• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi/ Spitali Amerikan më kërkoi 1.3 milion lekë për trupin e bashkëshortes së vdekur (Foto dokumenta)

19:03 : 28/10/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Spitali Amerikan është vënë në qëndër të një skandali të padëgjuar më parë, të denoncuar nga një prej familjarëve të pacientëve. Boldnews.al disponon dokumenta ekskluzive sesi ky spital privat ka “rrjepur” një paciente duke i bërë ndërhyrje të gabuara shëndetësore dhe madje shkon deri aty, sa pas vdekjes, familjarët e pacientës paguajnë miliona lekë si kusht për të marrë trupin e viktimës.

Përparim Dollomoja në një intervistë ekskluzive për Boldnews.al bën disa akuza ndaj Spitalit Amerikan, i cili sipas tij ka abuzuar me bashkëshorten e tij Vjollca Dollomoja, paciente në këtë spital, e cila ka ndërruar jetë.

Kalavari i peripecive në Spitalin Amerikan për familjen Dollomoja janë të hershme, që para 3 vitesh, kohë kjo kur zonja e shtëpisë, e cila kryente procesin e hemodializës, rrëzohet në ambientet e Spitalit Amerikan dhe për pasojë thyen këmbën.

“Pakënaqësitë e para për këtë spital kanë filluar para 3 vjetësh kur e ndjera që nuk jeton më sot, shkon të bëjë dializën në orën 07:00 të mëngjesit. Një pakujdesi e personelit të brendshëm (të Spitalit Amerikan) që bëjnë pastrimin e ambjentit. Ata e kishin lënë gjithë lagështirë pjesën përpara se të hyje për dializë. Aty ka rrëshkitur bashkëshortja ime dhe ka thyer këmbën. E kemi çuar për të bërë operimin tek Spitali Amerikan me shpenzimet tona dhe kemi paguar rreth 2 mijë euro”- shprehet bashkëshorti i së ndjerës, Përparim Dollomoja.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Boldnews.al disponon edhe faturat abuzive të Spitalit Amerikan ndaj familjes Dollomoja. Në fatura nuk specifikohet se për çfarë është paguar por shkruhet vetëm “Pagesë në Avancë”.

vjollca-dollomoja-2 vjollca-dollomoja-3Por sikletet për familjen Dollomoja sapo kishin nisur. Pas një muaji, edhe pse ishin harxhuar miliona lekë, shëndeti i Vjollcës përkeqësohet për shkak të një ndërhyrje të gabuar nga vetë mjekët e Spitalit Amerikan.

“Pas një muaji, me të dhënat që na thanë punonjësit aty, kishin bërë një ndërhyerje të gabuar tek këmba që kishte operuar bashkëshortja. Për këta, mjekët e Spitalit Amerikan vendosën të bëjnë një operim të dytë me çimentim, e cila kushtoi rreth 4 mijë euro.”– rrëfen më tej bashkëshorti i së ndjerës.

Pra, Spitali Amerikan u kishte marrë kësaj familjeje rreth 6 mijë euro për një operacion të shkaktuar nga pakujdesia e këtij spitali dhe stafi mjekësor që punon aty. Por, ky spital jopublik kërkon sërish para nga kjo familje…

“Pas 2 operacioneve, bashkëshortja u përmirësua nga gjëndja shëndetësore dhe e dërguam në shtëpi. Mirëpo, ajo vuante nga dializa dhe siç na i shpjeguan doktorët sjell probleme shëndetësore. Për pasojë, pas pak kohësh iu dëmtua edhe këmba tjetër për shkak të rëndesës trupore që ushtronte mbi të.” – shprehet Përparim Dollomoja.

Pacientja Vjollca Dollomoja i nënshtrohet ndërhyrjes së tretë kirurgjikale në Spitalin Amerikan duke paguar një shumë prej 2 mijë eurosh. Bashkëshorti i së ndjerës shprehet se në këtë spital biznes siç e quan ai, janë të dokumentuara të gjitha paratë që ka paguar dhe operacionet e kryera.

Më 26 maj të këtij viti, Vjollca Dollomoja ndahet nga jeta. Por kulmi i skandalit arrin kur Spitali Amerikan, mban si peng kufomën e së ndjerës, deri sa bashkëshorti Përparim Dollomoja të paguante 1.3 milion lek.

“Kur ndërroi jetë, aty nuk e kam parë veten ndonjëherë më ngushtë në jetën time. Ishte një “sulm” i madh koordinatorësh që të ndiqnin nga mbrapa me letra në duar për të bërë një pagesë prej 1.3 milion lekësh. Ata më thanë që nuk mund të nxirrnin trupin nga spitali pa paguar këtë shumë.“- shprehet i tronditur Përparim Dollomoja.

“Me të paguar paratë, u hapën dyert e Spitalit Amerikan për të marrë kufomën e bashkëshortes.” – shton më tej ai.

Përsëri në faturë nuk është vendosur specifikimi për çfarë është bërë kjo pagesë, një e drejtë kjo e çdo qytetari, por është shkruar “Pagesë në Avancë”

Përparim Dollomoja shprehet se ndaj Spitalit Amerikan do të ndërmarrë veprime ligjore për shkeljet që i janë bërë qoftë nga ana morale por edhe nga ana financiare.

vjollca-dollomoja

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

EMRAT/ Ja dhjetë njerëzit më të pasur në Shqipëri

TË GJITHA

Misteri i vrasjes së Anesti Ramës, prokuroria zbardh dinamikën: U gjet i shtrirë në sallon

11:59 : 02/08/2025

Delvinë, Zhupa: Të dëmshpërblehen banorët e dëmtuar nga zjarret

11:53 : 02/08/2025

Bayern Munich konfirmon dëmtimin, Pavloviç i nënshtrohet operacionit

11:48 : 02/08/2025

Gavi sfidon Realin: I shoh të shqetësuar, i humbën të katër ‘El Clasico-t’ sezonin e kaluar

11:39 : 02/08/2025

Pas sherrit/ Qëllon me pushkë drejt banesës së komshiut, arrestohet 18-vjeçari në Krujë

11:32 : 02/08/2025

Club Brugge i dërgon sinjale Milanit, përfshin Jasharin në listën e Champions League!

11:25 : 02/08/2025

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

11:10 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com