• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tender për RTSH-në e falimentuar, 330 milion lekë për kamera HD

22:44 : 23/10/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Radio Televizioni Publik Shqiptar (RTSH) edhe pse është si një nga institucionet me buxhet tepër të madh përveç vendeve të punës për militantët e partisë, nuk ofron pothuajse asgjë për taksapaguesit shqiptarë. Miliona lekë shpërdorohen për programe, emisione, pajisje dhe burime njerëzore por sërish mbetet një televizion në agoni dhe drejt falimentimit.

Sëfundmi, në një përpjekje për tu modernizuar në të njëjtin hap me televizionet private, RTSH ka shpallur një tender me fond limit 334 milion lekë për blerjen e materialeve të nevojshme për të kthyer sinjalin nga SD në HD.

Sipas dokumentave të siguruara nga Boldnews.al, këto para do të përdoren për të blerë 4 kamera për përdorim në studio, 4 objektivë me definicion të lartë për kamerat e studios, kabull triax së bashku më konektorët për kamerat HD si, 3 monitor video LCD si dhe 4 display profesional full HD ndërsa garancia e të gjitha pajisjeve të jetë 2 vjet. (Shkarko shpalljen e tenderit)

Por RTSH-ja duket se është tashmë hapësira e braktisur, ku titullarët e përdorin për favore politike dhe paratë hidhen në lumë për asgjë, ku ka babëzi dhe aspak disiplinë, ku ka abuzime por jo respekt për punën, për fondet publike; ku ka paaftësi, por jo menaxhim, frymë, vullnet të mirë apo ambicie.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

10 milionë euro shkojnë për të çdo vit nga buxheti i shtetit për RTSH. Çdo qytetar paguan brenda faturës së energjisë elektrike edhe tarifën prej 100 lekë në muaj për mirëmbajtjen e televizionit publik.

Por pavarësisht kësaj, Radio Televizioni Shqiptar është një kooperativë e dështuar. Askund tjetër nuk punohet kaq pak, nuk prodhohet kaq pak, askund tjetër nuk shpenzohen fondet së tepërmi dhe për më tepër nuk të ofron asgje tjetër përveçse propogandës qeveritare.

Jo pak herë RTSH është bërë pjesë e auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për abuzime me tenderat dhe fondet publike. Në qershor, RTSH u kthye në televizionin më të urryer për shqiptarët për shkak se nuk mundësoi kampionatin europian “France 2016” ku kombëtarja kuqezi merrte për herë të parë pjesë në këtë kompeticion të rëndësishëm.

Rama e ktheu në RTSH të “Rilindjes”

“Do të mbarojë koha e ekranit të paradave të sukseseve qeveritare dhe do të fillojë koha e ekranit të informacionit e të kulturës qytetare“- ishte ky premtimi i kryeministrit Edi Rama në janar të vitit 2013, pak muaj përpara se ai të fitonte zgjedhjet parlamentare. Por pavarësisht premtimeve elektorale, sot RTSH është jo vetëm në rrënim por madje është kthyer në një vatër për të papunët të cilët janë militantët e partive politike në pushtet.

“Shqiptarët e shqiptaret nuk e meritojnë këtë ekran publik prej bote të tretë, i cili financohet nga xhepat e tyre dhe, por ka mbetur një gërdallë e vjetër komuniste në dispozicion të pushtetarëve të rradhës.”– vijonte më tej Rama përpara se të bëhej kryeministër.

Sot administrata e RTSH-së, është drejtuar nga titullarë, kryesisht militantë partish të cilët kanë si mision punësimin pa masë dhe jo vizionin për t’i ofruar publikut informacion, kulturë, dhe emisione bashkëkohore.

Stafi i RTSH nuk po krijon pavarësi prej politikës, pushtetit dhe propagandës, por po qëndron afër mashtrimit, korrupsionit mediatik dhe manipulimit butaforik.

E shndërruar në një shtojcë të pushtetit aktual, RTSH i ka shërbyer verbërisht politikës, në misionin e saj të shkatërrimit të së vërtetës. Për vite me radhë, shkatërrimi i së vërtetës e ka ndarë me dhunë RTSH-në nga misioni i vet i mirëfilltë, që është shërbimi i shëndetshëm mediatik për publikun.

“Dua të nënvizoj me forcë sot se Shqipëria nuk e meriton shfaqjen e turpshme që Televizioni Publik Shqiptar po jep përditë, duke cënuar dinjitetin e këtij vendi me injorancën, servilizmin dhe prapambetjen dëshpëruese.”– përfundonte premtimi i Edi Ramës në 2013 përpara se të vinte në pushtet.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Kapet në Greqi si emigrant i paligjshëm, por i zbulohet mashtrimi në Shqipëri

TË GJITHA

Aksidenti me motor u “preu” ëndrrat në mes, miqtë bëjnë një murale në kujtim të dy të rinjëve

15:03 : 09/06/2025

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

14:49 : 09/06/2025

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

14:45 : 09/06/2025

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

14:36 : 09/06/2025

Tregjet e fruta perimeve në krizë, tregtarët: S’ka konsum! Të rinjtë kanë ikur nga vendi

14:33 : 09/06/2025

VIDEO/ Elvis Roshi merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”

14:28 : 09/06/2025

Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi

14:12 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com