• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Të arrestuarit me kanabis/Tahiri i mirëkupton: Janë shqiptarë me 1001 halle mbi supe

01:30 : 11/10/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Intervista e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Top Story mbase nuk ishte më e mira për të për shkak të ngjarjeve të fundit, por përveç kësaj nuk munguan edhe deklaratat e pakuptimta.

I pyetur për 248 të arrestuarit për hashash, Tahiri u shpreh se ata janë hallexhinj që kanë 1001 halle mbi supe ndërsa nuk foli për asnjë moment për krerët e drogës.

Më poshtë pjesë nga intervista e Tahirit:

Ju thatë që problemi mbaron pas Lazaratit.

Saimir Tahiri: Unë e kam thënë në këtë studio që nuk është një problem vetëm i policisë, që nuk zgjidhet në një ditë dhe madje nuk është problemi fillestar. Problemi real është varfëria, papunësia, padrejtësia dhe pabarazia. Këto janë problemet në themel që ne duhet të adresojmë dhe pastaj paralelisht edhe kanabisin. Ne kemi thënë që është një problem pavarësisht se është më i vogël krahasuar me qeverinë e kaluar. Sot flasim për një fenomen që është produkt i disa problemeve të tjera që ne kemi trashëguar për më shumë se dy dekada.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Cilat janë këto probleme?

Saimir Tahiri:  Unë nuk e quaj dot qytetarin e varfër të zonave më të thella të Shqipërisë as trafikant, as kolumbian siç bën opozita, pasi për shkak të varfërisë ai shkon në ngasje për të mbjellë kanabis me të cilat çon nëpërmendje që mund të zgjidhë hallet e veta ekonomike.

Pra këta 248 të arrestuarit që thotë raporti i GDF janë të gjithë hallexhinj?

Saimir Tahiri: As atë që shkon për të punuar në një arë kanabis për të zgjidhur hallin që ka me punësimin nuk e quaj dot trafikant apo qytetar të republikës së drogës. Për mua janë qytetarë shqiptarë me 1001 halle mbi supe, që 20 vjet nuk ja ka zgjidhur as politika dhe as pushteti. Unë këta i kuptoj, por nuk i mbështes. U bëj thirrje që të rikonsiderojnë mënyrën e jetesës sepse nuk është kurrë zgjidhje as për varfërinë, as për papunësinë, as për pabarazinë që kemi. Nuk kuptoj kurrë të gjithë ata që trafikojnë, shfrytëzojnë dhe shpërndajnë drogë nëpër rrugët e Shqipërisë, ashtu siç nuk kuptoj cilindo intelektual të 3 km/katrorë që i ka fryrë bilbilit të legalizimit të kanabisit duke çuar në mendjen e njerëzve mesazhin e gabuar, që ndoshta legalizohet.

Kur ju nuk arrini si qeveri ta zgjidhni këtë si problem, ndoshta legalizimi është zgjidhja?! Këta 400 autorët, 248 të arrestuarit tuaj, këta çfarë janë?

Saimir Tahiri:  Pjesa më e madhe janë njerëz që kanë marrë përsipër këtë sipërmarrje të paligjshme.

Hyjnë tek kriminelët apo tek hallexhinjtë?

Saimir Tahiri: Tek kultivuesit.

Tek hallexhinjtë!

Saimir Tahiri: Tek kultivuesit që janë njerëz të cilët në një mënyrë apo tjetër, unë nuk i kam hyrë analizës së kushteve ekonomike të secilit, por janë njerëz që kanë patur ngasje për të shkelur ligjin për kultivimin e paligjshëm të kanabisit. Jo pak prej tyre janë edhe pjesa sipërore e këtij aktiviteti të paligjshëm që nxisin financiarisht apo trafikojnë kanabisin. Di të them me siguri që duhet të bëjmë një ndarje të problemit për t’i shkuar në themel.

Këtë thotë edhe opozita, që të arrestuarit nuk janë kapot, por hallexhinjtë. Dhe ja ku jeni ju sonte të thoni të njëjtën gjë siç thotë opozita.

Saimir Tahiri: Unë nuk mund të bëj dot të njëjtën gjë si opozita, e cila i quan kolumbianë dhe narkotrafikantë shqiptarët nga një anë…

Ju quan ju në fakt…

Saimir Tahiri: Mua më ka quajtur që ditën e parë të punës dhe nga ana tjetër nuk mund të bëj dot atë që e ka bërë Qeveria e kaluar, që e ka fshehur këtë problem që ka qenë aty, pavarësisht se ne flasim sot për herë të parë. Kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka qenë aty gjithë kohës, Lazarati, Lumi i Vlorës, Dukagjini, Kruja, Burreli, Korça, Tirana. Pra në çdo cep të Shqipërisë ka qenë e kultivuar. Kam raportet sekrete të policisë që konfirmojnë çdo fshat në të 12 qarqet ku është gjetur kanabis kur ministër ka qenë Bujar Nishani, kur ka qenë i ndjeri Sokol Olldashi, Lulzim Basha dhe ky tjetri…harroj një ministër.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Përmbytjet në Laç, 48-vjeçari rrëmbehet nga uji, gjendet i vdekur në kanal

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com