Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh. Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, 10 nentor 2016, rreth ores 22:00.
Ora 01:05 Dyshime për 4 viktima Sipas burimeve të Top Channel, edhe tre punëtorë të tjerë kanë humbur jetën në repartin e hidro-pastrimit, duke e çuar numrin e viktimave në 4, ndërsa edhe numri i të plagosurve ka shkuar në 7. Në këtë repart, në turn ishin gjithsej 11 persona. Shumë familjarë të personave që punojnë në uzinë gjenden në hyrje duke pritur mes ankthit për personat të cilat janë plagosur apo kanë ndërruar jetë.
Ora 00:30 Policia jep informacion shtesë: Dy të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Ballshit, dy të plagosur të tjerë që janë në gjendje të rëndë po i nisin drejt Tiranës ndërsa një i plagosur është në Spitalin e Fierit.
Ora 00: 23 Prokurori i Fierit Shkelqim Sina ndodhet ne vendin e ngjarjes. Gazetaret informojne per 7 te plagosur.
Ora 00: 18 Ekspertet e Inspektoratit Shteteror Teknik e Industrial (ISHTI) nisen drejt Ballshit. Do kryejnë verifikimet e asaj ç`ka ndodhur në rafineri.
Ora 00: 15 Drejt zones se Ballshit eshte nisur ministri Gjiknuri me disa inspektore.
Ora 00: 10 Informacioni paraprak i policisë- Më datën 10.11.2016, në uzinën e Ballshit, në Repartin nr 3, ne seksionin 92, ka ndodhur një shpërthim i nje valulave te pompes se hidrogjenit ku është shoqëruar me flakë te mëdha.
Nga shpërthimi ka humbur jeten Shkëlqim Muça, 40 vjeç nga Ballshi, 1 person eshte ne gjendje te rende, ndersa 4 te tjere jane jashte rrezikut per jeten.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. Aktualisht zjarri eshte vene nen kontroll.
Grupi hetimor ne bashkepunim me Prokurorine po kryejne veprimet ne vendngjarje
Ora 00: 05 Drejtori i spitalit: 6 te plagosur 1 i vdekur
Pajtim Ismaili, drejtori i spitalit të Ballshit informoi për 6 të plagosur. Dy prej tyre kanë marrë mjekim në spitalin e Ballshit ndërsa 4 të tjerë në spitalin e Fierit. Drejtori i spitalit konfirmoi dhe për një viktimë.
Ora 23:50 Flitet se ka një person të vdekur dhe 4 te plagosur. Viktima është me inicialet SH.M.
Ora 23: 23 : Burimet nga policia flasin për 4- 7 persona që kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i naftës që ka ndodhur në repartin e fundit ku del nafta.
Dyshohet se rreth 30 persona kanë qenë brenda repartit ku ndodhi shpërthimi
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet se rreth 30 persona kanë qenë brenda repartit ku ndodhi shpërthimi
Ekipet e emergjencave janë duke punuar që të evakuojnë të gjithë punëtorët nga uzina.