• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vrasja e Arditit nuk censurohet”/ Imazhi i Ardit Gjoklajt mbush rrugët e Tiranës

11:06 : 02/11/2016
në AKTUALITET

Tirana është e mbushur plot me fotografi të Ardit Gjoklajt, 17-vjeçarit që humbi jetën duke punuar në landfillin e Sharrës.

Imazhet shoqëruar me tekstin “Censuruar”  është vendosur në zona të ndryshme të Tiranës.

Fotot janë bërë bërë nga grupi anonim i të rinjve “Çeta”, që përdorin artin e rrugës për aktivizëm. Veprimi i këtij grupimi vjen pas mbylljes së emisionit investigativ Publicus për ngjarjen e Sharrës, ndërkohë që Bashkia e Tiranës po tenton ta censurojë kudo vrasjen e Arditit.

Në reagimin e publikuar nga grupimi “Çeta”,  dënohet censura mediatike për këtë rast dhe trajtimi që i bëhet punëtorëve në Shqipëri.

14633068_699730463517600_126573967181082336_n 14681840_699730486850931_6047614019909174141_n 14650542_698482203642426_787232364859353957_n 14595678_698482220309091_671703530525934924_n 14705708_697231263767520_672544723478091633_n 14702471_697193100438003_1422579900862091615_n 14713789_695413503949296_4787390542485256729_n 14729254_695413467282633_7569591092210642617_n 14666257_695413500615963_5708110740605017356_n 14570502_695413427282637_1228244228704846091_n 14725517_695413403949306_8934685350781201617_n 14570221_695413423949304_1542042489701239140_n 14729349_695413540615959_9065979335579387572_n 14729277_695413727282607_2543051335061181317_n 14681724_695413603949286_2408080315940947372_n 14666283_695413627282617_4697622686250223327_n 14650338_695413663949280_3365039342253702229_n 14705912_695413733949273_2175200313566046377_n 14695307_695413757282604_5570506528062689954_n 14691043_695413787282601_19957774516453860_n 14671132_695413850615928_8528811152738938351_n

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Reagimi i plotë  i grupimit Çeta:

Me të drejtë censura po skandalizon opinionin publik të këtyre ditëve, sidomos pas ndalimit të emisionit investigativ Publicus për ngjarjen e Sharrës. Mirëpo pak vetë e vranë mendjen për censurën dhe heshtjen shumëvjeçare të krimit ndaj punëtorëve. Pak vetë arsyetuan se heshtja dhe mosreagimi i deritanishëm prodhuan edhe vrasjen tënde Ardit.

Meqenëse nuk je më në këtë jetë, ndjejmë të nevojshme të të drejtojmë disa fjalë për të shpjeguar se pse këtë të shtunë mure të qytetit u gdhinë me fytyrën tënde: Punë ka Ardit! Po, për ty, për fëmijë të tjerë, djemtë, vajzat, burrat, gratë e të moshuarit. Për të gjithë ata që nuk e kanë teserën e partisë në xhep, që nuk duartrokasin udhëheqësit në kongrese madhështore, që nuk i kanë prindërit biznesmenë të mëdhenj. Punë ka për ty, për Myrveten që u vra barbarisht para një viti po në Sharrë pa e marrë vesh askush, për naftëtarin e Ballshit që ka mbi një vit që nuk merr pagën, për minatorin e Bulqizës që fundoset galerive, për punëtorin që bie nga skela në mes të Fierit. Punë ka për gratë e fasonerive që pronari u vjedh sigurimet, si edhe për fëmijët që i zë pirgu i dheut tek rrëmojnë për minerale. Punë ka për të tërë ata që për të mbijetuar duhet të pranojnë të skllavërohen pa sigurime, masa mbrojtëse për jetën dhe një minimum jetik.

Çeta me këtë punim, Ardit, nuk vjen veç me ty si individ ose si trendin më të fundit në rrjete sociale, pasi për fat të keq ti nuk je një rast i veçuar, edhe pse rasti yt ndryshe nga të mësipërmit bëri bujë. Ti nuk je as minoreni i parë që punon turni i tretë, as punëtori i parë që punon pa kushtet minimale, në të zezë dhe që paguhet sa për të mbajtur frymën gjallë. Rasti yt dhe i mijëra të tjerëve është i përditshëm. U vrave nga sistemi shfrytëzues, nga kryebashkiaku propagandues për hapjen e vendeve të punës, nga pronari i panginjur që nuk ngopet me skllavërimin e punëtorëve.

Censura dhe heshtja ndaj vdekjeve të punëtorëve janë të përditshme. Ajo nuk ekziston veç kur censurohet një gazetar nga një pronar i lidhur me pushtetin. Censura dhe heshtja janë kudo ku nuk reagohet për kushtet në të cilat punojnë punëtorët, kushte të cilat janë vrasje të përditshme të mbetura në tentativë. Vrasja jote Ardit përbashkoi dhe nxori fytyrën e vërtetë të asaj që jetojnë të shumtit e të braktisurit në harresën e mjerimit. Ngacmoi sado pak iluzionin e realitetit të naivëve që nuk arrijnë të shohin përtej situatës të prodhuar jo vetëm nga një pushtetar i korruptuar, por edhe nga sistemi i cili mbahet mbi shfrytëzimin e punës dhe jetës së të tjerëve.

Imazhi yt Ardit mureve të qytetit deri më tani përfaqëson gjendjen e mësipërme. Duke u bërë makthi i maskarenjve dhe turpi i indiferentëve, shpresojmë që imazhi yt Ardit të bëhet edhe burim revolte dhe përbashkimi i të pazëve që do të ngrenë zërin për veten dhe gjithë të tjerët!

 

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Po transportonin drogë, arrestohen tre persona në Elbasan

TË GJITHA

Shqipëria voton/ Mbi 3.7 milionë qytetarë zgjedhin deputetët që do t’i përfaqësojnë

07:10 : 11/05/2025

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com