• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

PËRPLASJA NË KOALICION/ Rama përçan PDIU—në, Meta e shantazhon për postin e kryeministrit

13:20 : 31/10/2016
në POLITIKE

Nga Boldnews.al

Me afrimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare koalicioni i majtë po has në përplasje të forta brenda radhëve të saj. Përplasje këto që po ndodhin fshehurazi dhe larg vëmendjes mediatike.

Kështu pas përplasjes me LSI-në dhe daljen në skenë të partisë së Ben Blushit, kryeministri Edi Rama ka hapur një “front lufte” edhe me PDIU-në.

Pas presioneve të Athinës, por edhe “oreksit” të Shpëtim Idrizit për sa më shumë poste, kryeministri Rama nuk po ndihet komod me kreun e çamëve dhe në këtë mënyrë ka vënë në lëvizje skemën për përçarjen e çamëve, ashtu siç tentoi edhe me LSI-në me rastin e ish-ministrit Edmond Haxhinasto.

Një ndër arsyet e shkarkimit të këtij të fundit, ishte edhe afrimi i ngushtë që Haxhinasto bëri me kryeministrin Edi Rama. Një bashkëpunim ky që Ilir Meta nuk ia fali, duke e larguar nga posti ministror me argumentin banal se do t’i përkushtohej partisë.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

E ndërsa kjo skemë që Ramës i eci deri-diku me LSI-në, por kërkon ta realizojë edhe në krahun e PDIU-së.

Shpëtim Idrizi gjatë ditëve të fundit ka përdorur një gjuhë me doza të rënda kritikash ndaj Ramës, teksa e ka akuzuar se qeveria nuk ka bërë sa duhet për çështjen çame, por edhe se marrëveshja qeverisëse nuk është zbatuar.

Në këtë mënyrë, Edi Rama ka vendosur të fusë përplasjet brenda radhëve të PDIU-së duke nisur në bashkëpunim të ngushtë deputetin çam Aqif Rakipi.

Të gjitha emërimet që bëhen në administratë nga radhët e PDIU-së marrin më përpara “bekimin” e Rakipit, duke lënë kështu jashtë vendimmarrjes Shpëtim Idrizin.

Ndërkohë që Rama në mënyrë jozyrtare do ta vërë Rakipin edhe si koordinator të mazhorancës për zgjedhjet në qarkun e Elbasanit.

Duke ndjerë rrezikun nga këto lëvizje të Edi Ramës, Idrizi nga ana tjetër ka hedhur akuza të rrethe të ngushta se kryesocialisti po kërkon ti marrë partinë.

Nga diversioni i Ramës, tashmë edhe brenda radhëve të PDIU-së ka një përplasje, ku nga njëra anë deputetët Aqif Rakipi dhe Tahir Muhedini janë më pranë PS-së, ndërsa tre të tjerët, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe Omer Mamo po mendojnë të bëjnë një shkëputje nga koalicioni i majtë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Shantazhi i Metës

Por kryeministri nuk ka vetëm problemin e PDIU-së, por edhe të LSI-së.

Ilir Meta e ka shantazhuar prej disa ditësh Edi Ramën, duke dhënë ultimatumin se mandatin tjetër i takon atij posti i kryeministrit.

Ilir Meta ka kërkuar një ridimensionim të marrëveshjes politike me Partinë Socialiste duke lënë të kuptohet se do të kërkojë postin e kryeministrit, ose do të preferojë të jetë kryetar i opozitës.

Në intervistën e tij të fundit në media,  Meta theksoi se ka objektiv të jetë më shumë se kaq sa është në zgjedhjet e ardhshme, nëse do të qëndrojë në këtë koalicion, ose do të preferonte më mirë të ishte kryetar i opozitës më të madhe në vend.

Deklarata e tij është kaluar në heshtje nga Edi Rama që tha dje se po pret Ilir Metën për të firmosur marrëveshjen e re të koalicionit, gjithmonë nëse ky i fundit nuk “rimartohet” me LSI-në.

Të gjitha këto probleme e bëjnë të pasigurtë marrëveshjen e re të koalicionit pas pranverës së vitit të ardhshëm dhe e lë të hapur vazhdimin e qeverisjes së deritanishme me konflikte dyshime dhe frymë të fortë mosbesimi mes palëve.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Rrëfimi i Rudinës: Tre takimet e mia me gjyqtarin Boçi dhe tentativat për të më prekur

TË GJITHA

Vllaznia-Egnatia/ Sot vendoset titulli kampion, ja sa tifozë priten në “Arenën Kombëtare”

16:02 : 12/05/2025

Fotografuan fletët e votimit, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë

15:59 : 12/05/2025

Kosovë/ Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

15:57 : 12/05/2025

Raporti i OSBE/ODIHR: Qeveria përdori burimet shtetërore, pati intimidim ndaj zgjedhësve

15:47 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ 90 minutat e fundit të sezonit, kompanitë e basteve “zgjedhin” favoritin

15:37 : 12/05/2025

U aksidentua me motor në aksin Himarë-Borsh, ndërron jetë turistja austriake

15:25 : 12/05/2025

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

15:12 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com