Dajtit kanë kryer dëme të pariparueshme.

Tender i gabuar

Në serinë e shkeljeve, Ministria e Mjedisit që sot drejtohet nga z. Lefter Koka i ka akorduar nëpërmjet institucionit të varësisë, AKZM, 240 milion lekë për të kryer rehabilitimin e zonës së shkatërruar nga kompania “LIVELADA”.

Por ky tender është në kapërcim kompetenash, pasi me ligjin e ri, miratimi i planeve të rehabilitimit nuk kryhet nga Ministria e Mjedisit por nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), pavarësisht se kjo e fundit nuk ka funksion ruajtjen e mjedisit dhe nuk ka struktura apo kapacitete teknike.

Përveç kësaj, Ministria e Energjisë dhe Industrisë nëpërmjet ligjit ka tagrin t’i kërkoj kompanive të guroreve garanci financiare për rehabilitimin e mjedisit përpara se ato të operojnë në treg. Pra, e thënë më thjeshtë, rehabilitimi nuk duhej të kryehej me taksat e qytetarëve shqiptar por me paratë e kompanisë që shfrytëzoi dhe dëmtoi këtë zonë të mbrojtur natyrore.

Pas përfundimit të aktivitetit të kësaj gurore, kjo zona konsiderohet e vdekur dhe pa interes turistik. Madje në këtë zonë shihet që ka edhe depozitim të mbetjeve ndërtimore. Dëmi i kësaj gurore në Parkun Kombëtar të Dajtit është kolosal. Makineritë e rënda që kanë gërryer skarpatet, kanë arritur të fregmentojnë habitatet dhe të largojnë faunën në Parkun Kombëtar.

Parku Kombëtar i Dajtit, është shpallur me vendim qeverie që në vitin 2006, si zonë e mbrojtur, por duket se ky ligj ka qënë nul përsa kohë situata që paraqitet nga guroret është katastrofike.

Kliko këtu për të shkarkuar njoftimin e tenderit

Kliko këtu për të parë punimet që do të kryhen për rehabilitimin e zonës

Në foto, zona ku do të kryhet rehabilitimi:

foto-2 foto-3 foto_001

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Videolajm/ Qytetarët e Fierit mësyjnë brenda Bashkisë, përzënë Armando Subashin: Dil jashtë!

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com