• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Avokati i Popullit: 16 mijë lekë në muaj i duhet një shqiptari për të jetuar

20:32 : 25/10/2016
në Lajmet e Dites

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike dhe Avokati i Popullit publikuan sot studimin “Minimumi Jetik në Shqipëri”, sipas të cilit ai është 16,000 lekë në muaj për person.

Studimi u bazua tek çmimet e shportës ushqimore dhe shpenzimet e tjera joushqimore, që shkojnë afro gjysmë për gjysmë.

Afro 7 mijë lekë i nevojiten çdo personi për ushqime dhe afro 9 mijë lekë për shpenzime të tjera joushqimore, për të siguruar jetesën minimale, bazuar në kriteret shkencore të varfërisë absolute.

Studimi i një grupi të gjerë autorësh gjeti se minimumi jetik në Shqipëri është më i lartë se pensioni minimal, më i lartë se sa ndihma ekonomike, pagesat e paaftësisë dhe papunësisë.

Të gjitha këto grupime shoqërore jetojnë të pasigurt ekonomikisht, sepse këto pagesa nuk janë përcaktuar nga ndonjë studim mbi kufirin e varfërisë.

“Niveli i pensioneve është i vendosur me ligj, niveli i pagës minimale, ndihma ekonomike, pagesa e papunësisë dhe paaftësisë përcaktohen me vendim qeverie, por asnjëri prej tyre nuk bazohet në treguesin e minimumit jetik” – thotë Igli Totozani, Avokati i Popullit.

Studiuesit vërejnë se llogaritja dhe njohja zyrtare e minimumit jetik pritet të përmirësojë jetesën e shtresave më të varfëra të shoqërisë.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Minimumi jetik 16,000 lekë në muaj është shuma minimale e parave, që i duhet në Shqipëri një shtetasi për të siguruar një nivel jetese bazë.

Kjo shifër, pohojnë studiuesit, duhet të shërbejë si pikë referuese për të llogaritur minimumin jetik për një të punësuar dhe për një familje.

Vlera e minimumit jetik shërben që të llogariten pagat, pensionet, ndihma ekonomike, pagesa e paaftësisë dhe pagesa e papunësisë, bashkangjitur numrin e pjesëtarëve të familjes, fëmijë dhe të rritur.

“Studimi i minimumit jetik u krye në një kohë që varfëria e shqiptarëve nuk po mbështetet më aq fuqishëm sa vitet e kaluara nga paratë e emigrantëve, ose siç quhen, nga remitancat, të cilat kanë rënë” – thotë Zef Preçi, autor i studimit dhe drejtues i Qendrës për Kërkime Ekonomike.

Me këtë studim, Avokati i Popullit tha se individëve u duhet siguruar një jetesë në standard të arsyeshëm, e cila bën pjesë tek të drejtat njerëzore; si jeta, strehimi, shkollimi, apo ushqimi.

Sa më shpejt të sigurohet minimumi jetik aq më shpejt mund të arrihet tek një standard jetese të arsyeshme dhe me dinjitet njerëzor.

Studiuesit rekomanduan që në vitet e ardhshme pagat, ndihmat ekonomike dhe pensionet minimale duhet të përcaktohen mbi kufirin e minimumit jetik, i cili duhet forcuar me ligje të reja.

Ata propozuan që shteti, punëdhënësit, sindikatat dhe punëtorët duhet t’i mbështettin studimet e projektet e tyre, pagat dhe cdo detyrim tjetër mbi të dhënat e minimumit jetik përtej të cilës qytetari humb fuqinë dhe dinjitetin njerëzor.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

“Do t’ju hedh në erë”, 53 -vjeçari terrorizon dy banka në Tiranë me "eksploziv'

TË GJITHA

Skandal/ Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në ëmbëlsira, rrezikohet shëndeti i konsumatorit

12:05 : 13/06/2025

Kosova pa qeveri 4 muaj pas zgjedhjeve, deputetët nuk arrijnë të zhbllokojnë ngërçin politik

12:04 : 13/06/2025

“Air India” bën ulje emergjente në Tajlandë pas kërcënimit me bombë

12:00 : 13/06/2025

Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

11:43 : 13/06/2025

“Gërdeci”/ Shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e Fatmir Mediut

11:39 : 13/06/2025

Çmimet globale të naftës rriten pasi Izraeli sulmon Iranin

11:33 : 13/06/2025

VIDEO/ Vodhi çantat e 3 punonjësve në spitalin e Elbasanit dhe një dyqan, arrestohet 40-vjeçari

11:20 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com