• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Tenderi për policinë/1.3 miliard lek për medalje por vendin e ka pushtuar hashashi

19:21 : 09/11/2016
në EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Policia e Shtetit ka porosituar medalje nëpërmjet një tenderi që do t’i kushtojë xhepave të taksapaguesve shqiptar rreth 1.2 miliard lekë. Sipas dokumentave që disponon Boldnews.al, bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme medaljesh, stema, grada dhe simbole.

Edhe pse Policia e Shtetit është e përbërë nga 11 mijë efektivë në të gjithë Shqipërinë, tenderi po bëhet për të siguruar rreth 28 mijë stema, pra më shumë se dyfishin e kapaciteteve të uniformave blu. Sipas kërkesës së autoritetit kontraktues, në këtë rast Policia e Shtetit, kërkon grada për të gjitha nivelet që nga struktura bazë deri tek drejtuesit më të lartë.

Afati kohor për dorëzimin e ofertave është 25 nëntori ndërkohë që po në këtë ditë do të dalë edhe fituesi.  Në të shkuarën, tenderat për stemat, gradat dhe uniformat janë përfshirë nga skandale të mëdha, ku sëfundmi u akuzua edhe ish drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shteti Hysni Burgaj.

Përveçse dyshimeve për favorizim të ndonjë klienti të qeverisë me këtë tender, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tenton të joshë efektivët e policisë me stema dhe medaljon. Por, nga ana tjetër, policia është vendosur në qëndër të akuzave për lidhje me trafikun e drogës dhe kanabizimin e vendit.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Boldnews.al ka raportuar më herët sesi efektivë të Policisë së Shtetit janë ndjerë të tradhëtuar në operacionet anti-kanabis. Në disa raste, si Fushë-Krujë, Dibër apo edhe Vlorë, efektivët kanë tentuar të sekuestrojnë tonelata me kanabis por ata janë braktisur nga shefat e policisë të cilët dyshohen se kanë lidhje trafikantët e drogës.

Policia ndjehet e pamotivuar, pasi në shumicën e rasteve të asgjesimit të kanabisit ata arrestojnë vetëm disa fshatarë, ndërsa “kokat” e vërtetë të kultivimit të drogës ose janë paralajmëruar ose nuk dihet se kush janë.

Efektivë të policisë ndjehen gjithashtu të frikësuar kur gjenden përballë personave me veprimtari të lartë kriminale por që janë të mbrojtur nga politika. I tillë është rasti i famëkeqit Emiljano Shullazi, ku punonjësit e policisë, të ndrojtur dhe kokëulur, kanë shoqëruar me kryebanditin dhe gjobëvënësin  në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Efektivë të policisë janë ndjerë të tradhëtuar edhe kur kunati i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit iu vërsul uniformave blu gjatë një debati në një bar-kafe, dhe më pas i shkarkoi nga puna. Mesa duket ky është një tjetër premtim i pambajtur i Saimi Tahirit, i cili shprehej se kur të vinte në qeveri nuk do të ketë të paprekshëm apo mburojë për familjarët e pushtetarëve.

Pra, ky realitet i hidhur në Policinë e Shtetit, kurrësesi nuk mund të mbushet me medaljon, stema, grada apo edhe uniforma të reja. Aq më pak kur situata e rendit në vendin tonë po kalon ditët më të këqija, duke nisur që nga atentatet, vrasjet, trafikimi i drogës e deri tek aksidentet rrugore.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

5 opsione të dobishme që ofron Facebook

TË GJITHA

Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

22:56 : 12/06/2025

Horoskopi ditor, 13 Qershor 2025

22:53 : 12/06/2025

E rëndë/ U rrëzua në banesë, humb jetën 43-vjeçari në Pogradec

22:45 : 12/06/2025

Sportingu i Lisbonës refuzon ofertën e Arsenalit për Viktor Gyokeres

22:42 : 12/06/2025

Benet Beci nën hetim/ Bardhi: Fshehja e informacionit, kompromenton rëndë SPAK-un

22:41 : 12/06/2025

Një viktimë dhe 3 të plagosur/ Identifikohen personat e përfshirë në aksidentin në Milot-Thumanë

22:37 : 12/06/2025

Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve (DOKUMENTI)

22:28 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com