Pas fjalës së deputetes së PD-së Albana Vokshi e cila ka hedhur akuza të forta për Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ky i fundit ka kërkuar të replikojë. Sapo ai ka shkuar pranë foltoren e Parlamentit, depuetë të PD-së janë “vërsulur” drejt tij për t`i bllokuar fjalën.
Valentina Leskaj ka kërkuar që të bëjnë pushim deri sa deputetët e PD-së të ulen në karriget e tyre dhe ministri Beqaj të mund të vazhdonte fjalën.
Mirëpo edhe pas pushimit duket se Ministri i Shëndetësisë nuk ka mundur të flasë pasi ai ka preferuar të iki nga foltorja për të ulur mbase tensionet në seancën parlamentare.
Ky tension vjen një ditë pas audio -skandalit ku Ministri Beqaj pushoi nga puna ish -drejtorin e e degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Tropojës, vetëm se nuk morri pjesë në mbledhjen e partisë.